Ish-drejtori sportiv i Juventusit, Luciano Moggi, thotë se kontrata e re luksoze për Francesco Tottin është rrezik për Romën, por ai është i mendimit që kapiteni meriton të shpërblehet për punën e tij që ka bërë për këtë klub.“Ai është simboli i Romës. Do të ishte një kontratë e gjatë dhe e dëmshme, por njëkohësisht një çmim për arritje jetësore”, ka thënë Moggi për “Sportitalia”. Bisedimet për kontratën e Tottit kanë ngecur duke llogaritur problemet financiare të Romës dhe lëndimet e shpeshta të lojtarit.
Manjati shqiptar Rezart Taçi ka rishfaqur interesimin për investim te skuadra e Milanit dhe është i gatshëm ta blejë klubin nëse Silvio Berlusconi vendos ta shesë atë.Kompania e Berlusconit, “Fininvest”, është duke pasur probleme të mëdha financiare, kështu që blerës të ndryshëm kanë shfaqur interesim për Milanin. “Nuk mendoj se Berlusconi do të tërhiqet nga Milani, mirëpo nëse ekziston mundësia, atëherë ne do të ishim shumë të interesuar ta blinim klubin”, ka thënë Taçi për “Guerin Sportivo”, duke mohuar spekulimet se ai tashmë ka aksione në skuadër.
Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, është shastisur me spekulimet e fundit që trajneri Manuel Pellegrini mund të shkarkohet pas humbjes nga Sevilla.“Real Madridi ka një skuadër të shkëlqyer dhe e ka filluar sezonin në mënyrë të jashtëzakonshme”. “Më dhemb se pasi kanë humbur vetëm një ndeshje- përkundër se luajtën mirë ndaj një skuadre të madhe; pasi kanë fituar pesë ndeshje duke shënuar shumë gola dhe duke pranuar pak; po ashtu kanë fituar edhe dy ndeshje në Ligën e Kampionëve- ata tashmë kanë filluar të diskutojnë çështjen e trajnerit”. “Megjithatë, kjo është shenja e klubit, i cili shkatërron presidentë, drejtorë, trajnerë dhe lojtarë”, ka thënë Calderon për “Sport”.
Lionel Messi shpreson që ky ekip i Barcelonës mund të shkruajë sërish historinë këtë sezon duke fituar gjashtë trofe.Ekipi i famshëm i Barcelonës nga vitet e pesëdhjeta fitoi pesë trofe, ndërsa pas tre trofeve të fituara në sezonin e kaluar, Messi kërkon edhe më shumë këtë sezon. “Barcelona e gjashtë trofeve- tingëllon mirë, apo? Kemi fituar pesë trofe në një sezon më herët (vitet e pesëdhjeta), ndërsa tash (vitin e kaluar) shkruam historinë me tre trofe, por ne duam më shumë”.
Kapiteni i Anglisë, John Terry, thotë se se David Beckham mund të luajë rol shumë të rëndësishëm për Tre Luanët në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010.“Ai ka një rol shumë të rëndësishëm për skuadrën. Ai gjithnjë më ka bërë të ndjehem i mirëseardhur dhe vazhdon ta bëjë këtë me të gjithë”. “Paraqitjet e tija, qofshin me LA Galaxy ose Milanin, kanë qenë të jashtëzakonshme dhe ai ka qenë po ashtu i mirë edhe për Anglinë”. “Ai stërvitet maksimalisht dhe është një shembull i mirë për të gjithë në skuadër”, ka thënë mbrojtësi i Chelseat për “This Is London”.
Trajneri i Milanit, Leonardo, thotë se nuk do të japë dorëheqje nga puna e tij, përkundër njoftimeve të reja që Rossonerët janë në bisedime për ta angazhuar Luciano Spallettin në sezonin e ardhshëm.“Unë jam trajneri i Milanit dhe e di rolin dhe përgjegjësitë e mia”. “Nuk shqetësohem për të gjitha kritikat, është normale. Qëllimi im është të vazhdoj këtu dhe nuk planifikoj të jap dorëheqje”, ka thënë Leonardo për faqen zyrtare të klubit.
Me një deklaratë zyrtare nga klubi, Napoli njofton se ka shkarkuar trajnerin Roberto Donadoni, ndërsa në vend të tij është angazhuar Walter Mazzarri.“Napoli dëshiron të njoftojë se Roberto Donadoni është liruar nga obligimet e tij si trajner kryesor. Punët teknike ia kemi dhënë Walter Mazzarrit”. “Klubi dëshiron ta falënderojë Donadonin për punën që ka bërë gjatë shtatë muajve të fundit dhe ne i dëshirojmë më të mirën në të ardhmen”, shkruan në deklaratën zyrtare të Napolit.
Njoftohet se Milani është duke punuar të sigurojë shërbimet e ish-trajnerit të Romës, Luciano Spalletti, i cili mund ta drejtojë skuadrën nga sezoni i ardhshëm.Sipas “Il Corriere Dello Sport”, Spallettit do t’i ofrohet pagë vjetore prej tre milionë eurosh, mirëpo ai nuk mund ta marrë timonin e Rossonerëve pa përfunduar sezoni, duke qenë se një trajner nuk ka të drejtë të drejtojë dy skuadra të ndryshme brenda një sezoni. Trajneri aktual i Milanit, Leonardo e ka filluar keq karrierën e tij si trajner, mirëpo Adriano Galliani ka thënë se nuk do të ketë ndryshime gjatë këtij sezoni.
"Sport" shkruan se drejtuesit e Barcelonës janë të bindur se do të arrijnë marrëveshje me Arsenalin për transferimin e Cesc Fabregas në Camp Nou.Kapiteni i Topçinjve qe një kohë të gjatë është në shënjestrën e ish-skuadrës së tij, nga e cila u largua në vitin 2003, ndërsa sipas informatave të reja, kthimi i tij te Blaugranët pritet të ndodhë verën e ardhshme. Presidenti i Barcës, Joan Laporta, dëshiron të arrijë marrëveshje ende pa përfunduar sezoni aktual, ndërsa edhe vetë lojtari dëshiron që sa më shpejtë të nënshkruajë për trekampionin.
Ish-sulmuesi i Barcelonës, Maxi Lopez, i cili aktualisht luan për Gremion, thotë se Ronaldinho shumë shpejt do të kthehet te klubi ku e ka filluar karrierën.Lopez dhe Dinho kanë luajtur bashkë te Barca gjatë viteve 2005-2007, ndërsa sulmuesi argjentinas mendon se braziliani do t’i bashkëngjitet sërish këtë radhë te Gremio (ku Ronaldinho ka kaluar vitet e para të karrierës, para se të transferohej te PSG, në vitin 2001). “Mendoj se Ronaldinho do të kthehet këtu, sepse Gremio është një skuadër e rëndësishme për të”, u ka thënë Maxi Lopez gazetarëve.
Mesfushori i Real Madridit, Mahamadou Diarra, thotë se nuk është e mundur që Los Blancos të dështojnë këtë sezon duke llogaritur fondin e lojtarëve që kanë.“Duhet të nxjerrim diçka pozitive nga ajo që ndodhi të dielën (kundër Sevillas). Padyshim që kjo ndalesë do të na shtyjë të luajmë më mirë. Si thonë: ‘Një ekip i madh asnjëherë nuk i humb dy ndeshje radhazi’, dhe ne jemi një skuadër e madhe”. “Me një skuadër ‘më të vogël’ ne i fituam radhazi dy tituj të Ligës, ndërsa me këtë ekip fantastik është e pamundshme të dështojmë”, ka thënë Diarra për “AS”.
Njëri nga bashkëpronarët e Liverpoolit, George Gillett, e ka konsideruar trajnerin Rafael Benitez si fajtor për formën jo të mirë të Redsave në këtë fillim sezoni.Humbja e të dielës nga Chelsea, ishte humbja e tretë e sezonit për Liverpoolin në Ligën Premier, duke mos llogaritur humbjen nga Fiorentina në Ligën e Kampionëve. “Kemi investuar më shumë para se konkurrentët tanë, për ta ruajtur historinë e klubit. Në 18 muajt e fundit kemi investuar 128 milionë funte për lojtarët që kanë ardhur”. “Kjo do të thotë se gjërat është dashur të jenë më mirë. Prandaj nëse nuk është mirë, atëherë nuk janë fajtorë Gillet dhe Hicks (pronari tjetër), por trajneri...”, ka thënë Gillet për “The Guardian”.
Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, thotë se humbja e të dielës nga Sevilla nuk ishte pasojë e mungesës së Cristiano Ronaldos.“Nuk e konsideroj rotacionin si të gabueshëm. Nuk mendoj se humbëm për shkak të rotacionit, sepse deri më tani kemi fituar në atë mënyrë. Nuk do të bëjmë panik, ka edhe shumë ndeshje dhe ne jemi në rrugë të mbarë”. “Cristiano është lojtar shumë i rëndësishëm për ne, mirëpo nuk mund të themi që ne vuajmë kur ai nuk luan. Kjo është për faktin që ne kemi një rang lojtarësh kualitativë. Problemi ishte se ne luajtëm ndaj një kundërshtari të fortë”, ka thënë argjentinasi për “AS”.
Mbrojtësi i krahut i Manchester United, Patrice Evra, thotë se fitorja kundër Bluve është shumë më e rëndësishme sesa ajo kundër Të Kuqve, në garën për titullin e Ligës Premier.“Gjithmonë dëshiroj ta fitoj ndeshjen si mysafir i Chelseat. Nëse fitojmë atje do t’u dërgojmë mesazh top-katër skuadrave”. “Ka edhe ndeshje tjera ku duhet të luajmë mirë, siç është ajo ndaj Liverpoolit, që na mposhti 4-1 në shtëpi sezonin e kaluar”. “Mirëpo nëse kërkoni nga unë të zgjedh një ndeshje, do ta zgjedhja takimin si mysafir i Chelseat”, ka thënë Evra.
"Sport" shkruan se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, nuk është i kënaqur me punën e trajnerit Manuel Pellegrini, sidomos për faktin që Los Blancos pozicionohen në vendin e dytë.Edhe pse Reali ka fituar shtatë nga tetë ndeshjet e deritanishme (duke llogaritur edhe Ligën e Kampionëve), humbja e të dielës mbrëma nga Sevilla, që ishte testi i parë i vërtetë për Mbretërit, ka filluar të nxisë dyshime te presidenti Perez për aftësitë e trajneri kilian. Sipas “Sport”, Pellegrini ka shfaqur idetë e tij dhe ka bërë gjëra ndryshe nga siç ka menduar presidenti i Realit, duke ndryshuar shumë shpesh mënyrën e lojës.
Sulmuesi maqedonas Goran Pandev ka vendosur të largohet nga Lazio në janar, ndërsa ende nuk dihet se cili do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.Sipas spekulimeve, Pandev do t’i bashkëngjitet Interit, mirëpo agjenti i tij Carlo Pallavicino, thotë se edhe Juventusi është opsion i klientit të tij. “Inter ose Juve? Do t’i marrim gjërat një nga një”, ka thënë Pallavicino për "Sky Sport".
Fundjavën që shkoi Juventusi regjistroi humbjen e parë të sezonit, pas katër barazimesh (dy në Serie A dhe dy në Ligën e Kampionëve), ndërsa kapiteni Alessandro Del Piero, i cili nuk do të luajë për më shumë se një muaj, thotë se humbja ka edhe anët pozitive të saj.“Kthimi nga Palermo si humbës mund të reflektojë në atë ku kemi gabuar. Njëkohësisht duhet të shërbejë si një pikë për rikthimin e formës që shfaqëm në fillim të sezonit”. “Ende jemi pranë kreut dhe shumë shpejt mund të jemi aty. Ne do të jemi më të përgatitur në ndeshjen e radhës, në shtëpi kundër Fiorentinas”, ka thënë Del Piero për faqen zyrtare të Juves.
Trajneri i përfaqësueses së Argjentinës, Diego Maradona, ka zgjedhur lojtarët që do t’i ketë në dispozicion në dy ndeshjet vendimtare për kualifikim në Kampionatin Botëror 2010, kundër Perusë dhe Uruguait.Maradona nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit të Interit, Diego Milito, i cili është i lënduar, por do t’i ketë në dispozicion sulmuesin e Boca Juniors, Martin Palermo.
Veç tjerëve, nga lojtarët evropianë bie në sy sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuan, të cilin pritet që trajneri ta inkuadrojë në ndeshjen kundër Uruguait.
Skuadra e plotë e Argjentinës:
Portierë: Sergio Romero (AZ Alkmaar), Mariano Andujar (Catania), Diego Pozo (Colon)
Mbrojtës: Pablo Zabaleta (Manchester City), Emiliano Insua (Liverpool), Martin Demichelis (Bayern Munich), Gabriel Heinze (Olympique Marseille), Nicolas Pareja (Espanyol), Fabian Monzon (Boca), Rolando Schiavi (Newell's),Nicolas Otamendi (Velez)
Mesfushorë: Javier Mascherano (Liverpool), Luis Gonzalez (Olympique Marseille), Jonas Gutierrez (Newcastle), Angel Di Maria (Benfica), Pablo Aimar (Benfica), Federico Insua (Boca), Enzo Perez (Estudiantes), Juan Sebastian Veron (Estudiantes), Mario Bolatti (Huracan)
Sulmues: Lionel Messi (Barcelona), Carlos Tevez (Manchester City), Ezequiel Lavezzi (Napoli), Sergio Aguero (Atletico Madrid), Gonzalo Higuain (Real Madrid), Martin Palermo (Boca)
Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, thotë se ka shumë punë për të bërë te Giallorossët për të sjellë skuadrën në binarë të drejtë.“Kemi bërë shumë, por ka edhe shumë për të bërë”, ka thënë Ranieri në një intervistë për “Il Corriere dello Sport”. Ish-trajneri i Juventusit shpreson që të rikuperohen të lënduarit, sidomos sulmuesit (Mirko Vucinic dhe Francesco Totti), ashtu që të ketë në dispozicion një skuadër të fortë. Ndeshjen e radhës (pas dy javësh), Roma do të udhëtojë në San Siro ku do të jetë mysafir i Milanit.
Të hënën mbrëma është zhvilluar takimi i fundit i javës së tetë në Ligën Premier, ndërmjet Aston Villas dhe Manchester Cityt.Ndeshja e zhvilluar në Villa Park ka përfunduar me rezultat të barabartë prej 1-1. Vendasit kaluan të parët në epërsi pas pesëmbëdhjetë minutash, kur ish-lojtari i Cityt, Richard Dunne, shënoi golin e parë në ndeshje, por të cilin nuk e festoi duke shprehur respekt për skuadrën e dikurshme. Në pjesën e dytë (67’), ‘pasanikët’ barazuan rezultatin, ndërsa njeriu që ua siguroi mysafirëve një pikë ishte Craig Bellamy.
UEFA ka konfirmuar me një qëndrim zyrtar se ka dënuar Hajdukun e Splitit me 40 mijë euro për huliganizëm, ndeshje e zhvilluar kundër Sllovakëve të Zilinas për kualifikimet e Europa League.Zyrtari Danez pranë UEFA-s Christian Kofoed raportoi se tifozët e Hajdukut kanë gjuajtur bombola dhe mjeta tjera piroteknike në fushën e lojës gjatë ndeshjes.
Për më shumë, tifozët e Hajdukut të Splitit kanë shkruar një parullë ku shkruante“ Ne kujdesemi për futbollin – brutalitetin ndaj Sllovakëve” me fjalën futboll të qarkuar përeth.
Hajduku ka humbur ndeshjen kundër Zilinas me rezultat 2-1 në agg. dhe ishin eliminuar në fazën e parë të Europa League.
Futbolli Kroat është përfshirë në huliganizëm në futboll që më shumë se 10 vite.Klubet kroate deri tani kanë paguar 1 milion euro dëmshpërblim për huliganizëm që nga 1997.
















