Serhiy Nazarenko duke shënuar në portën e Anglisë. Përfaqësuesja e Ukrainës ia ka shkaktuar humbjen e parë Anglisë në fazën kualifikuese të Kampionatit Botëror, dhe njëherit është pozicionuar në vendin e dytë në Grupin e Gjashtë duke qenë shumë pranë ‘play-off’-it për në Kampionatin e ardhshëm Botëror.
Një gol i shënuar nga Serhiy Nazarenko në minutën e 29-të i siguroi tre pikë të arta Ukrainës, e cila tash pozicionohet në vendin e dytë me një pikë më shumë se Kroacia. Të dyja përfaqësueset, Ukraina dhe Kroacia, kanë të pazhvilluar vetëm edhe nga një ndeshje, kundër Andorrës dhe Kazakistanit, respektivisht, ashtu që nëse të dyja ekipet shënojnë fitore, atëherë Ukraina do ta ketë mundësinë që të luajë në ‘play-off’ për një vend për në Afrikën e Jugut.
Festa e zviceranëve Përfaqësuesja e Zvicrës ka shënuar fitore si mysafir i Luksemburgut për të siguruar një vend në Kampionatin Botëror 2010.
Në këtë ndeshje shkëlqeu mbrojtësi i Philippe Senderos i cili shënoi dy herë brenda dy minutash, në minutat e para të ndeshjes (6’ dhe 8’). Rezultatin përfundimtar e vendosi Benjamin Huggel, i cili shënoi në minutën e 23-të duke i dhënë fund dyshimit për fituesin që në pjesën e parë.
Evghia Yavruyan dhe Cesc fabregas Edhe pse ka siguruar kualifikimin për në Kampionatin ardhshëm Botëror, Spanja ka vazhduar me fitore duke shënuar rekord prej tetë fitoresh në tetë ndeshje në Grupin e Pestë.
Cesc Fabregas (33’) dhe Juan Mata (64’) ia siguruan fitoren prej 2-1 kampionit të Evropës kundër Armenisë, ndërsa për mysafirët shënoi Arzumanyan (58’). Në takimin tjetër të këtij grupi, Bosnja e Hercegovina ka shënuar fitore si mysafir i Estonisë me rezultat prej 2-0, me golat e Edin Dzeko (32’) dhe Vedad Ibisevic (66’). Bosnja do të mundohet të sigurojë vizën për Afrikën e Jugut në ‘play-off’.
Përfaqësuesja e Gjermanisë ka shënuar fitore si mysafir i Rusisë në Luzhniki për të siguruar vizën për në Afrikën e Jugut.
Një gol i shënuar nga sulmuesi i Bayern Munichut, Miroslav Klose, në minutën e 35-të ka mjaftuar që Gjermania të arkëtojë tre pikë të cilat ia sigurojnë një vend në Kampionatin e ardhshëm Botëror. Duhet përmendur që nga minuta e 69-të gjermanët luajtën me dhjetë lojtarë, mirëpo të zgjedhurit e Guus Hiddink nuk mundën të ndryshojnë asgjë deri në fund të ndeshjes. Kjo ishte fitorja e tetë e Gjermanisë në Grupin e Katërt, ku ka shënuar vetëm një barazim përballë Finlandës, skuadër të cilës mund t’i hakmerret në mesjavë kur do ta luajë vetëm për prestigj ndeshjen e fundit kualifikuese. Nga ana tjetër, Rusia që deri më tani ka shënuar shtatë fitore dhe dy humbje, do të mundohet nëpërmjet ‘play-off’-it që të sigurojë një vend në Afrikën e Jugut.
Ka mjaftuar një barazim kundër Malauit që Bregu i Fildishtë ta sigurojë kualifikimin për në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010.
Përfaqësuesja e Bregut të Fildishtë ka luajtur si mysafir i Malauit në ndeshjen që përfundoi me rezultat prej 1-1. Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Ngwira (63’), ndërsa vetëm pas katër minutash Didier Drogba barazoi rezultatin për t’ia siguruar kombëtares së tij kualifikimin. Edhe pse ka edhe një ndeshje për ta zhvilluar, Bregu i Fildishtë është skuadra e dytë afrikane (pas Ganës) që ka siguruar kualifikimin, pas katër fitoresh dhe një barazimi.
Herolind Nishevci - Herolind, Nishevci sportisot Nga data 9-11 tetor, në Stamboll është duke u mbajtur turneu ndërkombëtar i karatesë "Istambul Open 2009", njeri nga turnetë më të fortë dhe prestigjiozë të karatesë, në të cilin marrin pjesë karateistët më të mirë nga shumë vende të botës.
Në këtë turne, sikundër edhe viteve të kaluara marrin pjesë edhe karateistët kosovarë. Këtë vit përzgjedhësi i përfaqësueses kosovare të karatesë, Zeqir Bilalli, ka përzgjedhur dhjetë garues: seniorët Agon Agani, Yll Gashi, Qëndrim Shaqiri, Betim Xhaferi dhe Liridon Fejzullahu, senioret Viedita Veliu dhe Gentiana Karpuzi, si dhe juniorët Herolind Nishevci, Alvin Karaqi dhe Fiton Ahmeti. Derisa senioret dhe seniorët paraqiten në arenë të dielën, të shtunën garat e tyre i kanë zhvilluar juniorët. Sipas informacionit të udhëheqësit të ekipit kosovar, kryetarit të FKK, Nezir Rama, juniori kosovar Herolind Nishevci, anëtar i KK “Ippon” nga Prishtina, ia doli që në konkurrencën e tij ta fitojë vendin e tretë dhe medaljen e bronztë dhe me këtë t’i përmbushë shpresat e udhëheqjes së përfaqësueses kosovare se nga Stambolli nuk do të kthehen pa medalje. Në turneun “Istambul Open 2009” ndodhet edhe gjyqtari ynë ndërkombëtar, Safet Ramadani, i cili është ftuar të ndajë drejtësinë në këtë turne prestigjioz.
Është spekuluar se Milani planifikon ta kthejë Alberto Paloschin në afatin kalimtar të janarit, mirëpo sulmuesi i Parmës thotë se e ai ende nuk është i gatshëm të luajë për Rossonerët.
“Ende nuk jam gati që të luaj për Milanin. Ende më duhet të punoj, që ta meritoj atë fanellë, kështu që nuk mendoj se do të jem gati në janar”. “Në fund të sezonit do ta analizojmë vitin tim dhe do të shohim”, ka thënë Paloschi për Goal.com Italia.
Trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka deklaruar se kapiteni i Të Kuqve, Steven Gerrard, vazhdimisht punon në përmirësimin e lojës së tij, madje ai analizon edhe xhirimet për të shikuar anët pozitive dhe dobësitë e tij.
“Gerrard është një lojtar, i cili gjithmonë mundohet të përmirësohet. Ai vazhdimisht kërkon të mësojë”. “Para se të shkonte t’i bashkohej përfaqësueses së Anglisë, ai e mori një DVD të përgatitur nga një person i angazhuar për analizat e skuadrës”. “Ai është dikush që gjithmonë kërkon të bëhet më i mirë, është pjesë fondamentale për të dhe një bonus shumë i madh për çdo trajner”, ka thënë Rafa për faqen zyrtare të Liverpoolit.
Edhe pse nuk ka treguar formën e tij më të mirë që nga transferimi në Bernabeu, sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, nuk pendohet për transferimin.
“Në La Liga ndeshjet zhvillohen shumë shpejtë dhe kjo më konvenon mua. Ka lojtarë me kualitet të lartë dhe asnjë skuadër nuk mbetet prapa, të gjitha janë konkurrente”. “Të luash përkrah me Kaka dhe Cristiano është ëndërr- kur e dëshiron topi, ai vjen te ti në mënyrë të përsosur dhe kjo i lehtëson shumë gjërat”, ka thënë Benzema për “AS”.
Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se do t’i pëlqente ta drejtojë Italinë pas përfundimit të Kampionatit të ardhshëm Botëror.
“A do të më pëlqente ta drejtoja Italinë pas Kampionatit Botëror? Po. Dhe aty do të ishte edhe Cassano. Do ta dëshiroja atë në skuadër”, ka thënë Ancelotti për Sportmediaset.it. Italiani ka folur edhe për formën e ish-skuadrës së tij, duke thënë se largimi i Kaka dhe forma e dobët e Ronaldinhos janë arsyeja kryesore që Rossonerët nuk kanë sukses.
Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se do t’i pëlqente ta drejtojë Italinë pas përfundimit të Kampionatit të ardhshëm Botëror.

“A do të më pëlqente ta drejtoja Italinë pas Kampionatit Botëror? Po. Dhe aty do të ishte edhe Cassano. Do ta dëshiroja atë në skuadër”, ka thënë Ancelotti për Sportmediaset.it.

Italiani ka folur edhe për formën e ish-skuadrës së tij, duke thënë se largimi i Kaka dhe forma e dobët e Ronaldinhos janë arsyeja kryesore që Rossonerët nuk kanë sukses.

Legjenda gjermane, Franz Beckenbauer, fitues i Kupës së Botës si lojtar (1974) dhe si trajner i Gjermanisë Perëndimore (1990), beson se Kampionati i ardhshëm Botëror nuk do të ishte interesant pa lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messi.
“Nuk mund të ketë një Kampionat Botëror pa një lojtar si Messi. Është qesharake që Argjentina po kërcënohet me mospjesëmarrje në Kampionatin Botëror. Diego Maradona duhet të dëshmojë se ata që dyshojnë tek ai e kanë gabim”. “Unë e kam parë Maradonan duke kërkuar publikisht ndihmë nga Zoti. Kjo do të thotë se presioni mbi të është thuajse jonjerëzor”, ka thënë Beckenbauer “El Mundo”.
Sipas njoftimeve të reja, sulmuesi i Manchester Cityt, Robinho, do të kalojë te Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas “Sport”, në dhjetor pritet të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet dy klubeve, kur presidenti i Barcës, Joan Laporta, do të takohet me zyrtarët e Cityt në Abu Dhabi gjatë garës për Kupën e Botës për Klube. Katalunasit planifikojnë ta huazojnë brazilianin në janar me mundësinë për ta blerë atë në fund të sezonit, mirëpo ‘pasanikët’ duket se dëshirojnë ta shesin përnjëherë 25-vjeçarin, gjë që mund ta bllokojë transferimin.
Njoftohet se Milani do t’ia tregojë derën sulmuesit Klaas-Jan Huntelaar në afatin kalimtar të janarit.
Sipas “Il Corriere Dello Sport” drejtorët e klubit kanë vendosur ta largojnë holandezin, duke qenë se ai ka zhgënjyer në San Siro. I njëjti burim pohon se Rossonerët dëshirojnë ta sjellin në skuadër ish-sulmuesin e Interit, Adriano. Ndërkohë që Huntelaar mund të shfrytëzohet si pjesë e kontratës për të sjellë në San Siro lojtarin e Tottenhamit, Roman Pavlyuchenko.
Maradona dhe disa nga të zgjedhurit e tij gjatë stërvitejeve. Trajneri i Argjentinës, Diego Maradona, ka caktuar njëmbëdhjetëshin startues në njërën nga dy ndeshjet vendimtarë për kualifikim në Kampionatin Botëror 2010, të cilën përfaqësuesja e tij do ta zhvillojë kundër Perusë.

Njëmbëdhjetë lojtarët që do të startojnë për Argjentinën: Sergio Romero, Jonas Gutierrez, Rolando Schiavi, Gabriel Heinze, Emiliano Insua, Enzo Perez, Javier Mascherano, Angel Di Maria, Pablo Aimar, Lionel Messi dhe Gonzalo Higuain. Ashtu siç pritej, sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, do të jetë partner i Leo Messit në sulm, ndërkohë pritet që Pablo Aimar, Angel Di Maria dhe Emiliano Insua, ta dëshmojnë veten në këtë ndeshje të rëndësishme.
Real Madridi ka filluar të shqetësohet për gjendjen fizike të anësorit të Bayern Munichut, Franck Ribery, si pasojë e lëndimeve që shpesh po e shqetësojnë lojtarin.
Francezi ka luajtur vetëm në 12 nga 26 ndeshjet e fundit të bavarezëve, ndërsa “AS” shkruan se shqetësimi në kampin madrilen vjen si pasojë e një marrëveshjeje paraprake ndërmjet agjentit të lojtarit Alain Migliaccio dhe presidentit të Realit, Florentino Perez, sipas të cilës verën e ardhshme Ribery do të jetë lojtar i Los Blancos dhe do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare. Mesfushori fillimisht kishte problem me tendinën e Akilit, ndërsa pastaj pati lëndim të ijës dhe në fund lëndim të tendinës së gjurit të majtë.
Barcelona është pranë vazhdimit të kontratës së mbrojtësit francez Eric Abidal.
“Sport” njofton se dy palët po bisedojnë për të vazhduar kontratën aktuale të Abidal edhe për një vit, që do të thotë se ai do të mbetet në Camp Nou deri në vitin 2012. Abidal u transferua te Blaugranët nga Lyoni në vitin 2007 kur nënshkroi kontratë katërvjeçare, ndërsa besohet se kontrata e re do të përmirësoje edhe kushtet financiare të lojtarit.
Vikendin ardhshëm Genoa do të jetë nikoqir i Interit, ndërsa trajneri Gian Piero Gasperini është i vetëdijshëm se skuadra e tij asnjëherë nuk i ka mposhtur Nerazzurët.
“(Interi) është skuadra e vetme, në mesin e ekipeve të mëdha, të cilën ende nuk e kemi mposhtur, mirëpo nuk mendoj se ka ndonjë arsye të veçantë për këtë gjë”. “Do të mundohemi ta mposhtim të shtunën e ardhshme, duke qenë të vetëdijshëm se përballemi me një kundërshtar të fortë, mirëpo ne jemi të vendosur të tregojmë vlerat tona”, ka thënë Gasperini për faqen zyrtare të klubit, genoafc.it.
Trajneri i Argjentinës, Diego Maradona, e ka etiketuar superyllin e Barcelonës, Leo Messi, si njeriun kryesor të kombëtares së tij para ndeshjeve vendimtare kualifikuese, kundër Perusë dhe Uruguait, për të shuar kritikat e drejtuara ndaj lojtarit më të mirë në botë.
“Barcelona është një skuadër ku Guardiola mund të trajnojë për muaj të tërë, duke provuar forma të ndryshme dhe duke shikuar se si ato funksionojnë. Këtu ne nuk kemi shumë kohë”. “Mirëpo ne do t’i japim Lios gjithçka që i nevojitet që të japë më të mirën për ekipin (kombëtar). Kjo është sfida kryesore e ekipit trajnues. Gjithmonë do të presim diçka nga ai- ai është asi i ekipit”. “Dëshirojmë që ai të tregojë në fushë atë që bën në stërvitje. Lio do të jetë gjithmonë startues në ekipin tim”, ka thënë Maradona.