Interi dhe Roma takohen të dielën në Giuseppe Meazza për të zhvilluar ndeshjen e javës së 12-të në Serie A, ndërsa trajneri i zikaltërve Jose Mourinho ka kërkuar nga tifozët që të jenë në numër sa më të madh në stadium.Portugezi ka kërkuar numër të njëjtë tifozësh edhe në ndeshjen e fundit të fazës grupore, të cilën Interi do ta zhvillojë kundër Rubin Kazanit para tifozëve të vet. “Do të jem i zhgënjyer nëse nuk do të ketë 70.000 tifozë në stadium, në raundin vendimtar (të Ligës së Kampionëve) kundër Rubin Kazanit dhe po ashtu edhe kundër Romës të dielën”, ka thënë Mourinho për Sky.
Pikërisht atëherë kur pritej që Cristiano Ronaldo të kthehet nga lëndimi, vijnë lajme të këqija për madrilenët- portugezi do të mungojë së paku edhe një muaj.Marca njofton se anësori i Real Madridit u është nënshtruar disa ekzaminimeve të reja të cilat kanë treguar se ai do të qëndrojë afër një muaj në një program rikuperimi. “Nuk ka pasur përmirësime në edemin e ashtit”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga klubi. Për më keq, nëse problemi vazhdon, atëherë Ronaldo duhet t’i nënshtrohet operacionit.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është i bindur se skuadra e tij do ta mposhtë Barcelonën në ndeshjen e radhës të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.Zikaltrit janë në krye të Grupit F pas fitores sensacionale kundër Dynamo Kievit, mirëpo ende nuk e kanë të siguruar kualifikimin, por këtë do ta bënin nëse e mposhtin Barcelonën më 24 nëntor në Camp Nou. “Tash duhet të shkojmë te Barcelona dhe të fitojmë. Mendoj se skuadra është e aftë për ta bërë këtë”, ka thënë Moratti.
Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, ka thënë se konsideron që të kthehet te ish-skuadra e tij për t’u ndihmuar Rossonerëve, por jo në fushë.“Kam dhënë shumë dhe kam marrë shumë, dhe ndjej dashuri të madhe për ngjyrat e Milanit”. “Nëse ekziston mundësia që të bëj diçka pozitive që do t’i ndihmojë kësaj skuadre, atëherë unë do të jem gjithmonë i gatshëm”, ka thënë Maldini për La 7 Gold.
Anësori i Sevillas, Jesus Navas, ka thënë se është i gatshëm që të luajë për përfaqësuesen e Spanjës, ndërsa ekziston mundësia që të debutojë për kombëtaren e tij në takimin miqësor kundër Argjentinës.“Siç e dinë të gjithë, kam pasur një takim. Kemi pritur qe një kohë të gjatë për këtë çast dhe tani mendoj se jam në gjendje për ta bërë këtë”. “Kam dëshirë të madhe që të luaj për ‘la Seleccion’. Dëshiroj ta bëj këtë gjë dhe jam duke punuar në atë drejtim”, u ka thënë 23-vjeçari gazetarëve.
Renault ka konfirmuar se skuadra është duke menduar të largohet nga Formula 1 dhe se nëse do të qëndrojë apo jo në këtë sport do të vendosë në fund të vitit.“Do të duhet të jeni të durueshëm. Ne do të bëjmë të ditur pjesëmarrjen tonë në Formula 1 para fundit të vitit”, ka thënë drejtori ekzekutiv i Renault, Carlos Ghosn.Toyota dje zbuloi se është larguar nga sporti, vetëm një vit pasi rivali tjetër japonez Honda hoqi dorë nga po ky sport dhe vetëm disa dita pasi BMW zhvilloi garën e fundit.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka porositur drejtuesit e Liverpoolit të mbajnë në radhët e veta menaxherin aktual Rafa Benitez.Spanjolli është nën presion të madh kohëve të fundit, presion që pritet të shtohet pas barazimit të mbrëmshëm kundër Lyonit në Ligën e Kampionëve.“Rafa Benitez është një super-menaxher. Ne jetojmë në një botë ku vlerësimi demokratik është vetëm në të tashmen, dhe kjo është arsye se pse është shumë e rëndësishme të kesh drejtorë të cilët janë mjaft të fuqishëm për të rezistuar, si edhe të shpjegojnë se pse ata rezistojnë”, ka thënë Wenger.
Ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, është duke i bërë marketing vetes për të marrë detyrën e trajnerit të Real Madridit.Pavarësish se presidenti Florentino Perez dhe zëvendësi i tij Miguel Pardeza i kanë dhënë mbështetje Manuel Pellegrinit, ish-trajneri i Interit, Mancini është i bindur se ai do të mund të marrë postin te klubi spanjoll.Sipas spanjolles “El Pais”, Mancini ka filluar ‘kampanjën’ për të ngritur veten si opsioni më i mirë për Real Madridin, përfshirë këtu edhe kontaktet me gazetarët spanjollë për t’i dhënë emër vetes.“Unë jam trajneri më i mirë që Real Madridi mund të ketë, në mesin e tjerave edhe inicialet e mia janë RM!”, ka thënë Mancini.
Heroi i Barcelonës, Victor Valdes, thotë se ‘ftohti nuk mund të jetë arsyetim për dështimin e mbrëmshëm të blaugranëve për të marrë pikë të plota nga takimi i Ligës së Kampionëve kundër Rubin Kazan.Valdes ishte i shkëlqyeshëm në portën e mysafirëve, duke iu mohuar dy herë gol lojtarëve vendas në pjesën e dytë.“Ata ishin një ekip i vështirë për t’u përballur. Bora e bëri të vështirë lojën. Ftohti ishte shumë i ashpër, por mjekët kanë bërë punë të mirë. Ftohti nuk mund të jetë arsyetim”.“Ne i kishin shanset tona, por nuk mundëm t’ia dalim. Jam i kënaqur me kontributin tim dhe të gjithë ekipit”, ka thënë Valdes.
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, thotë se ai do të ishte i befasuar nëse e fiton çmimin prestigjioz Topi i Artë, që ndahet në muaji e ardhshëm.Për shumicën e njerëzve që përcjellin futbollin, ai është favoriti kryesor, por Messi thotë se ai kurrë nuk ka menduar të fitojë titullin e Lojtarit më të Mirë të Vitit në Evropë.“Sinqerisht kurrë nuk kam ëndërruar ta fitoj atë. Është një çmim i veçantë dhe vërtet i këndshëm pasi të gjithë lojtarët do të dëshirojnë ta kenë. Do të më pëlqente ta kisha edhe unë”, ka thënë Messi.
Kobe Bryant ka shënuar 41 pikë për të udhëhequr ekipin e tij Los Angeles Lakers në fitoren e ngushtë prej 103-102 ndaj Houston Rockets.Andrew Bynum shënoi tre gjuajtje të lira një pas një për kampionin e NBA-së në kohën shtesë, përfshirë edhe atë që i dha fitoren Lakersave, të cilët tash kanë katër fitore dhe një humbje.Bynum përfundoi me 17 pikë dhe 17 kërcime, derisa Rockets kishin gjashtë lojtarë me pikë dyshifrore, me Carl Landry që udhëhoqi ekipin me 20 pikë.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se fitorja ndaj AZ Alkmaar në Ligën e Kampionëve është dëshmi se ata nuk kanë nevojë të blejnë në muajin janar.Djelmoshat e Wenger mposhtën rivalët holandez me rezultat 4-1 at në takimin e zhvilluar në Emirates Stadium, duke qenë vetëm një pikë larg kualifikimin për në fazën e grupeve.Duke iu referuar numrit të opsioneve të sulmit në ekipin e tij, Wenger ka thënë: “Kemi Nicklas Bendtner dhe Theo Walcott të cilët janë lojtarë ofensiv të cilët nuk janë në dispozicion. Denilson, Eduardo, Rosicky nuk filluan, kjo është se pse unë befasohem kur njerëzit thonë ‘blini, blini, blini. Dhe Vela po ashtu se e harrova atë”, ka thënë Wenger.
Pas goditjes së marrë në barazimin e mbrëmshëm prej 1-1 ndaj Lyonit në Ligën e Kampionëve, menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, thotë se lojtarët dhe fansat dhanë gjithçka nga vetja, por fati nuk ishte në anën e tyre.“Është thjesht për mua ta mbaj kokën lartë, dhe duke parë lojtarët në fushë dhe paraqitjen e tyre. Duke dëgjuar fansat të këndojnë pas ndeshjes, pasi ata e dinë se ne po përmirësohemi dhe po bëhemi më të mirë”.“Por futbolli është i tillë, ndonjëherë duhet të keni ca fat dhe ne nuk kishim fat në fund të ndeshjes. Ne vetëm bëmë një gabim”, ka thënë Benitez. Pavarësisht se kualifikimi do të jetë i vështirë, spanjolli vazhdon të besojë duke thënë se ata kanë bërë mrekulli edhe në të kaluarën dhe mund ta bëjnë edhe këtë herë.
Neville është i suspenduar për ndeshjen, pasi u përjashtua gjatë javës së kaluar në Kupën Karling, por shpreson se bashkëlojtarët e tij do të bëjnë një punë të shkëlqyer në derbin e të dielës në Stamford Bridge.“Ne nuk jemi duke u shqetësuar. Sigurisht se duam ta ndalojmë Drogban dhe po ashtu edhe Anelka, Lampard, Ballack dhe Deco. Por ne i dimë fuqitë e tyre. Duhet të përballemi me ta. Do t’ia dalim”, ka thënë Neville.
Topçinjtë kanë shënuar fitore me rezultat prej 4-1 përballë Az Alkmaarit, në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Emirates Satidum, dhe janë shumë pranë fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.Serinë e golave e filloi kapiteni Cesc Fabregas (25’), ndërsa Samir Nasri shënoi golin e dytë (43’) për t’i dërguar skuadrat në pushim me epërsi të dyfishtë të vendasve. Në minutat e para të pjesë së dytë (52’), Fabregas shënoi golin e dytë personal në ndeshje për të trefishuar epërsinë e Arsenalit, ndërsa Vassiriki Diaby shënoi golin e katërt të Topçinjve (72’). Golin e nderit për mysafirët e shënoi Jeremain Lens, tetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes. Standard Liege ka dalë fitues përballë Olympiakos Piraeus, në ndeshjen tjetër të Grupit H, duke i mposhtur grekët me rezultat prej 2-0. Pas kësaj xhiroje, Arsenali kryeson Grupin H me dhjetë pikë, ndërsa Olympiakos gjendet në të dytin me gjashtë pikë.
Ka mjaftuar vetëm një pikë përballë Stuttgartit, që Sevilla të sigurojë kualifikimin në raundin e radhës së Ligës së Kampionëve, dy xhiro pa përfunduar faza grupore.Andaluzianët kaluan të parët në epërsi me anë të Jesus Navas (14’), ndërsa gjermanët barazuan me golin e Zdravko Kuzmanovic (79’), dhe me rezultatin 1-1 përfundoi takimi. Me rezultat të njëjtë ka përfunduar edhe ndeshja tjetër e Grupit G, e zhvilluar ndërmjet Unirea Urziceni dhe Rangers. Pas xhiros së katërt, Grupit G i prin Sevilla me dhjetë pikë, ndërsa vendin e dytë e mban Unirea Urziceni me pesë pikë.
Interi ka shënuar fitore sensacionale përballë Dynamo Kyivit duke përmbysur rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes, për të marrë primatin në Grupin F.Nerazzurët u gjetën në disavantazh në minutën e 21-të kur sulmuesi ukrainas Andriy Shevchenko kaloi në epërsi skuadrën vendase. Mirëpo, zikaltrit u kthyen në fund të ndeshjes me dy gola të shpejtë nga Diego Milito (86’) dhe Wesley Sneijder (89’) për ta fituar ndeshjen dhe për të siguruar tri pikë të plota. Ndeshja tjetër e Grupit F e zhvilluar më herët, ndërmjet Rubin Kazanit dhe Barcelonës, ka përfunduar pa gola, me ç’rast Blaugranët edhe një herë u treguan të pafuqishëm përballë ekipit rus. Pas kësaj xhiroje gjendja në këtë grup është komplikuar edhe më shumë. Interi mban kreun me gjashtë pikë, Barcelona dhe Rubin Kazani kanë nga pesë pikë në vendin e dytë dhe të tretë, ndërsa Dynamo Kyivi gjendet e fundit me katër pikë. Kështu që të gjitha skuadrat janë në garë për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt.
Të Kuqtë nuk kanë arritur të shënojnë fitore përballë Lyonit në ndeshjen kryesore të të mërkurës mbrëma, duke ia vështirësuar vetes shanset për kualifikim në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.Ndeshja e zhvilluar në Stade Gerland, ndërmjet Lyonit dhe Liverpoolit, ka përfunduar me rezultat të barabartë prej 1-1. Mysafirët arritën të krijojnë avantazhin në minutën e 83-të me anë të Ryan Babel, mirëpo nuk ishin të aftë që ta mbajnë këtë epërsi minimale në minutat e mbetura të ndeshjes. Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Lisandro Lopez, barazoi rezultatin për t’ia siguruar një pikë skuadrës franceze, ndërkohë që ia vështirësoi punët ekipit mysafir. Në ndeshjen tjetër të Grupit E, Fiorentina ka shënuar fitore prej 5-2 përballë Debrecenit, dhe tani është shumë pranë kualifikimit, porse ka dy ndeshje shumë të vështira. Pas xhiros së katërt, Lyoni mban vendin e parë me dhjetë pikë, Fiorentina ka një më pak në vendin e dytë, ndërsa Liverpooli gjendet në vendin e tretë me katër pikë të grumbulluara.
















