Sulmuesi i Valencias, David Villa, ka thënë se bashkëkombësi i tij- portieri i Real Madridit, Iker Casillas- është portieri më i mirë në botë.
Casillas ka debutuar për Spanjën në vitin 2000, ndërsa në ndeshjen e të shtunës kundër Argjentinës, pritet që të regjistrojë paraqitjen e 100-të për përfaqësuesen e tij. “Për mua, Iker është më i miri në botë. Tre portierët që i kemi në ekipin kombëtar, Casillas, Pepe Reina dhe Diego (Lopez), sipas mendimit tim, janë ndër më të mirët në botë”, ka thënë Villa për të përditshmen Marca.
Portugalia dhe Bosnje-Hercegovina do të zhvillojnë dy ndeshje të barashit për një vend që dërgon në Kampionatin Botëror 2010, ndërsa anësori portugez Simao Sabrosa thotë se përfaqësuesja e tij nuk duhet t’i nënvleftësojë ballkanasit.
Të shtunën zhvillohet ndeshja e parë në Estadio Da Luz, ndërsa katër ditë më pas, këto dy përfaqësuese do ta zhvillojnë ndeshjen kthyese në Zenica. “Është ndeshja më e rëndësishme në jetën tonë. Do të japim më të mirën nga vetja që të shënojmë fitore. Pa marrë parasysh se kush shënon, duhet të sigurohemi që Portugalia të shënojë fitore, ashtu që të mos kemi shumë vështirësi në ndeshjen e dytë”. “Fitorja është krejt çka duam... Bosnja është një skuadër e shkëlqyer që ka lojtarë shumë të mirë. Është një skuadër të cilën duhet ta respektojmë. Sot nuk ka lojtarë të dobët dhe përfaqësuese të dobëta”, ka thënë Simao në një konferencë për shtyp.
Trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque, ka paralajmëruar të zgjedhurit te tij të mos e mbivlerësojnë veten në ndeshjen miqësore kundër Argjentinës, e cila zhvillohet të shtunën mbrëma në Vicente Calderon.
“Duhet gjithmonë të ruajmë entuziazmin tonë, sepse nuk ka zonë komforte. Duhet të kemi më shumë vullnet, përpjekje dhe dëshirë për të fituar çdo ndeshje”. “Nuk duhet të mendojmë se nuk mund të mposhtemi, duhet të veprojmë me maturinë të cilën duhet ta kenë sportistët”, ka thënë Del Bosque për El Mundo.
Përkundër eliminimit nga Kupa e Mbretit, drejtori për marrëdhënie institucionale te Real Madridi, Emilio Butragueno, është optimist se Mbretërit mund të fitojnë dy trofetë e mbetura, La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.
“Kanë mbetur edhe dy gara- dy më prestigjiozet. Duhet të dimë si të humbim dhe si të fitojmë. Të gjithë garojnë për të fituar, ngjashëm edhe Real Madridi, por ne e dimë se humbja është e mundur në futboll, madje edhe nga një ekip i ligës së tretë”. “Nuk ka garanci që Real Madridi do të fitojë tituj, por futbolli të jep një mundësi për të pasur sukses ose për të dështuar...” “Kështu që duhet të jemi solid, kemi një skuadër të shkëlqyer dhe duhet të shkojmë ndeshje pas ndeshje, sepse kemi dy javë të rëndësishme përpara nesh”, ka thënë Butragueno për AS.
Sulmuesi i Flamengos, Adriano, ka deklaruar se ka qenë shumë pranë që të bëjë vetëvrasje pasi kishte rënë në depresion, sidomos pas vdekjes së babait të tij.
Adriano ka folur për vdekjen tragjike të portierit gjerman Robert Enke, i cili këtë javë bëri vetëvrasje duke i dalë trenit përpara, duke thënë se e njëjta gjë ka mundur ta gjejë edhe brazilianin. “Depresioni ekziston në sport dhe ne nuk duhet ta nënvleftësojmë këtë problem. Është e domosdoshme që të trajtohet ky problem”. “Më pati kapluar edhe mua, dhe diçka e ngjashme (sikurse vdekja e Enkes) ka mundur të më ndodhë edhe mua”. “Kjo ndodhi në vitin 2004 pas vdekjes së babait tim. Unë përjetova diçka të tillë dhe përfundova duke pasur probleme me alkoolin”, ka thënë për La Repubblica ish-sulmuesi i Interit.
Portieri i Italisë dhe Juventusit, Gianluigi Buffon, ka deklaruar se do ta përfundojë karrierën si futbollist atëherë kur nuk do të ftohet më në përfaqësuese.

Në ndeshjen miqësore kundër Holandës, Buffon do të regjistrojë paraqitjen e 100-të për Italinë dhe kjo e bën të lumtur, mirëpo nuk është diçka e veçantë për të.

“100 ndeshje? Është numër i mirë, por është njësoj si të tjerat. Kombëtarja është gjithmonë e rëndësishme, dhe po ashtu do të përcaktojë edhe fundin e karrierës time”.

“Kur Italia të mos më ftojë më, do të jem shumë, shumë pranë pensionimit”, ka thënë Buffon.
Mungesa e kapitenit të Anglisë, John Terry dhe zëvendëskapitenit Rio Ferdinand, shumë lehtë mund të bëjë që Wayne Rooney të marrë shiritin e kapitenit të Anglisë.

Tre Luanët do të luajnë, po ashtu, në mungesë të Steven Gerrard dhe David Beckham, të cilët e kanë bartur më herët shiritin e kapitenit, prandaj sulmuesi i Manchester Unitedit është kandidat potencial për të qenë kapiten.

Që nga caktimi i tij si trajner i Anglisë, Fabio Capello kishte thënë se përkundër se është i ri në moshë, Rooney një ditë do të jetë kapiten i Anglisë, pasi që ai është një lider dhe është shembull i mirë në fushë.
Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, thotë se ai do ta mbështesë Irlandën për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror, pasi që dëshiron që Franca të dështojë.

Të zgjedhurit e trajnerit Giovanni Trapattoni do të jenë nikoqirë të Francës të shtunën në Croke Park për ta zhvilluar ndeshjen e parë të barashit për në Afrikën e Jugut, ndërsa Lippi do ta mbështesë bashkëkombësin e tij.

“Do t’i mbështes italianët. Shikoni sa shumë italianë janë rreth e qark... Nuk kam asgjë kundër Francës, por do t’i mbështes bashkëkombësit e mi me Irlandën, të cilët janë Trapattoni dhe Tardelli”, u ka thënë Lippi gazetarëve.

Trajneri i Italisë ka caktuar edhe njëmbëdhjetë lojtarët startues për ndeshjen miqësore kundër Holandës: Buffon, Zambrotta, Cannavaro, Chiellini, Grosso, Camoranesi, Pirlo, Palombo, Candreva, Gilardino dhe Palladino.
Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, pëlqen gjithçka në Itali, që nga klubi e qyteti deri te atmosfera në stadiume dhe thotë se nuk pendohet që është larguar nga Madridi.
Sneijder ka vetëm disa muaj që është transferuar në Inter nga Reali i Madridit, por ka shijuar çdo minutë që kur ka arritur në gadishull.“Më pëlqen gjithçka në Itali dhe të luaj këtu është e përkryer. Kurrë nuk kam qenë më i lumtur se që jam në Milano, kurrë nuk e kam pasur këtë ndejë”.“Çfarë më mungon nga Madridi? Absolutisht asgjë. Kurrë nuk jam penduar që jam larguar nga Madridi. Interi është më shumë klub, ka më shumë punë ekipore, njerëzit janë më miqësor dhe ët ndihmojnë të zgjidhësh problemet e vogla”, ka thënë holandezi.
Presidenti i Barcelonës, Juan Laporta, thotë se presidenti i Interit, Massimo Moratti, ishte përpjekur ta angazhojë sulmuesin argjentinas Lionel Messi, por kishte marrë përgjigje negative.
Nuk është sekret që Leo Messi është lojtari favorit i presidentit të Interit, Massimo Moratti, i cili dëshiron ta shohë të riun argjentinas në Giuseppe Meazza.Joan Laporta në një intervistë për Corriere dello Sport ka zbuluar se Moratti ishte përpjekur ta angazhojë Messin, por kishte marrë përgjigje negative.“Nëse ndonjë marrëveshje është e mirë për të dyja klubet, sigurisht se do ta bënim sërish. Moratti u përpoq, por Messi nuk është në shitje. Ai nuk është në shitje. Mund ta harrojë atë. I kam thënë se Messi nuk është në shitje dhe kjo nuk mund të ndodhë”, ka përsëritur disa herë Laporta.
Mesfushori i Mancheseter United, Nani, ka thënë se ai nuk ka kurrfarë problemi me trajnerin e ekipit Sir Alex Ferguson dhe i pranon të gjitha vendimet e tij.
Nani rrezikoi të futet në një zënkë të madhe me Ferguson, pasi deklaroi se ai është mjaft i komplikuar dhe kishte shpjeguar sjelljen e tij ndaj futbollistëve. Por portugezi ka qenë i shpejt të mbulojë gjithçka.“Shpesh flas me trajnerin për paraqitjet e mia. I pranoj vendimet e Ferguson, por dua të luaj më shpesh. Gjërat të cilat ndodhin në futboll duhet të qëndrojnë brenda zhveshtores”.“Pas largimit të Cristiano Ronaldos doja të kem më shumë rol në ekip, por trajneri e bën formacionin. Doja të fitoj shans kundër Chelseat, por nuk arrita. Duhet t’i pranoni momentet e vështira, nuk kam problem me trajnerin”, ka thënë Nani.
Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, mund të mos paraqitet në fushë deri në fund të vitit, bëjnë të ditur mediat angleze.
Lampard pësoi lëndim në muskulin e këmbës gjatë stërvitjes së parë me përfaqësuesen e Anglisë në Doha në përgatitje për takimin miqësor me Brazilin. Mesfushori menjëherë është dërguar në Londër, ku stafi mjekësor i Chelseat ka zhvilluar analiza shtesë për të përcaktuar llojin e saktë të lëndimit dhe duket se ai do të ketë nevojë për më shumë kohë për rikuperim.Sipas mediave në ishull Lampard mund të pauzojë deri në gjashtë muaj, saktësisht deri në fund të vitit, gjë që mbase nuk do t’i pëlqejë trajneri Carlo Ancelotti, i cili e sheh mesfushorin si figurë kyçe në ekip.
MVP i sezonit të kaluar në NBA, LeBron James, ka shënuar 34 pikë për të ndihmuar ekipin e tij Cleveland Cavaliers të shënojë fitore me rezultat 111-104 ndaj Miami Heat në Florida.
Dwyane Wade shënoi pikët më të larta në ndeshje, 36 gjithsej për vendasit, por ekipi i tij pësoi edhe humbjen e dytë të sezonit, krahas gjashtë fitoreve.Mo Williams shënoi 25 pikë për Cavaliers, të cilët tash kanë gjashtë fitore dhe tre humbje këtë fillim sezoni.
Guti thotë se ai është i lumtur në Real Madrid, pavarësisht spekulimeve që e lidhin atë me një largim nga klubi spanjoll.
Mesfushori spanjoll është përplasur me trajnerin Manuel Pellegrini dhe është lënë jashtë formacioni për disa ndeshje, dhe mediat së fundi shkruan për një transferim të tij në Inter në afatin kalimtar të janarit.Por vetë lojtari është zotuar se do t’i qëndrojë besnik klubit të tij dhe se dëshiron ta përfundojë karrierën në Real Madrid.“Dua ta përfundoj karrierën në Real Madrid. Kam kontratë deri në vitin 2011 dhe dua ta përfundoj atë. Tash qëllimi im është të rikthehem të luaj për kombëtaren dhe kjo pauzë ka ardhur në momentin e duhur”, ka thënë Guti.
Genaro Gattuso dhe Ricardo Kaka, SportiSot. Mesfushori i Milanit, Rino Gattuso, thotë se ish-bashkëlojtari i tij Kaka ka humbur shkëlqimin e tij në Real Madrid.
Gattuso është i bindur se Kaka është dobësuar pasi Reali nuk është i përqendruar në formën fizike të lojtarëve.“Ricky ishte mësuar të punojë shumë në formën e tij fizike me ne, madje edhe në ditët e pushimit. Sa mund t’ju tregoj unë, ka shumë pak punë fizike në Madrid dhe dikush si Kaka, i cili është mësuar të stërvitet shumë, dështon”.“Kjo është se pse Kaka në Madrid është një lojtar më ndryshe se Kaka që të gjithë e njohim dhe e duam”, ka shtuar Gattuso.
Klubi spanjoll Atletico Madrid raportohet se është duke kërkuar anësorin e Interit, Ricardo Quaresma.
Portugezi ka dështuar të shkëlqejë në Giuseppe Meazza edhe pas rikthimit nga Chelsea ku kaloi gjysmën e sezonit të kaluar.Quaresma ka frikë se do të mund të humbasë vendin në formacionin e Carlos Queiroz për Kupën Botërore nëse ata mposhtin Bosnjën këtë javë.Drejtori sportiv i Atleticos, Jesus Garcia Pitarch, ka qenë në kontakt me agjentin e Quaresmas, Jorge Mendes, për një transferim të lojtarit në Madrid, që mund të realizohet madje që në afatin kalimtar të janarit.
Lionel Messi Të shtunën Spanja do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Argjentinës, ndërsa portieri Iker Casillas ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij se Lionel Messi do të jetë rreziku kryesor, përkundër ‘namit të keq’ që ka me përfaqësuesen e Argjentinës.
“Është e vërtetë se ai luan ndryshe me Argjentinën. (Por) Messi është Messi dhe ai do të kënaqet teksa do të luajë kundër Spanjës”. “Prandaj ai do të dëshirojë të dëshmojë se është lojtar i madh kundër një skuadre të fortë”, është cituar Casillas nga Marca.