Didier Drogba barazoi rezultatin. Pas dy barazimeve radhazi, Chelsea i është kthyer fitores duke e mposhtur Fulhamin në Stamford Bridge, me rezultat 2-1.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi që në fillim të ndeshjes (4’), me golin e shënuar nga Zoltan Gera. Sulmuesi në top-formë i Bluve, Didier Driogba, barazoi rezultatin në minutën e 73-të, ndërsa një autogol i shënuar nga Chris Smalling (75’), rezultoi fatal për mysafirët. Me këtë fitore Chelsea do të vazhdojë të ruajë kreun, tani me pesë pikë diferencë nga Manchester United, që të mërkurën zhvillon ndeshjen e javës së 20-të kundër Wigan Athletic.
Pas rikthimit sensacional të kampionit të shtatëfishtë në Formula 1, Michael Schumacher, spekulohet se edhe vëllai i tij Ralf do t’u kthehet sërish pistave.
Tabloidi gjerman Bild, ka cituar 34-vjeçarin të ketë thënë se ndjen sërish zjarrin e F1, duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit në garën më prestigjioze automobilistike. Sipas të njëjtit burim, thuhet se Ralf Schumacher ka marrë ofertë nga njëra prej skuderive të reja që do të garojnë në sezonin e ardhshëm në F1 (Lotus, US F1, Campus apo Virgin).
Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, ka vendosur që të luajë ditët e fundit të karrierës së tij me fanellën zikaltër.
Argjentinasi është lojtar i kampionit të Italisë që nga viti 1995, dhe ka mohuar spekulimet se dëshiron të kthehet tek ish-skuadra e tij, Banfield. “Nuk do ta mbyll karrierën time me Banfield. Do të qëndroj tek Inter deri në fund, tifozët Nerazzurë duhet të jenë të qetë”. “Gjithmonë kam shfaqur respekt për dashurinë që kam pranuar nga tifozët e Banfiledit, secilën herë që jam kthyer atje, mirëpo nuk do ta mbyll karrierën time me ta”, ka thënë Zanetti për Goal.com Italia.
Ish-trajneri i Real Madridit, aktualisht trajner i përfaqësues së Anglisë, Fabio Capello, i ka thënë shtypit italian se ai beson që Barcelona dhe Real Madridi, tani gjenden në nivel të njëjtë.
“Para pak kohësh, të gjithë mund të thoshin Barcelona është më e mirë, por jo më. Madridi është shumë i fortë”. “Dikush ka pasur dyshime te Pellegrini. Por ai është i mirë dhe e di se çfarë po bën. A e keni parë si luajnë ata?”, ka thënë Capello për La Gazzetta dello Sport, duke i referuar lojtarëve të Los Blancos.
Presidenti i Juvetusit, Jean-Claude Blanc, ka deklaruar se bardhezinjtë nuk planifikojnë të transferojnë lojtarë të rinj gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Nuk kemi planifikuar ndonjë veprim në merkato, sepse ne kemi kualitet të mjaftueshëm në skuadër”. “Duhet të punojmë me shpirtin ekipor dhe me vullnetin për ta vendosur Juventusin para nevojave individuale”, ka thënë Blanc.
Interi është në kërkim të mbrojtësit të Lazios, Aleksandar Kolarov, të cilin planifikon ta transferojë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas Il Corriere Dello Sport, zikaltrit janë pranë fillimit të negociatave me serbin, i cili vlerësohet shumë nga trajneri Jose Mourinho. Portugezi planifikon ta vendosë Christian Chivun në qendër të mbrojtjes, ndërsa pozitën e mbrojtësit të majtë mund ta zë Kolarov, i cili ka vlerën e rreth 15 milionë eurove.
Klubi nga Serie A, Milani, raportohet se është duke kërkuar portierin e Arsenalit, Vito Mannone.
People shkruan se Mannone, 21-vjeçar, ishte marrë nga Atalanta në vitin 2005 para se ai të nënshkruajë marrëveshje profesionale, me topçinjtë të cilët kanë paguar 350 mijë funte kompensim.Italiani U-21 deri tash ka bërë pesë paraqitje në Ligën Premier dhe katër të tjera në Ligën e Kampionëve. Por me rikthimin e Manuel Almunia dhe Lukasz Fabianksi, Mannone ka zbritur sërish në ekipin rezervë dhe është në kërkim të një ekipi të ri ku do të mund të gjejë vend në ekipin e parë.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, është i gatshëm të ofrojë 45 milionë funte për të siguruar shërbimet e yllit të Bayern Munich, Franck Ribery.
People shkruan se Ancelotti iu ka thënë fansave se nuk do të nënshkruajë me askënd dhe se do të vrapojë i zhveshur nëpër fushën e klubit nëse ai gënjen. Por italiani është nxituar kur ka dhënë deklaratën.Pronari i bluve Roman Abramovich ia ka dhënë paratë Ancelottit dhe dëshiron që ai t’i harxhojë ata, derisa lideri i Ligës Premier dëshiron ta forcojë ekipin gjatë afatit kalimtar të janarit.Dhe Ribery tash është zgjidhja e parë pasi Chelsea e di se ai do të shkojë diku tjetër nëse nuk e siguron atë në Vitin e Ri, me FIFA që ka suspenduar klubin anglez të transferojë gjatë verës së ardhshme.
Reali i Madridit raportohet se do t’i bashkohet betejës për të marrë shërbimet e sulmuesit të Atletico Madrid, Sergio Aguero.
Sipas Marca, Reali dëshiron të sigurojë një marrëveshje për argjentinasin që në afatin kalimtar të janarit për të mposhtur kështu rivalët tjerë të Ligës Premier të interesuar për lojtarin, si Chelsea, Manchester United dhe Manchester City.Reali dëshiron të ofrojë 50 milionë funte për Aguero, edhe pse i riu argjentinas dëshiron ta mbyllë sezonin në Vicente Calderon.Atletico ka pranuar se ky do të jetë sezoni i fundit që ata e kanë Agueron në përbërje dhe tashmë kanë bërë lëvizje për ta zëvendësuar atë duke shënjestëruar yllin e Lanus, Eduardo Salvio.
Ish-sulmuesi i Juventusit, Gianluca Vialli, iu ka thënë biankonerëve të fokusohen të përfundojnë në pozitën e dytë këtë sezon.
Ish-fituesi i Ligës së Kampionëve dhe kapiten i Juventusit, thotë se skudetoja është një hap më larg për klubin e tij të vjetër këtë sezon dhe se ata duhet të përqendrohen të mposhtin Milanin por pozitën e dytë të tabelës, në vend se të luftojnë për kreun e saj.“Tash është një garë për pozitën e dytë. Mendoj se të arrihet Interi tash është e pamundur”, ka thënë Vialli.
Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, ka thënë se ai njihet me trajnerin Leonardo që kur ka pasur 16 vjet.
Pato ka lulëzuar nën drejtimin e Leonardos këtë sezon dhe ndjen se ai mund të arrijë edhe më shumë nën drejtimin e tij.“Leonardo është një person me mëndje të qartë. Për të parën herë kur e kam takuar isha në aeroport, isha 16 vjeçar dhe isha duke udhëtuar në Japoni me ekipin U17. Ai erdhi dhe më pyeti se si isha dhe më dha këshilla të cilat ende i mbaj mend: mos u largo nga klubi, prit, është shumë herët të bësh hapin e madh”, ka thënë Pato.“Gjithmonë jam ndjerë si në shtëpi në Milan. Vërtet. Kur vendosa për të parën herë t’i bashkohem ekipit, pranova telefonata nga Emerson dhe Serginho, ata thanë, ‘Mirë se erdhe në familjen tënde të re’,”, ka shtuar braziliani.
Reali i Madridit raportohet se është i interesuar të transferojë mbrojtësin e Portos, Bruno Alves.
A Bola shkruan se Reali ka kthyer vëmendjen kah mbrojtësi i kombëtares portugeze pasi ka humbur portugezin tjetër, Pepe, i cili do të jetë jashtë fushe për gjithë sezonin për shkak të lëndimit në gju.Megjithatë, presidenti i Realit, Florentino Perez, do të duhet të hapë ‘kuletën’ edhe një herë nëse dëshiron të transferojë Alves që në afatin kalimtar të janarit, çmimi i të cilit vlerësohet rreth 25 milionë funte nga Porto.
Mesfushori i Real Madridit, Fernando Gago, mbetet caku kryesor për klubin italian Fiorentina.
La Nazione shkruan se drejtori sportiv i Violas, Pantaleo Corvino, ka bërë një listë të blerjeve të mundshme në prag të afatit kalimtar të janarit.Më i larti në agjendën e tij është mesfushori argjentinas Gago, i cili nuk po arrin të rehatohet në Madrid nën urdhrat e trajnerit Manuelle Pellegrini. Për Gagon i interesuar thuhet se është edhe Evertoni.
Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka lavdëruar rolin e Wayne Rooneyt pas fitores së djeshme prej 3-1 ndaj Hull Cityt.
Ishte një mbrëmje e ngarkuar për Rooney-n, i cili ishte i përfshirë në të katër golat. Pasi kishte çuar në avantazh Djajtë e Kuq në fund të pjesës së parë, ai ndihmoi në dhënien e penaltisë për Hull që barazoi rezultatin. Por sërish ishte Rooney që pati fjalën e fundit, pasi krijoi golin e dytë dhe të tretë të United.“Ai ishte kërcënim gjithë kohën. Ai është një fitues natyral dhe dëshira e tij është e lindur. Po, ai bëri gabim, por krahas atij një momenti të keq, ai ishte jashtëzakonisht i mirë. Ai mund të ishte goditur më shumë se çdokush nga gabimi, por ai e rregulloi atë në mënyrë të shkëlqyeshme”, ka thënë Ferguson.
Menaxheri i Portsmouth, Avram Grant, dëshiron që lojtarët e tij ta testojnë Arsenalin fizikisht gjatë takimit të së mërkurës.
Grant dëshiron që lojtarët e tij të tregohen të fuqishëm për topçinjtë e Arsene Wenger, kur dy ekipet do të ndeshen në Fratton Park.“Duhet të jemi më shumë agresiv. Ndonjëherë ne mund të jemi shumë të butë. Më pëlqen Wenger. Më pëlqen të bëj gjërat që ai bën, me përjashtim të lojës. Arsenali është një ekip i fuqishëm, por çdo ekip ka të metat e tij. Ne duhet t’i mbajmë sytë në këtë”, ka thënë izraeliti.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se Chelsea do të ngecë në luftë për të fituar titullin e Ligës Premier në mungesë të disa yjeve që do të udhëtojnë në Kupën Afrikane të Kombeve.
Por Wenger po ashtu thotë se kjo është një rast i njëjtë sikur lëndimet me të cilat përballet Arsenali, dhe topçinjtë nuk kanë shumë diferencë me blutë.“Po, por ata do të shkojnë në Kupën Afrikane të Kombeve dhe ne kemi lëndime. Nëse humbni një lojtar për tre javë përmes lëndimeve, është sikur ai të shkojë në Kupën e Afrikës”, ka thënë Wenger.
Menaxheri i Evertonit, David Moyes, e vlerëson Marouane Fellaini si mesfushor shembull në Ligën Premier.
Fellaini shënoj një gol të vonshëm në barazimin 1-1 të Evertonit ndaj Sunderlandit gjatë të dielës.“Ishte një përgjigje se si lojtarët kanë luajtur në dy javët e fundit. Ne luajtëm shumë më mirë dhe dukeshim më shumë si vetvetja dhe në Marouane Fellaini, mbase gjejmë mesfushorin më të mirë në vend për momentin”.“Ai është i jashtëzakonshëm me mënyrën se si luan. Ai ishte i jashtëzakonshëm gjatë të shtunës dhe goli i tij ishte i merituar për mënyrën e lojës”, ka thënë Moyes.
Sheiku Mansour bin Zayed Al Nahyan, padroni aktual i Manchester City, është i gatshëm të ofrojë 1 miliard euro për Realin e Madridit. Sipas të përditshmes sportive spanjolle, “AS”, nuk duket se ka dyshime për finalizimin e projektit të anëtarit të familjes mbretërore të Abu Dhabi. Edhe pse gjendja sociale e klubit e bën më të vështirë, për të mos thënë të pamundur, blerjen e Realit, sheiku Mansour mund të vendosë të ndërmarrë këtë nismë, edhe pse borxhet janë të shumta. Mbledhja mes palëve është parashikuar të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm.
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, thotë se ai është një fans i madh i trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola.
Guardiola ende nuk ka nënshkruar marrëveshjen e re të ofruar nga klubi spanjoll, por Mourinho pret që ai të vazhdojë me kampionin e Evropës dhe Botës. “Pres që Pep Guardiola të mbetet trajner i Barcelonës përgjithmonë. Pep është shumë mirë i adaptuar me kulturën e Barças dhe sigurisht se është trajneri më i mirë për ekipin”, ka thënë Mourinho.