Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo - SportiSot Bosi i Manchester United Sir Alex Ferguson ka ripërsëritur se skuadra e tij po luan shumë mirë edhe pa Cristiano Ronaldon, i cili ju bashkua Real Madridit verën e kaluar për 94 milion euro.
Skuadra e plakut Ferguson është duke korrur rezultate pozitive në Premier Ligë dhe më gjerë edhe pa Ronaldon, kurse ky i fundit po shqyen portat rreth e përçark Europës duke shënuar 13 gola në 12 ndeshje në të gjitha garat.
“Këto gjëra janë të mediave. Shumica e mediave thonë se humbja e Ronaldos është kruciale, por ne kemi vetëm një pikë më pak se që patëm sezonin e kaluar në këtë kohë.”
“Ronaldo ishte një lojtar i mrekullueshëm dhe ishte e paevitueshme për ta mbajtur, por mendoj se mirë po ja bëjmë pa të.”
“Nuk mund të hynim në një sezon duke ditur se shumicën e golave i shënonte Ronaldo. Kemi vendosur që në fillim të sezonit që mesfusha duhet ta ketë barën kryesore për të shënuar gola.
“Valencia është duke luajtur shumë mirë, zhvillimi i tij është shumë i mirë. Ai është tip më ndryshe se i Ronaldos, por ai po bën mirë, kështu që ne e kemi zëvëndësuar pozitën e Ronaldos mjaft mirë.”
“Valencia është djal i qetë dhe i turpshëm. Në sensin e personalitetit nuk mendoj se ai dëshiron të bëhet si Ronaldo.”, përfundoi Fergie.
Bayern Munichu ka konfirmuar se e ka huazuar sulmuesin italian Luca Toni te skuadra e Romës, ku do të qëndrojë deri në fund të sezonit.
“Bayerni e jep lojtarin e vet Luca Toni në huazim te Roma deri më 30.6.2010. Është arritur marrëveshja ndërmjet Romës dhe Bayernit”, shkruan në deklaratën zyrtare të bavarezëve. Toni u transferua te gjiganti gjerman në vitin 2007 nga Fiorentina, mirëpo këtë sezon nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët me trajnerin Louis Van Gaal, dhe për këtë arsye vendosi të largohej nga Bayerni.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, pret që dyshja ofensive Cesc Fabregas dhe Theo Walcott të rikthehen më së largu pas dy javësh.
Pas fitores ndaj Portsmouth, Wenger ka konfirmuar se ai pret që kapiteni Cesc Fabregas të rikthehet pas rreth 10 ditësh, që do të thotë se spanjolli do të mungojë në takimin e kupës FA kundër West Ham United gjatë këtij vikendi, derisa jashtë fushe po ashtu do të jetë edhe Walcott.“Le të themi se të vetmen pyetje që duhet ta bëjmë është nëse Cesc do të arrijë të luajë kundër Evertonit (më 9 janar). Walcott ka dëmtuar muskulin dhe pritet të kthehet njëjtë, nga 10 deri në 12 ditë”, ka thënë Wenger.
David Beckham, i cili do të jetë lojtar i Milanit në pjesën e dytë të sezonit, thotë se do të dëshironte të shënojë kundër ish-ekipit të tij, Manchester United, në takimin e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
Beckham ka qenë tifoz i United që nga fëmijëria dhe ka bërë 394 paraqitje për ekipin anglez duke shënuar edhe 85 gola, para se të largohet nga Old Trafford në drejtim të Real Madridit në vitin 2003.Ndeshja e Milanit përballë Manchester United, do të jetë edhe përballja e parë e Beckham me ish-ekipin e tij.“Nëse shënoj nuk do të festoj. Do të doja të shënoj, por përfundimisht nuk do t’i gëzohem golit. E di se ndonjëherë ky është një rast i madh për të cilin nuk mendoni, andaj kurrë nuk mund të thoni se çfarë do të ndodhë. Por them se nuk dua të festoj”, ka thënë Beckham.
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka shprehur admirimin e tij për sulmuesin e Palermos, Edinson Cavani.
Lojtari i kombëtares uruguaiane tashmë një kohë është duke u lidhur me një transferim te klubi romak.“Cavani është një lojtar i shkëlqyeshëm, por unë nuk do të filloj të diskutoj këto gjëra. E gjithë që do të them është se mund jetë po, ose mund të jetë jo”, ka thënë Tare.
Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, thotë se ata do të vazhdojnë të dominojnë në Evropë, nëse Pep Guardiola do të vazhdojë të jetë trajner.
Si edhe fansat e Barcelonës, edhe Alves është ca i stresuar rreth shtyrjes së kontratës së re të Guardiolas.“Nëse ne vazhdojmë me këtë trajner, do të arrijmë shumë. Ai është çelës për suksesin e këtij ekipi, pasi është në gjendje të nxjerrë më të mirën nga secili prej nesh”.“Me Guardiolan ajo që është e sigurt është se ne nuk do të mund të relaksohemi, pasi ai gjithmonë kërkon të ruajmë ambiciet tona”, ka thënë Alves.
Ekipi nga Arabia Saudite, Al Ittihad, raportohet se është duke kërkuar sulmuesin e Juventusit, David Trezeguet.
Juventusi barazoi me rezultat 2-2 në ndeshjen e mbrëmshme miqësore kundër ekipit saudit, dhe 32-vjeçari francez iu ka lënë përshtypje arabëve dhe është cak kryesor i gjigantit aziatik.Gazeta Eqtesadia shkruan se Al Ittihad është i gatshëm të harxhojë shuma të mëdha të parave për të bindur Trezeguet të transferohet atje që në muajin janar.
LeBron James nuk ka lejuar që Atlanta Hawks të prishë ditëlindjen e tij të 25-të, duke shënuar shifrën më të lartë të sezonit, 48 pikë, në takimin të cilin Cleveland Cavaliers e fituan me rezultat 106-101.
Anderson Varejao ishte një prej kontribuuesve në fitore, pasi shënoi trepikëshin e parë në karrierë kur kishin mbetur 17.2 sekonda, duke i dhënë epërsinë 104-101 Clevelandit.James po ashtu ndihmoi me 10 kërcime dhe gjashtë asistime, derisa Cleveland fitoi ndeshjen e gjashtë radhazi në përgjithësi dhe të 11-të radhazi në shtëpi, ndërsa ndaj Atlantas ka tetë fitore të njëpasnjëshme. Për Atlanta Hawks, Joe Johnson shënoi 35 pikë ndërsa Mike Bibby shënoi 20.
Sulmuesi i Bordeaux, Marouane Chamakh, ka zbuluar se klubi spanjoll Sevilla është i interesuar për shërbimet e tij.
Chamakh do të jetë pa kontratë në fund të qershorit, por thotë se ai thotë se dëshiron të mbetet me klubin spanjoll deri në fund të sezonit.Mbrëmjen e kaluar, Chamakh zbuloi se Arsenal, Juventus dhe Inter Milan që të gjithë kanë qenë në kontakt me të, ndërsa po ashtu ka konfirmuar interesimin e Sevillas.Sevilla mund të bëjë një hap në transferimin e marokenit nëse Luis Fabiano largohet në fund të sezonit, sipas gjasave në drejtim të Manchester United ose Chelseat.
Mbrojtësi i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, thotë se mbretërit synojnë të fitojnë Ligën e Kampionëve dhe kampionatin spanjoll këtë sezon.
Ekipi i mbushur me yje të shtrenjta pati nevojë për ca kohë për t’u stabilizuar, por së fundi ata kanë fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet në kampionatin spanjoll dhe qëndrojnë vetëm dy pikë prapa liderit, Barcelonës.“Mendoj se ne të gjithë pajtohemi se kemi bërë progres. Ne kemi ecur një hap më përpara në lojën tonë, ne shënojmë shumë dhe jemi të fuqishëm në mbrojtje”.“Të fitojmë La Ligan dhe Ligën e Kampionëve është vështirë, por ne kemi potencial dhe jemi duke luftuar dhe dëshmuar se mund t’i arrijmë të dyja. Liga e Kampionëve po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u fituar. Duhet të luani kundër më të mirëve në Evropë”, ka thënë Arbeloa.
Mesfushori i LA Galaxy, David Beckham, i cili pjesën e dytë të sezonit do ta kalojë në Milan, thotë se edhe pas shitjes së Cristiano Ronaldos, Manchester United vazhdon ta ketë shkëlqimin që e kishte më herët.
Beckham thotë se ish-ekipi i tij nuk ka nevojë të gjejë ndonjë zëvendësim për Cristiano Ronaldo, pasi ka lojtarë të shkëlqyeshëm në ekip.“Kur e humbni dikë si Cristiano, ju humbni shumë, jo vetëm në fushë por edhe në dhomën e zhveshjeve po ashtu. Por nuk do të thosha se ata janë më të dobët, pasi ata kanë lojtarë të shkëlqyeshëm në ekip”, ka thënë Beckham.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, hapur ka deklaruar se ai do të përpiqet të nënshkruajë me lojtarët më të mirë në Liverpoolit.
Të kuqtë kanë do të përballen me një krizë financiare nëse do të mbeten jashtë Ligës së Kampionëve në sezonin e ardhshëm. Dhe Mancini thotë se do të përgatitet të bëjë oferta për lojtarët më të mirë të këtij klubi.“Nëse ata i shesin Steven Gerrard, Javier Mascherano dhe Fernando Torres, City do të jetë i interesuar t’i blejë. Ne në City do të bëjmë gjithçka për të penguar Liverpoolin të përfundojë në top katërsh”, ka thënë Mancini.City do të duhet të përgatisë më shumë se 100 milionë funte për të marrë emrat e mëdhenj të Liverpoolit, por kjo nuk do të ishte problem për miliarderët arab.
Festa e vendasve. Kampioni në fuqi i Ligës Premier, Manchester United, ka shënuar fitore me rezultat 5-0, në ndeshjen e zhvilluar në Old Trafford kundër Wigan Athletic.
Djajtë e Kuq shënuan tri herë në pjesën e parë, ndërsa realizues ishin Wayne Rooney (28’), Michael Carrick (32’) dhe Rafael Da Silva (45’). Në pjesën e dytë, vendasit realizuan dy gola të tjerë me anë të Dimitar Berbatov (50’) dhe Luis Antonio Valencia (75’). Pas kësaj fitoreje, United ngushton diferencën e Chelseat në dy pikë.
Samir Nasri feston golin e dytë. Arsenali po vazhdon të qëndrojë pranë kreut të tabelës, ndërsa fitoren e radhës e shënoi kundër Portsmouthit në Fratton Park, me rezultat 4-1.
Mysafirët krijuan avantazh të dyfishtë në pjesën e parë, me golat e Eduardos (28’) dhe Samir Nasrit (42’), dhe me rezultat prej 2-0 përfundoi gjysma e parë. Në pjesën e dytë, ishin sërish mysafirët që shënuan golin e tretë, ndërsa realizues ishte Aaron Ramsey (69’). Vendasit ngushtuan epërsinë në 3-1 me golin e Nadir Belhadj (74’), i cili rezultoi të ishte goli i nderit për Portsmouthin. Për rezultatin përfundimtar të ndeshjes u përkujdes Alexandre Song Bilong, i cili shënoi golin e katërt për Topçinjtë (81’).