Të dielën mbrëma është zhvilluar Derby della Madonnina, ndërmjet rivalëve të përjetshëm të qytetit të Milanos, Inter dhe Milan.Derbi më i madh lokal në botë ka përfunduar me fitoren e Interit me rezultat prej 2-0.
Edhe pse nga minuta e 27-të Nerazzurët luajtën me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të Wesley Sneijder me karton të kuq, kampioni në fuqi menaxhoi që ta fitonte ndeshjen.
Goli i parë në ndeshje erdhi pas një gabimi të Abates, të cilin e shfrytëzoi Diego Milito për ta dënuar Milanin (10’), dhe me epërsi minimale të zikaltërve përfundoi pjesa e parë.
Në fraksionin e dytë të lojës (65’), maqedonasi Goran Pandev shënoi golin e sigurisë për Interin, që me këtë fitore përforcohet në krye të tabelës dhe dëshmon se kundërshtarët do ta kenë të vështirë që t’ia marrim titullin edhe këtë sezon.
Në minutat shtesë të ndeshjes, Lucio u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (90'+3), ndërsa Ronaldinho dështoi të shënonte nga pika e bardhë.
Kampioni në fuqi i Australian Open, Rafael Nadal, ka shënuar fitore ndaj kroatit Ivo Karlovic pas katër setesh (6-4, 4-6, 6-4, 6-4), ndërsa në çerekfinale do të ndeshet me britanikun Andy Murray.“Të qenit në çerekfinale më jep shumë vetëbesim, por kam një përballje shumë të vështirë kundër Andyt”, tha Nadal pas fitores.
Nga ana tjetër, Murray ka fituar pas një performance të shkëlqyer kundër John Isner, të cilin e mposhti 3-0 në sete (7-6, 6-3, 6-2).
Arsenali është përjashtuar nga Kupa Fa, pasi është mposhtur nga Stoke City me rezultat 3-1, në ndeshjen e zhvilluar të dielën në Britannia Stadium.Ricardo Fuller shënoi një gol të hershëm (2’) për të kaluar vendasit në epërsi, ndërsa pa përfunduar pjesa e parë (42’), Topçinjtë barazuan rezultatin me golin e Denilson.
Mirëpo, Fuller kaloi sërish Stoke Cityn në epërsi në minutën e 78-të, derisa Dean Whitehead vulosi fitoren (86’).
Viola është mposhtur me rezultat 3-0 si mysafir i Palermos, ndërsa Genoa dhe Napoli kanë shënuar fitore me rezultate identike, prej 2-0.Me golat e Abel Mathias Hernandez (27’ dhe 36’) dhe Igor Budan (58’), Palermo ka shënuar fitore bindëse përballë Fiorentinas që nuk po gjen formën e mirë kohëve të fundit.
Ndërkohë Genoa e ka mposhtur Atalantan me rezultat 2-0, kurse Napoli ka fituar si mysafir i Livornos me po të njëjtin rezultat.
Skuadra e Lazios ka barazuar para tifozëve të vet kundër Chievos me rezultat 1-1, ndërkohë që Sampdoria ka fituar si mysafir i Udineses.Biancocelestët kaluan të parët në epërsi me golin e Guglielmo Stendardos (18’), ndërsa Sergio Pellissier barazoi rezultatin (77’).
Në këtë ndeshje luajti edhe sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani, i cili u inkuadrua për Chievon nga minuta e 62-të.
Në takimin tjetër, Sampdoria fitoi me rezultat 3-2 përballë Udineses, edhe pse dy herë u gjet në disavantazh.
Njoftohet se menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, është në bisedime me homologun tij tek arsenali, Arsene Wenger, për transferimin e holandezit, Ryan Babel.Deri më tani, Babel ka refuzuar kalimin te Birminghami dhe Sunderlandi, mirëpo Sunday People njofton se trajneri spanjoll dëshiron që t’ia shesë atë Arsenalit.
Mirëpo pengesa kryesore është shuma që kërkon Benitez (11 milionë funte), të cilën Wenger vështirë se do ta paguajë.
Ndërkohë, sipas spekulimeve, për të ulur çmimin, në marrëveshje mund të përfshihet edhe Fran Merida, të cilit i përfundon kontrata me Topçinjtë në fund të sezonit.
Arsyeja që Benitez dëshiron ta largojë Babelin është për të grumbulluar para për transferimin e Kenwyne Jones nga Sunderlandi.
Sulmuesi i Romës, Luca Toni, mund të mungojë një muaj si pasojë e lëndimit që pësoi në ndeshjen kundër Juventusit.Il Corriere dello Sport njofton se italiani ka lënduar pulpën e këmbës së djathtë, kështu që mund të komplikohet një problem të cilin Toni e ka pasur gjatë javës që shkoi.
Pritet që Toni t’iu nënshtrohet edhe disa ekzaminimeve tjera mjekësore për të vërtetuar diagnozën, dhe nëse është e vërtetë, atëherë do t’i nevojiten së paku 30 ditë për t’u rikuperuar.
Kjo mund të jetë një goditje e rëndë për Romën, duke qenë se sulmuesi sapo është huazuar nga Bayern Munichu.
Legjenda braziliane Ronaldo, i cili aktualisht luan për skuadrën Corinthians, ka deklaruar se është tifoz i Rossonerëve dhe jo i Nerazzurëve, përkundër se ka bartur fanellën e zikaltërve për pesë vite (1997-2002).Të dielën mbrëma zhvillohet Derby della Madonnina, ku përballen dy skuadrat, fanellat e të cilave i ka bartur sulmuesi brazilian, mirëpo edhe pse ka qëndruar më shkurtë te Milani, Ronaldo mbështet Rossonerët.
“Ka kaluar shumë kohë që nga qëndrimi im tek Interi. Ende kam simpati për ta, mirëpo qëndrimi te Milani ka qenë më i afërt dhe kam krijuar raporte të jashtëzakonshme atje”.
“E kam njohur të gjithë klubin shumë mirë dhe ambienti te Milani është më ndryshe se kudo tjetër. Mbi të gjitha, mendoj se jam tifoz i Milanit”, ka thënë ‘Fenomeni’ për Sky Sport Italia.
Duket se durimi i Juventusit ka përfunduar. Bardhezinjtë kanë vendosur ta shkarkojnë trajnerin Ciro Ferrara pas humbjes së të shtunës mbrëma nga Roma.E përditshmja e afërt me Juven, La Stampa, njofton se në 48 orët e ardhshme Ferrara do të shkarkohet nga posti i trajnerit.
Mendim të kundërt ka presidenti i Juves, Jean-Claude Blanc, i cili dëshiron ta mbajë ende në këtë post trajnerin aktual, mirëpo pronarët e klubit kanë marrë vendim për largimin e tij.
Sipas gazetës, Ferrara do të qëndrojë vetëm sa Juventus të gjejë zëvendësuesin e tij, ndërsa listës i prin trajneri i Rusisë, Guus Hiddink.
Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, ka mohuar sugjerimet se fituesi i Derby della Madonnina, ndërmjet Milanit dhe Interit, do të vendosë për fituesin e titullit, por është shprehur i emocionuar para ndeshjes.“Edhe nëse Milani humb, duhet të jeni të sigurt se Kampionati do të mbetet i hapur ngjashëm sikurse është sot: ata nuk do të dorëzohen”, ka thënë ish-kapiteni i Rossonerëve për La Gazzetta dello Sport.
Maldini nuk ka mundur të japë parashikimet e tij për rezultatin e ndeshjes, por natyrshëm, ka favorizuar kuqezinjtë dhe njëherit ka mbështetur shpresat e tij te Ronaldinho.
“Të themi se gjithçka mund të ndodhë. Por shpresoj që Ronaldinho ta vendosë lojën...”, ka përfunduar ish-mbrojtësi italian.
Drejtuesit e Yamahas kanë frikë se Valentino Rossi mund të lë motoçiklizmin për Formula 1.Shefi i Yamaha MotoGP, Davide Brivio, ka thënë se paraqitja e mirë e Rossit me bolidin e Ferrarit gjatë një testi në Spanjë, mund të bëjë që italiani të mendojë për të kaluar në Formula 1.
“Duhet të shqetësohem për kohën e shkëlqyer (që arriti), sepse Valentinos mund t’i shfaqet dëshira për ta ndërruar sportin”, ka thënë Brivio për Gazzetta dello Sport.
Kontrata e Rossit me Yamahan përfundon këtë sezon, ndërsa është spekuluar se ai mund të kalojë te skuadra tjetër e motoçiklizmit, Ducati, mirëpo Brivio nuk ia ka frikën Ducatit, por Ferrarit.
John Arne Riise siguroi tre pikët e Romës në ndeshjen përballë Juventusit, duke shënuar golin e fitores në fund të ndeshjes, dhe norvegjezi nuk e fsheh gëzimin për këtë gjë.“Ishte padyshim goli më i rëndësishëm, për mua dhe për skuadrën. Në pesë minutat e fundit luajta si sulmues dhe shënova, prandaj jam shumë i lumtur”
“Pizzaro më pasoi një top të shkëlqyer, ndërsa unë isha vetë në gjashtëmbëdhjetëmetërsh, dhe arrita të shënoj golin e fitores. Luajtëm shumë mirë dhe fituam ndeshjen”, ka thënë Riise.
Roma përmbysi epërsinë e Juventusit duke e mposhtur në Torino, ndërsa kapiteni Alessandro Del Piero shprehet i zhgënjyer dhe nuk i thotë JO shkarkimit të Ciro Ferraras.“Është vështirë të gjej fjalët dhe të vazhdojmë tutje, por nuk kemi alternativë tjetër. Ky nuk është Juventusi i vërtetë, sepse kjo ishte një ndeshje ku në rastet tjera do ta kishim përfunduar punën”, ka thënë ikona e Juves.
I pyetur nëse duhet të japë dorëheqje trajneri Ciro Ferrara, Del Piero është përgjigjur: “Nuk e di nëse duhet të japë dorëheqje dhe nuk dua të mendoj për këtë. Qëllimi im është që të punoj dhe të dëgjoj atë që më thotë ai, dhe si kapiten duhet të bëj gjithçka për të ndihmuar”, ka shtuar 35-vjeçari.
Ruud van Nistelrooy ka zyrtarizuar kalimin te skuadra gjermane Hamburg, si transfer i lirë.Holandezi ka nënshkruar kontratë prej një vit e gjysmë, ndërsa konfirmimin për transferimin e tij e ka bërë trajneri i Hamburgut, Bruno Labbadia.
“Po, kemi arritur një marrëveshje. Jam shumë i lumtur që ai vendosi të na bashkëngjitej neve”, ka thënë Labbadia.
Derbi i parë i javës së 21-të në Serie A, është zhvilluar në Stadiumin Olimpik të Torinos, ndërmjet Juventusit dhe Romës.Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma ka përfunduar me fitoren e Giallorossëve me rezultat prej 2-1.
Në fraksionin e parë të lojës Juventusi ishte skuadër dominuese, megjithatë pas 45 minutave rrjetat heshtën.

Në minutën e 68-të të ndeshjes u akordua penallti në favor të Romës, të cilën e shndërroi në gol legjenda e skuadrës tjetër, Francesco Totti.

Në minutën e 83-të, portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, bëri më të mirën e mundshme për të shpëtuar golin, duke ndërhyrë si lojtar i fundit ndaj Riises, jashtë gjashtëmbëdhjetëmetërshit, por kjo i kushtoi me karton të kuq.
Megjithatë, në minutat shtesë të ndeshjes (90’+2), pas një harkimi të Pizzaros, John Arne Riise shënoi golin e fitores për Romën.

Pas kësaj fitoreje, kryeqytetasit i afrohen në vetëm dy pikë Milanit, që të dielën zhvillon derbin lokal kundër Interit, ndërsa me këtë humbje Juventusi fundoset edhe më shumë.
Blaugranët kanë shënuar fitore me rezultat 3-0 si mysafir i Valladolidit, në dnehsjen e zhvilluar në stadiumin Zorrilla.Katalunasit krijuan epërsi të dyfishtë në pjesën e parë, ndërsa realizues ishin Xavi (21’) dhe Dani Alves (22’), ndërsa ky i fundit ishte i përfshirë në të dy golat: në të parin si asistues dhe në të dytin si realizues.
Në pjesën e dytë (56’), mysafirët shënuan golin e tretë me anë të futbollistit numër një në botë, Leo Messi, ndërsa në këtë gol ishte i përfshirë edhe Zlatan Ibrahimovic.
Pas kësaj fitoreje, Barca ka shtuar edhe më shumë diferencën e pikëve ndaj Real Madridit, që të dielën zhvillon ndeshjen e javës së 19-të në La Liga kundër Malagas.
















