Sipas njoftimeve më të reja në Itali, Hernan Crespo është rikthyer te skuadra e tij e dikurshme- Parma.
Më herët agjenti i argjentinasit tha se Genoa dhe Parma janë në bisedime për një transferim të mundshëm, ndërsa tani tuttomercatoweb shkruan se tashmë është arritur marrëveshja, dhe së shpejti pritet konfirmimi zyrtar.
Crespo u transferua te Genoa në fillim të këtij sezoni dhe është paraqitur në 16 ndeshje këtë sezon.
Mirëpo, dëshira e 34-vjeçarit që të luajë për përfaqësuesen e tij në Kampionatin Botëror 2010, ka bërë që ai të kërkojë një skuadër ku do të jetë rregullisht titullar.
Kampioni në fuqi i Formula 1, Jenson Button, parashikon njërin nga sezonet më të mira në historinë e F1, teksa po përgatitet ta mbrojë titullin me automjetin e tij të ri, McLaren.
Këtë vit, Button do ta ketë konkurrent shokun e skuadrës Lewis Hamilton, pastaj legjendën e rikthyer Michael Schumacher (Mercedes), si edhe pilotin e ri të Ferrarit, Fernando Alonso.
“Ka kaluar kohë qëkur kemi pasur katër kampionë bote në garë. Është ndoshta (sezoni) më i mirë që është parë ndonjëherë”, ka thënë Button.
Zvonimir BobanIsh-lojtari i Milanit, Zvonimir Boban, ka kritikuar vendimin e Juventusit për sjelljen e Alberto Zaccheronit në postin e trajnerit.
Kroati ka qenë pjesë e skuadrës së Zaccheronit, e cila në vitin 1999 fitoi Scudetton, mirëpo ai thotë se ish-trajneri i tij nuk është njeriu i duhur për Juven.
“Jo (ai nuk është i duhuri për Juven), është humbur stili dhe pajtohem me atë që tha Jose Mourinho, Juve nuk e ka respektuar Ferraran”.
“Klubi nuk ishte asnjëherë i afërt me të, gjë që duhet të ndodhë te klubet serioze. Edhe me mënyrën si ndodhi, është krejt absurde dhe nuk ka asgjë elegante në gjithë këtë”.
“Sa i përket Zaccheronit, ai nuk ka pasur punë dhe mund të kuptohet se dëshiron të kthehet, por ai e ka humbur stilin duke pranuar një rol të shkurtër katërmujor”.
“Ai do ta ketë shumë të vështirë që ta drejtojë këtë skuadër. Mendoj se do të kishte qenë më mirë që të vazhdohej me Ferraran”, ka përfunduar Boban.
Të dielën zhvillohet superderbi i Ligës Premier, ndërmjet Manchester Unitedit dhe Arsenalit, ndërsa trajneri i Topçinjve, Arsene Wenger, thotë se e ka njeriun e duhur për ta ndalur sulmuesin në top-formë, Wayne Rooney.
Duket se Wenger do ta inkuadrojë nga minuta e parë të rikthyerin tek Arsenali, Sol Campbell, qëllimi i të cilit do të jetë neutralizimi i Rooneyt.
“Mendoj se ai (Campbell) mund ta ndalë Rooneyn. Ai ka përvojë dhe i pëlqejnë ndeshjet e mëdha”, është shprehur francezi, i cili ka thënë se Campbell mund të luajë nëse nuk luan Thomas Vermaelen.
Finalja e sivjetme e Australian Open do të zhvillohet të dielën, ndërmjet Roger Federer dhe Andy Murray, ndërsa tenisti numër një në botë thotë se presioni do të jetë mbi tenistin britanik.
“Mendoj se atij i duhet më shumë (trofeu) se mua, prandaj mendoj se presioni më i madh do të jetë mbi të”.
“Por do të shohim se si do të përballet me të. Ai nuk do ta ketë lehtë, kjo është e sigurt”, është shprehur zvicerani 28-vjeçar.
Për të arritur në finale, Murray eliminoi Rafael Nadalin, i cili u tërhoq gjatë setit të tretë si pasojë e lëndimit, ndërsa Federer të premten eliminoi Jo-Wilfried Tsongan me fitore bindëse 3-0 në sete.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka reaguar ndaj angazhimeve të Interit për të transferuar lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messi.
Laporta është i njoftuar për interesimin dhe planet e zikaltërve, por e ka bërë të qartë se kampioni i Spanjës nuk do të lejojë largimin e argjentinasit.
“E di se Moratti e dëshiron Messin, sepse atij i pëlqejnë lojtarët që luajnë me këmbë të majtë, ndërsa Messi është lojtari më i mirë në botë që luan me të majtën”.
“Të sqarojmë, për ne ai nuk është në shitje, madje nuk është e mundur të caktohet as çmimi”, ka thënë Laporta për Sky Sport Italia.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka shprehur keqardhjen e tij për problemet e Juventusit.
Bardhezinjtë shkarkuan trajnerin Ciro Ferra dhe angazhuan Alberto Zaccheronin, si pasojë e paraqitjeve të dobëta, ndërsa ishte pikërisht Interi që mbrëmë eliminoi Juven edhe nga Kupa e Italisë.
“Pash një Juventus të mirë kundër nesh. Ata luajtën mirë dhe nuk dukej se kishte ndonjë problem ndërmjet trajnerit dhe lojtarëve ose diçka tjetër”.
“Ata e kanë një situatë të cilën duhet ta zgjidhin vetë dhe e di se nuk është lehtë të zgjidhësh gjëra të tilla”.
“Nuk do ta lejoj veten që t’i jap këshilla Juventusit, por më vjen keq për situatën e tyre të vështirë, megjithëse s’mund të them asgjë”, citohet Moratti nga faqja zyrtare e Nerazzurrëve.
Juventusi ka shkarkuar trajnerin deritanishëm Ciro Ferrara, ndërsa e ka caktuar trajner Alberto Zaccheronin, i cili do ta udhëheqë Zonjën e Vjetër deri në fund të sezonit.
Pritet që ish-trajneri i Milanit, Interit dhe Udineses t’ia kthejë namin Juves dhe ta ngrejë në njërën nga tre pozitat e para në tabelë.
“Nga sot Juventusi ka një trajner të ri: Alberto Zaccheroni”, shkruan në deklaratën zyrtare të klubit, dhe pikërisht pas seancës së sotme stërvitore, Zaccheroni do të prezantohet para mediave.
Burime nga Barcelona bëjnë të ditur se klubi ka siguruar të holla të mjaftueshme për të bindur Arsenalin ta shesë kapitenin Cesc Fabregas.
Sport shkruan se Barcelona do ta ‘mbulojë’ me para Arsenalin për të lejuar largimin e mesfushorit spanjoll.
Marrëveshja në mes të lojtarit dhe Barcelonës tashmë thuhet se është arritur. Të dyja palët janë pajtuar për gjithçka, madje edhe për detajet më të vogla.
Deri në ditën kur të arrihet marrëveshja mes klubeve të dy, edhe klubi edhe lojtari do t’i mohojnë kontaktet.
Mesfushori David Beckham i ka porositur fansat e Milanit të ruajnë besimin për triumf në kampionatin italian edhe pas humbjes në derbin e qytetit nga Interi gjatë të dielës.
Rosonerët u mposhtën me rezultat 2-0 ndaj rivalit të hidhur, duke iu dhënë fund edhe tre fitoreve radhazi. Ndërkohë Interi e ruan statusin e të pamposhturit në shtëpi këtë sezon.
“Jemi të zhgënjyer nga rezultati por kjo mund të ndodhë në futboll. Megjithatë, asgjë nuk është humbur pasi ka ende shumë ndeshje të mbetura për t’u luajtur. Ne ende mund të besojmë në Skudeton. Vetëm duhet ta lëmë humbjen prapa dhe t’u kthehemi fitoreve të dielën”, ka thënë Beckham.
Njëshi i Manchester United, Wayne Rooney, nuk pret që Manchester City të jetë sfidues serioz për tituj në një të ardhme të afërt.
“City është përmirësuar shumë këtë vit dhe ka pritje për trofe. Por megjithatë mendoj se do të ketë nevojë për kohë që dikush të arrijë atje ku janë top ekipet për momentin”.
“Me historinë e United prapa, titujt që ka fituar gjatë 20 viteve të fundit, nuk mund të arrini atje për vetëm një sezon. United ende është larg”, ka thënë Rooney.
Roger Federer ka treguar formën e tij më të mirë duke shkatërruar Jo-Wilfried Tsonga në tre sete (6-2, 6-3, 6-2) dhe për të siguruar vend në finalen e Australian Open.
Numri një i botës do të takohet me britanikun Andy Murray në finalen e të dielës, që do të jetë një përsëritje e finales së US Open të vitit 2008, të cilën e fitoi zvicerani.
Federer kurrë nuk pati telashe nga finalisti i Australian Open 2008, Tsonga, dhe e fitoi ndeshjen brenda vetëm 88 minutash.
Përballja e të dielës do të jetë finalja e tetë radhazi Grand Slam dhe e 22-ta në karrierën Federer. Ai ka fituar 15 nga 21 finalet e kaluara.
Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, ka thënë se ekipi i tij do të mbetet në krye të tabelës së Ligës Premier dhe se kampionati anglez tashmë është i siguruar.
Blutë mposhtën Birmingham Cityn me rezultat 3-0 gjatë takimit të mesjavës për të rimarrë kreun e tabelës dhe Lampard i ka paralajmëruar rivalët se nuk ka askush që do ta zmbrapsë më Chelsean.
“Është ndjenjë e mirë të rikthehesh në maje. Edhe pse menduam se kemi ndeshje më pak të zhvilluara, nuk na pëlqeu ta shohim veten në pozitën e tretë. Sigurisht do të jetë edhe më mirë të shënojmë fitore ndaj Burnleyt të shtunën dhe të shtojmë diferencën para se Arsenal dhe United të përballen mes tyre”.
“Burnley do të jetë një ndeshje e vështirë, por nëse ne mund të vazhdojmë kështu si luajmë, me kualitet, qëndrueshmëri dhe pasime, do të kemi shans të mirë të zgjerojmë diferencën”, ka thënë Lampard.
Rashard Lewis ka shënuar kur kishin mbetur 1.3 sekonda për t’i dhënë fitoren 96-94 Orlando Magic në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi ndaj rivalit të Konferencës Lindore, Boston Celtics.
Lewis shënoi pikët më të larta në ndeshje, 23 pikë për Magic, ndërsa Rasheed Wallace huqi një tentim për tre pikë për Celtics në gjuajtjen e fundit të ndeshjes derisa mbaroi sekonda e fundit.
Dwight Howard shënoi 19 pikë për Orlando, që tash kanë 30 fitore dhe 16 humbje. Ray Allen përfundoi me 20 pikë derisa Wallace me 17 për Boston, që mbetet në kuotën e 29 fitoreve dhe çon në 14 numrin e humbjeve këtë sezon.
Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, thotë se ai do të jetë i gatshëm për takimin e Ligës së Kampionëve përballë Manchester United.
Pato sapo është rikthyer nga Brazili ku ka mjekuar muskulin e lënduar dhe thotë se ndjehet mirë dhe i gatshëm për t’u rikthyer në momentin e duhur.
“Ndjehem mirë dhe sigurisht se do të jem aty kundër Manchester United më 16 shkurt”, ka thënë braziliani.
20-vjeçari po ashtu ka komentuar edhe derbin e qytetit përballë Interit, duke thënë se pavarësisht humbjes së rosonerëve gara për titull mbetet e hapur.
“E kam parë derbin në TV. Ne humbëm por sezoni nuk ka mbaruar. Ka ende shumë ndeshje për t’u zhvilluar”, ka shtuar Pato.
Mesfushori i Valencias, Manuel Fernandes, ndodhet sot në Milan për të kaluar testet mjekësore te Interi.
Nëse portugezi kalon me sukses testet ai do të nënshkruajë me Interin si huazim deri në fund të sezonit me mundësinë që marrëveshja të bëhet e përhershme për një shumë prej 10 milionë funtesh.
Ndërkohë raportohet se Valencia ka humbur edhe në lojtar, mbrojtësin e majtë Asier del Horno, i cili është huazuar te Deportivo La Coruna.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka konfirmuar se Eidur Gudjohnsen ka arritur në White Hart Lane si huazim deri në fund të sezonit.
“Thjesht mendoj se ai është një lojtar i mirë dhe ai mund të luajë në disa pozita për ne, ai mund të luajë në mesfushë ose si mesfushor sulmues nëse ne dëshirojmë ta ndërrojmë sistemin”.
“Andaj po, ne e kemi huazuar atë deri në fund të sezonit dhe do të shohim se si shkon”, ka thënë Redknapp.
Gudjohnsen, i cili kaloi tetë vite në Angli me Boltonin dhe Chelsean në mes të viteve 1998 dhe 2006, rikthehet në Ligën Premier pasi dështojë të gjejë veten në kampionatin francez te Monaco.
West Ham po ashtu ishte i interesuar në sulmuesin me përvojë, por u mposht nga rivali tjetër i kryeqytetit.
Menaxheri i Sunderlandit, Steve Bruce, ka paralajmëruar lojtarët e tij se dy ndeshjet e radhës do ta shpëtojnë sezonin e tyre, pas humbjes 2-0 nga Evertoni.
Ekipi ku angazhohet kosovari Lorik Cana është tre pikë mbi zonën e rrezikut, dhe takimet e radhës do t’i zhvillojë përballë Stoke Cityt dhe Wiganit të dyja në fushë vendore dhe Bruce beson se këto mund ta rikthejnë në rrugë të mirë ekipin.
“Kemi qenë në një periudhë të tmerrshme por do të kthehemi në ndeshjet në shtëpi që do ta definojnë sezonin tonë. Ne duhet të nxjerrim rezultate nga këto ndeshje dhe nëse ia dalim atëherë jemi të zotë”, ka thënë Bruce.
Atletico Madridi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pasi ka eliminuar Celta Vigon, me rezultat të përgjithshëm 2-1.
Takimi i parë i zhvilluar në kryeqytet përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, kurse ndeshja kthyese zhvilluar të enjten mbrëma në stadiumin Balaidos, përfundoi me fitoren minimale të madrilenëve.
Goli i vetëm në ndeshje u shënua nga Diego Forlan (26’), i cili mjaftoi për kualifikimin e Atleticos.
Në gjysmëfinale ka kaluar edhe Getafe, përkundër humbjes prej 1-0 nga Mallorca. Getafe fitoi në ndeshjen e parë si mysafir me rezultat 2-1, prandaj kualifikohet falë golit në terren mysafir.
Real Madridi ka humbur apelin për dënimin me suspendim dy ndeshje moslojë për super yllin Cristiano Ronaldo pas kartonit të kuq ndaj Malagës.
E përditshmja madrilene Marca ka konfirmuar sot se Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) gjegjësisht Komiteti i apelimeve pranë kësaj federate, ka vendosur të mos përfill kërkesën e Los Blancos.
Tre anëtarët e këtij komiteti Joseph Diaz, Pedro Garcia Perez dhe Francisco Rubio Sanchez kanë vendosur që të mos dëgjojnë për ankesat e Realit.
Rasti ndodhi javë më parë në takimin me Malagën kur Ronaldo me brrylin e tij theu hundën e kundërshtarit të tij.
Ishte po Ronaldo ai që gjatë gjithë javës nëpër shumë deklarata u shpreh se nuk kishte asgjë të qëllimshme aty.
Mirëpo këtu nuk mbaron gjithçka.
Nëse Real Madrid dëshiron që vërtetë Ronaldo të luaj, atëherë duhet të zgjeroj terenin e rastit, gjegjësisht duhet të shtroj argumentet pranë komisionit disciplinor pranë federatës Spanjolle.