Përzgjedhësi i Azzurëve, Marcello Lippi, është shprehur se bashkëkombësi i tij, Fabio Capello, ka arritur t’i sjellë identitet kombëtares së Tre Luanëve dhe shton se ai do të kishte dëshirë të përballej me të në finale të Kampionatit Botëror.“Anglia është shndërruar në një ekip të rëndësishëm dhe ata kanë kërkuar diçka që nuk e kanë pasur në të kaluarën. Ata janë më konkret dhe kanë një trajner që i udhëheq”.
“Ka mundësi që ne të takohemi me ta në finale për shkak të mënyrës se si do të zhvillohet Kampionati Botëror. Do të ishte e bukur. Do të doja ta shihja reagimin e Capellos kur të dëgjonte himnin e Italisë”, ka thënë Lippi për La Gazzeta dello Sport.
Italia e fillon fushatën e saj në Botëror me ndeshjen ndaj Paraguait më 14 qershor, kurse Anglia e fillon garën dy ditë më herët ndaj SHBA-ve.
Pas skenave të të mërkurës mbrëma, në të cilat ai hodhi në tokë fanellën e Interit dhe me nxitim u largua nga fusha pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit në takim ndaj Barcelonës, Mario Balotelli ka dhënë një deklaratë të jashtëzakonshme ku thotë se është i gatshëm për t’u bërë futbollisti më i mirë në botë.“Mendoj se ekzistojnë vështirësi për të më kuptuar. 80 për qind e jetës time kaloi larg skenës. Nëse gjërat nuk shkojnë mirë atëherë ju nuk mund të buzëqeshni. Njerëzit mund ta ndryshojnë mendjen nëse më shohin me shokët e mi”, theksoi 19- vjeçari për Sky Sports 24.
Mario Balotelli nuk ka pasur marrëdhënie të mira as me Jose Mourinhon, ndërsa reagoi me frustrim pas fishkëllimave të pranuara prej tifozëve të Interit kur është zëvendësuar.
Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, SuperMario e zhveshi fanellën e Interit, e hodhi në tokë dhe me nervozitet me anë të një gjesti iu drejtua mediave e më pas u përplas me Marco Materazzin në tunelin që dërgon në zhveshtore.
“Jam mirë. Jam i gatshëm për t’u bërë futbollisti më i mirë në botë. Ka qenë ëndërr e imja që nga fëmijëria”, përfundoi deklaratën e tij Balotelli.
Udinese nuk ka arritur të shkrijë epërsinë e Romës prej dy golash nga ndeshja e parë në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Coppa Italia e cila u zhvillua në Friulli, e që përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat minimal që nuk ishte i mjaftueshëm.Roma në ndeshjen e parë mposhti Udinesen me rezultat 2-0 dhe rezultati minimal nga ndeshja e dytë nuk i ndihmoi Udineses që së paku ta dërgojë takimin në vazhdime.
Sanchez dhjetë minuta para fundit realizoi për golin vetëm të Udineses në këtë takim që nuk doli të jetë kualifikues.
Në finale Roma e Claudio Ranierit do të takohet me Interin e Jose Mourinhos.
Edhe pse Fernando Torres dhe Maxi Rodriguez nuk do të jenë në gjendje për të luajtur ndaj Atletico Madridit në gjysmëfinalen e Europa League, ata megjithatë u treguan të dobishëm për trajnerin Benitez, të cilit i kanë dhënë informacione mbi Atletico Madridin.“Aguero është lojtar i mirë dhe ai nuk luan në ndeshjen e parë. Kjo mund të jetë mirë për ne, por kurrë nuk i dihet. Unë jam i sigurt se ata do të jenë të rrezikshëm. Ata kanë një ekip të mirë në sulm. Njerëzit flasin për Agueron dhe Forlanin por e kanë dhe një Sabrosa Simao shumë të rrezikshëm në ofensivë”.
“Unë fola me Maxi Rodriguezin dhe Fernando Torresin për Atleticon. Ata kanë ca miq atje dhe ne morëm ca informacione prej tyre. Ne e dimë si do t’i ndalim ata”, përfundoi Benitez.
Cristiano Ronaldo ka lansuar breshëri lëvdatash në drejtim të trajnerit aktual Manuel Pellegrini, pak ditë pasi vetë portugezi admiroi Mourinhon dhe Capellon për bankinën e Realit.“Unë do të jem i sinqertë. Më pëlqejnë trajnerët me mentalitet fitues, por me Pellegrinin ndjehem më i lumtur. Shpresoj se ai do të qëndrojë dy ose tri vite tjera. Trajnerët tjerë nuk më interesojnë”.
“La Liga? Ne jemi përmirësuar dy javët e fundit dhe po bëjmë gjithçka të mundshme. Ne jemi vetëm një pikë larg liderit. Jam i bindur se do t’i fitojmë pesë ndeshjet e fundit për t’u shpallur më pas kampion”.
“Unë egoist? Për mua, më me rëndësi është ekipi edhe pse unë respektoj çdo njeri. Aspektet individuale janë në rend të dytë. Nëse ekipi fiton, unë jam i kënaqur”.
“Si do ta festoj La Ligan? Kjo nuk është para mendjes time. Ne jemi të fokusuar për të fituar. Nëse ne e bëjmë, ne do ta festojmë shumë mirë”, tha Ronaldo për AS.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ishte plot lëvdata për gjithë strukturën përbërëse të Interit, duke filluar nga tifozët e deri te Jose Mourinho, pas fitores sensacionale prej 3-1 ndaj Barcelonës në Giuseppe Meazza.“Para së gjithash, komplimentet e mia për tifozët fantastikë, të cilët e mbështetën ekipin në çdo moment. Më pas, natyrisht, ata panë një ekip fantastik, shumë të fortë, klinik, me karakter të mrekullueshëm, krenari dhe kurajë. Ky ekip ishte i pathyeshëm”. “Ndoshta, kemi mundur të shënojmë më shumë gola duke parë mënyrën se si kemi luajtur. Unë vërtet jam krenar si me lojtarët ashtu dhe me trajnerin, një trajner shumë të mençur. Mourinho përgatiti gjithçka në mënyrë që ata ta pasonin topin vërdallë, po, por në bërjen e kësaj ne ishim më të mirët e sfidës”, u shpreh Moratti i ngazëllyer pas takimit për Inter Channel.
Bayern Munichu ka shënuar fitore minimale prej 1-0 kundër Lyonit në takimin e parë gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve, të zhvilluar të mërkurën mbrëma në Allianz Arena.Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola, ndërkohë ajo që vlen të përmendet është përjashtimi i Franck Ribery me karton të kuq (37’), duke i lënë bavarezët me një lojtar më pak në fushë.
Në pjesën e dytë, u vu baraspesha e lojtarëve në fushë, pasi që Jeremy Toulalan u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (54’).
Ndërkohë, heroi i ndeshjes, si edhe në disa takime vendimtare të Bayernit, ishte holandezi Arjen Robben, i cili me një subergol ua mundësoi fitoren vendasve.
Ky rezultat tregon se gjithçka do të vendoset në ndeshjen kthyese në Francë, ndërkohë që Bayerni ka një epërsi të vogël, duke qenë se ka shënuar një gol dhe nuk ka pranuar gol në terren vendas.
Pas dëshmive të reja të ofruara nga Luciano Moggi në gjykatën e Napolit, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka vendosur të hapë një hetim të ri të asaj që quhet ‘Calciopoli i II-të’.Ekipi mbrojtës i Moggit i ofroi javë më parë gjykatës së Calciopolit në Napoli bisedat e zyrtarëve të lartë të klubeve të ndryshme me koordinuesit apo siç quhen ndryshe dizejnatorët e gjyqtarëve. Inter, Palermo, Roma, Bologna, Cagliari dhe Udinese janë klubet e prekura nga këto dëshmi.
“Në lidhje me procesin që po zhvillohet në Napoli, prokurorët federalë do të kërkojnë kohë për të mbledhur të gjitha dëshmitë e të gjitha palëve”.
“Në orët e ardhshme, prokurori Stefano Palazzi do t’i dërgojë një kërkesë zyrtare presidentes së tribunalit të Napolit, Teresa Casoria, për të filluar hetimin në bazë të dëshmive të reja”, thotë një komunikatë e lëshuar nga federata italiane në figc.it.
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, i ka bërë thirrje UEFA-s për një gjyqtar të paanshëm në ndeshjen kthyese ndaj Interit në Camp Nou, pasi që Pique mendon se portugezi Benquerenca ishte katastrofal.“Unë e kam shikuar në televizor dhe e kam parë se goli i Militos ishte nga pozita jashtë loje dhe goli i Maiconit erdhi pas ndërhyrjes së palejuar në Messin. Gjyqtari nuk bëri asgjë. Ndeshja e dytë duhet të jetë me një gjyqtar të paanshëm”.
“Interi na njeh shumë mirë dhe dominoi në lojë, ashtu siç ditën ta ndalin lojën tonë. Gjithçka është e mundshme gjatë ndeshjes kthyese, diferenca është prej dy golash por ne mund ta tejkalojmë atë”, sqaroi Pique.
Pique ishte fytyra tragjike e mbrëmjes, pasi që në të tri golat ishte fajtor dhe dështoi në dy-tre raste ideale në fund të takimit.
Bosi i Formulës 1, Bernie Ecclestone, deklaroi se Michael Shumacher do të fillojë t’i fitojë garat së shpejti, përkundër rezultateve jo të mira në start të rikthimit të tij.Në katër garat që prej rikthimit të tij nga pensionimi, Schumaher me Mercedesin e tij ka arritur pozitën e gjashtë si rangimin më të mirë.
“Michael Schumaher nuk do të rikthehej kurrë nëse nuk do të ishte i bindur se do ta kryente punën e tij si duhet. Ai nuk është turist në bregdet, por është këtu për të fituar dhe këtë do ta bëjë përsëri”, tha Ecclestone.
Schumaher që tani është 41- vjeçar, u pensionua në vitin 2006 por ishte pranë një rikthimi edhe një vit më parë për Ferrarin kur Felipe Massa u lëndua rëndë në kokë.
Jose Mourino dhe Franck Ribery mësohet të jenë caqet kryesore të Manchester Unitedit për këtë afat kalimtar veror.Sipas burimeve brenda Unitedit, klubi nga Old Trafford dëshiron që t’ia ofrojë Dimitar Berbatovin skuadrës së Bayern Munichut plus 40 milionë euro për të sjellë Franck Riberyn në Mançester. Kjo ofertë do të ishte lehtë e pranueshme për drejtuesit bavarezë kur dihet se kontrata e Ribery skadon sezonin e ardhshëm.
Jose Mourinho me paraqitjen e djeshme të skuadrës së tij ndaj Barcelonës, më shumë se kurrë ka bindur drejtuesit e Old Trafford që ta përcaktojnë atë si pasuesin e Fergusonit.
Sidoqoftë, portugezi do të duhet të nënshkruajë një parakontratë në të cilën do të garantonte qëndrimin tek Inter dhe për një sezon, e më pas të transferohet në Old Trafford, në kohën kur dhe do të pensionohet Ferguson.
Asnjë prej këtyre spekulimeve nuk janë konfirmuar zyrtarisht, si nga agjentët e të lartpërmendurve ashtu edhe nga zyrtarët e klubeve respektive.
Sipas agjentit të David Trezeguet, interesimi i Milanit për sulmuesin francez të Juventusit është më se i vërtetë.Të mërkurën Il Corriere dello Sport pohoi se Juventusi ishte gati për ta lënë Trezeguet të largohej drejt San Siros.
“Nëse gjithçka shkon sipas planeve të Juves ne jemi gati të ulemi në tavolinë dhe të bisedojmë. Galliani gjithmonë e ka ndjekur lojtarin, ndërsa ai i pëlqen edhe Leonardos po ashtu. Ai do të dëshironte ta kishte atë në skuadër”.
“Pse të largohet ai nga Juventusi? Këtë nuk mund ta them për momentin”, tha Antonio Caliendo.
Agjenti i Mauro Zarates ka thënë se vëllai dhe klienti i tij është pranë largimit për shkak të trajtimit të keq nga Lazio, duke fajësuar presidentin Claudio Lotito dhe trajnerin Edy Reja.“Përgjegjësi kryesor për ekzistencën është Reja dhe jo Mauro Zarate. Vëllai im ishte më i miri ndaj Romës, por problemi është te Lotito”.
“Lotito është një njeri i pistë. Ai gjithashtu ia vonon pagën Mauros. Për çdo rast ne po presim me qetësi, por nëse ne jemi problem për Lazion, atëherë për ne do të ishte më mirë të largohemi”, deklaroi Sergio Zarate për Il Corriere dello Sport.
Braziliani u lëndua pasi u godit nga Lionel Messi në një duel. Agjenti i tij Antonio Caliendo ka konfirmuar se brazilianit i duhet një operim në dhëmbë, por ai nuk e di datën e rikthimit të tij.
“Maicon është mirë, por atij i duhet një operacion për të rikonstruktuar dhëmbët e humbur dje (e mërkure). Sidoqoftë, gjithçka tjetër pos kësaj është në rregull. Maicon është luftarak dhe ai është mirë mentalisht, ndërsa ky incident nuk do të ndikojë te ai”.
“Nuk mund të them nëse ai do të jetë gati për ndeshjen kthyese, por kjo është punë e mjekëve. Nuk e di nëse ai do të jetë gati për ndeshjen kthyese”, përfundoi Caliendo.
Sipas spekulimeve të para nga Appiano Gentile, Maicon do të jetë i gatshëm për ndeshjen kthyese ndaj Barcelonës në Camp Nou.
Dueli Inter – Barcelona ka ngjallur një përplasje mes Xavit dhe Jose Mourinhos, në tunelin dalës nga fusha për në zhveshtore.Sipas burimeve nga Al Jazeera dhe Sky Sports 24, Xavi me shpejtësi filloi t’ia numërojë gabimet e gjyqtarit Jose Mourinhos. Xavi i tha Mournhos se ai nuk kishte fituar, por bashkëkombësi i tij Olegario Benquerenca, që ishte dhe gjyqtari kryesor i sfidës.
Natyrisht, Mourinho nuk heshti dhe iu kundërpërgjigj Xavit duke ia kujtuar ndeshjen Chelsea – Barcelona ku Barca falë vendimeve kontroverse të Hening Ovrebos u kualifikua, e që edhe sot vazhdon të ngjallë debate.
“Ne do të vrapojmë derisa të vdesim”, ishin fjalët e Pep Guardiolës para ndeshjes së shumëpërfolur Inter – Barca, ku fajësohet gjyqtari portugez për humbjen e Barcelonës.Sidoqoftë, e përditshmja madrilene, Marca, ka hedhur në dritë fakte se Barcelona vrapoi 10 kilometra më pak ndaj Interit (104.11 km) se sa ndaj Arsenalit (113.91 km).
Pesë lojtarë të Barcelonës vrapuan më pak se në takim ndaj Arsenalit, duke filluar nga Daniel Alves (-1.11 km), Busquets (-1.64 km), Xavi (-1.24 km), Pedro (-1.36 km) dhe Zlatan Ibrahimovic (-1.87 km).
Arsyet se pse Barcelona vrapoi aq pak në këtë takim mund të jenë të ndryshme. Ndoshta mund të ketë ndikuar udhëtimi 14-orësh.
Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, thotë se kapiteni i ekipit John Terry nuk duhet të marrë kritika për kartonin e kuq kundër Tottenhamit.Mbrojtësi anglez u kritikua shumë për përjashtimin e tij në White Hart Lane, dhe më pas edhe menaxheri Carlo Ancelotti pranoi se kapiteni e kishte ‘humbur kontrollin. Por Lampard ka dalë në mbrojtje të Terryt dhe thotë se ai ka një karakter të fuqishëm.
“John Terry dëshiron të fitojë dhe ai është një kapiten i shkëlqyeshëm. Për kartonin e parë të verdhë mendoj se ai pak e arriti topin, por kur e bëri të dytin menjëherë e dinit se kjo do t’i sjellë përjashtimin. Kur luani në kushte të tilla e dini se gjëra të tilla ndodhin”, ka thënë Lampard.
Ish-mesfushori i Interit, Luis Figo, thotë se ai së shpejti mund t’i futet detyrës së trajnerit.Figo aktualisht është duke u angazhuar si ambasador i Interit, por duket se së shpejti mund ta shohim në stolin drejtues.
“Jam duke menduar të bëhem trajner i Interit. Por futbolli është i paparashikueshëm, andaj kush e di se çfarë do të bëj pas një viti”, ka thënë Figo.
“Kam një raport të shkëlqyeshëm me familjen Moratti. Jam i lidhur me atmosferën në Inter dhe me fansat. Më pëlqen edhe puna përfaqësuesit të kubit në Evropë”, ka shtuar portugezi.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se performanca e qetë e Lionel Messi në takimin e mbrëmshëm në San Siro ka qenë një prej përparësive të Interit.Messi rrallë u vërejt në fushë derisa Interi mposhti Barcelonën me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Ne do t’ju ftojmë juve në Barcelona dhe pastaj do të shihni Messin e vërtetë. Fansat tanë do të jenë prapa nesh dhe ne mund ta bëjmë atë. Sot nuk ishte ndeshja jonë më e mirë dhe Interi nuk është një ekip që ju lejon të luani me lehtësi. E uroj kundërshtarin dhe shpresoj se mund t’ia dalim më mirë në ndeshjen e kthimit”, ka thënë Guardiola.
Pavarësisht mungesës së Kevin Garnett, Boston Celtics kanë lulëzuar dhe kanë marrë avantazhin e rundit të parë të serisë së play-offit duke mposhtur Miami Heat me rezultat të thellë prej 106-77.Glen Davis ka shënuar 23 pikë dhe ka kontribuar me tetë kërcime, derisa Ray Allen ka shënuar 25 pikë dhe shtatë trepikësha, për të ndihmuar Celtics të shënojnë edhe fitoren e dytë ndaj Heat.
Dwyane Wade udhëhoqi me 29 pikë te Miami Heat, që tash do të jenë nikoqir në dy ndeshjet e radhës duke filluar nga e premtja.
Në konferencën Perëndimore, Kobe Bryant ka shënuar 39 pikë për të ndihmuar Los Angeles Lakers të fitojë ndaj Oklahoma City Thunder edhe në ndeshjen e dytë, kësaj here me rezultat 95-92.
Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, ka zbuluar se Marco Materazzi kishte sulmuar bashkë-lojtarin e tij Mario Balotelli pas ndeshjes së mbrëmshme.Ish-ylli i Interit, Ibrahimovic, kishte mbetur i shtangur derisa Materazzi ishte kthyer kah Balotelli pasi i riu hodhi fanellën e tij pas fitoren 3-1 ndaj Barcelonës.
“E pash Materazzin që e sulmonte atë në hyrjen e lojtarëve dhe kurrë nuk kam parë një gjë si kjo. Nëse do të isha ai, do ta leja Marion të qetë, por Materazzi po e sulmonte atë dhe isha i habitur. Nëse Materazzi do të më sulmonte mua në atë mënyrë, do ta plasja për tokë në sekondë”.
“Ai shkaktonte të gjitha problemet dhe në dhomën e Barcelonës të gjithë ishim të habitur, të gjithë flisnim për të. Një lojtar duhet të jetë krenar pas fitores, jo t’i hidhet një 20-vjeçari dhe ta qortojë atë”, ka thënë Ibrahimovic për RAI.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, thotë se ata kanë shanse ta përmbysin rezultatin 3-1 ndaj Interit nga ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve.Laporta po ashtu ka mohuar fjalët se udhëtimi me autobus ka ndikuar në paraqitjen e ekipit dhe ka thënë se goli në udhëtim i Pedro mund të jetë vendimtar për të arritur në finalen e garës evropiane.
“Mendoj se nuk ka arsyetime për udhëtimin. Ne nuk jemi një klub që kërkojmë arsyetime. Ky është një ekip i shkëlqyeshëm që di si të luajë. Një klub shumë prestigjioz, por rezultati mund të tejkalohet. 90 minutat e mbetura do të luhen në shtëpi. Shpresoj që goli i Pedro të tregohet vendimtar”, ka thënë Laporta.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, e sheh trajnerin e Evertonit, David Moyes, si pasuesin e tij në Old Trafford.Ferguson, 68-vjeçar, është i bindur se Moyes mund të sigurojë vazhdueshmëri të kërkesave për ta mbajtur United në sfidë për të gjithë katër trofetë e sezonit, shkruan The Sun.
Jose Mourinho është favoriti më i përmendur dhe ka një raport të afërt me Ferguson nga koha si rival i tij me Chelsean. Por udhëheqësit e United, përfshirë edhe ish-lojtarin me ndikim Sir Bobby Charlton, nuk janë të bindur në portugezin.
Ferguson e njeh mirë skocezin tjetër, Moyes, 46-vjeçar, dhe vazhdimisht ka lavdëruar arritjet e tij në Preston dhe tash në Everton.
Ai po ashtu beson se është më e drejtë që shansi për të marrë nën drejtim njërën prej detyrave më të mëdha në futboll t’i jepet një menaxheri britanik.
Yossi Benayoun thotë se fitorja e Liverpoolit ndaj West Ham United ka qenë ideale në prag të ndeshjes së nesërme gjysmëfinale të Europa League kundër Atletico Madrid.Benayoun, i cili shënoi kundër ish-klubit të tij, thotë se fitorja e Ligës së Evropës tash është prioritet për Redsat.
“Gjithmonë është mirë të fitosh dhe të rikthesh vetëbesimin para një ndeshje të madhe si kjo e të enjtes. Ne jemi në formë të mirë për të udhëtuar në Madrid dhe për të fituar”.
“Ne duam të fitojmë trofe dhe jemi shumë afër, andaj duhet të bëjmë gjithçka për t’u siguruar se do të nxjerrim një rezultat të mirë para ndeshjes së kthimit”, ka thënë Benayoun.
Samir Nasri e ka mirëpritur mundësinë që sulmuesi i Bordeaux, Marouane Chamakh, t’i bashkohet atij në Arsenal.Nasri beson se 26-vjeçari do të tregojë formë të mirë edhe pas transferimit në Arsenal, nëse kjo realizohet.
“Do të jetë një nënshkrim i shkëlqyeshëm për ne. Ai është një lojtar i cili vërtet më pëlqen. Chamakh jep gjithçka në fushë dhe punon shumë fuqishëm. Ai ka shumë potencial dhe do të përshtatej në mënyrë të përkryer në ekipin tonë”, ka thënë Nasri.
Duke komentuar ankesat e lojtarëve të Barcelonës ndaj arbitrit portugez Olegario Benquerenca, trajneri Interit, Jose Mourinho, ka thënë se Blaugranët duhet të mësohen ta pranojnë humbjen.Interi bëri një përmbysje sensacionale të rezultatin në takimin e parë gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur Barcelonën me rezultat 3-1.
“Ne nuk jemi më pranë finales, pasi që Barcelona në shtëpi është më shumë se një klub. Do të jetë shumë vështirë”.
“Nuk jam i lumtur për golin e tyre, bëmë një gabim. Por unë dua të them diçka për lojtarët e Barcelonës, ata duhet të jenë kampionë edhe kur të humbin”.
“Ata duhet ta pranojnë se Interi ishte më i fortë dhe kjo ishte e vërteta, në vend se në tunel ta ‘sulmonin’ arbitrin, por mos ndoshta e harruan Ovrebon nga viti i kaluar? Ata nuk kanë kujtesë të mirë”, ka thënë portugezi për Rai Sport.
















