Zëvendëspresidenti i Federatës italiane të Futbollit (FIGC), Demetrio Albertini, ua ka tërhequr vërejtjen kritikuesve që nuk e përfshijnë Italinë në rrethin e favoritëve, se kombëtarja Azzure është e aftë të mbrojë titullin kampion bote.Albertini që ishte pjesë përbërëse e skuadrës së Botërorit 1994, thotë se Botërori do të jetë i suksesshëm për Azzurët.
“Është një grup i madh i favoritëve në Afrikën e Jugut, por Italia është gjithashtu në atë grup. Ky grup i Italisë e filloi këtë udhëtim dy vite më parë dhe ata kanë potencialin për të luajtur mirë, përkundër këtij skepticizmi në start”, deklaroi Albertini.
Diego Maradona edhe njëherë është në qendër të vëmendjes së mediave botërore, kësaj radhe jo për Lionel Messin e as për mosthirrjen e Zanettit apo të Cambiassos, por për dukjen e tij, gjë që për të cilën frikësohen vajzat e tij.Është vajza e Maradonas, Dalma, ajo që me ndihmën e motrës Giannina, do të tentojë ta bëjë babanë të duket sa më elegant gjatë Botërorit.
“Unë po e pres Gianninan sepse ajo ka më shumë njohuri se unë në modë. Ne do të kërkojmë që ai të vishet në rroba serioze, apo që quhen ndryshe rroba ‘kat’”, ka thënë Dalma.
Maradona ka refuzuar të vishet në mënyrë elegante gjatë ndeshjeve, duke preferuar veshje të thjeshta sportive të ekipit. Dalma shtoi se babai i saj ka përmirësuar imazhin e tij së fundmi. Ai ka humbur tashmë 15 kilogramë dhe thotë se ai tani mund të vrapojë bashkë me lojtarët tjerë.
Gjithashtu, u sqarua dhe prezenca e mjekrës së Maradonas nga Dalma, motra e së cilës, Giannina, është e martuar me Sergio Agueron.
“Ai nuk është rruar që nga aksidenti me qenin. Mjekra mbulon shenjat e kafshimit”, përfundoi Dalma, e bija e Diego Armando Maradonas.
Roma ia ka prezantuar publikut në stadiumin Flaminio, transferin më të ri, sulmuesin brazilian Adriano, ndërsa pas prezantimit, Adriano foli në prani të publikut për atë që mendon për klubin kryeqytetas.“Unë bisedova me Ranierin dhe ai më tha që më ka kërkuar edhe në kohën kur ishte te Chelsea. Unë gjithashtu kam biseduar me Tottin dhe De Rossin dhe kuptova që kjo është një familje”.
“Ata më thanë, që së bashku mund të fitojmë dhe ta bëjmë Romën një ekip më të madh dhe më të mirë”, theksoi Adriano.
Adriano e ka zgjedhur fanellën me numër tetë.
Eksodi i lojtarëve të Chelseat është duke vazhduar. Viktima e radhës e operacionit të ashtuquajtur ‘spastrimi blu’ është braziliani Juliano Belletti.33-vjeçari Belletti iu bashkua Chelseat në vitin 2007 nga Barcelona, ndërsa gjatë kësaj kohe ai pati 94 paraqitje në fanellën e Chelseat. Kontrata e tij skadon në fund të këtij muaji dhe ai është i lirë të largohet si transfer i lirë në ndonjë skuadër tjetër.
Këto largime të skuadrës londineze, shihen si përpjekje të lirimit të hapësirës së skuadrës për lojtarët e rinj nga akademia, Patrick van Aanholt dhe Jeffrey Bruma.
Juventusi është vënë në kërkim të mesfushorit të larguar nga Chelsea, Michael Ballack.33-vjeçari është larguar nga Chelsea, pasi që klubi londinez ka deklaruar se nuk do t’ia rinovojë kontratën. Edhe Jose Mourinho ka treguar interesim të jashtëzakonshëm për mesfushorin e ‘çeliktë’ gjerman.
Megjithatë, burime të nivelit të lartë të hierarkisë së Juventusit, i kanë thënë TribalFootball se Bianconerët po shqyrtojnë kontratën që do t’ia ofrojnë mesfushorit që është transfer i lirë.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e ka përshëndetur hierarkinë e Old Trafford me një deklaratë ku përfundimisht ka hedhur poshtë spekulimet që thoshin se në kontratën e Jose Mourinhos ekziston një klauzolë që e detyron atë të largohet nga Bernabeu, në momentin që pensionohet Alex Ferguson për të marrë në drejtim Manchester Unitedin.“Mourinho është i kontraktuar me ne për katër vite. Ne e patëm rastin ta transferojmë dikë që besojmë se është trajneri më i mirë në botë dhe ne nuk kemi dashur ta lëmë këtë rast pa e shfrytëzuar. Ai e di që është te një klub ku, përveç fitores, tifozët kërkojnë dhe futboll të mirë”.
“Nuk kam dyshime për futbollin që do të sjellë Mourinho. Më kujtohet që skuadrat e tij te Porto dhe Chelsea luajtën futboll të mirë. United? E përsëris, ai është në kontratë me ne dhe përderisa unë jam gjallë, ai nuk do të jetë trajner i atij klubi”, deklaroi Perez.
Juventusi ka transferuar si huazim mesfushorin e Udineses, Simone Pepe, për sezonin 2010/2011, me mundësi të blerjes komplete të kartonit të italianit.“Klubi i futbollit Juventus komunikon të ketë arritur marrëveshjen me Udinesen për angazhimin në bazë të përkohshme të lojtarit Simone Pepe, nga 1 korriku 2010, për një shumë prej 2.6 milionë euro. Kontrata parasheh dhe ia lejon Juventusit ta blejë lojtarin në bazë permanente pas përfundimit të sezonit të ardhshëm për 7.5 milionë euro”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga klubi bardhezi.
Simone Pepe aktualisht gjendet në Afrikën e Jugut, ku do të luajë në fanellën e kombëtares Azzure në Botërorin e sivjetmë.
Mesfushori në largim i Chelseat, Joe Cole, ka thënë se ai është plotësisht i fokusuar në Botërorin, Afrika e Jugut 2010 dhe se nuk i intereson aspak largimi i konfirmuar nga Chelsea.Më herët gjatë ditës, Chelsea kishte konfirmuar se do të lirojë nga detyra dy futbollistët, Joe Cole dhe Michael Ballack, pasi që nuk e sheh të arsyeshme vazhdimin e kontratave të dy të lartpërmendurve, vendim që duket ‘të ketë hyrë dhe të ketë dalë nga një vesh në veshin tjetër’ të Joe Cole.
“Unë jam i fokusuar vetëm në Botëror, unë do t’ia lë të ardhmen agjentit. Unë dua të jem i qetë, të stërvitem mirë, të tentoj të luaj mirë. E ardhmja ime do të zgjidhet vetvetiu. Ky është një tregim për ndonjë ditë tjetër. Unë vetëm dua të luaj mirë për Anglinë javët e ardhshme”, deklaroi Cole për Sky Sports.
Sulmuesi i Interit, Mario Balotelli, është shprehur optimist për mundësinë e shkuarjes së Rafael Benitezit në Giuseppe Meazza.“Benitez? Shpesh e kam shikuar Liverpoolin dhe më pëlqen loja e tij. Ai do të jetë njeriu i duhur për të vazhduar ciklin e Jose Mourinhos. E ardhmja ime? Për këtë flisni me agjentin tim”, deklaroi Balotelli, i padisponuar të flasë për të ardhmen e tij.
Strategu spanjoll pritet të prezantohet si trajner i Interit të premten ose të hënën e ardhshme, ndërsa kanë mbetur edhe disa detaje të vogla për t’u definuar.
Në njërën nga veprimet e tij të fundit si president i Barcelonës, Joan Laporta ka arritur të sigurojë vazhdimin e kontratës së ‘orkestruesit’ të mesfushës së Barcelonës, Xavi Hernandez.Siç njofton AS, Xavit do t’i rinovohet kontrata deri në vitin 2016, një zgjatje dy vjeçare e kontratës aktuale. Xavi dhe Laporta kanë nënshkruar kontratën e re e cila do ta shohë spanjollin të pensionuar në Camp Nou. Paga e tij aktuale dhe klauzola prej 80 milionë eurosh mbetet e njëjtë.
Xavi do të bëhet 36-vjeçar në fund të kontratës së rinovuar dhe deri atëherë do t’i ketë luajtur 25 sezone si lojtar i Barcelonës, që prej moshës 11-vjeçare kur erdhi te klubi katalanas. Në 12 sezonet e tij në Camp Nou, ai ka luajtur 527 ndeshje dhe ka shënuar 54 gola.
Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, ka vënë në dyshim të ardhmen e tij me klubin nga Milanello, në kohën kur ai po qëndron në Afrikën e Jugut në mbështetje të kombëtares së Brazilit.“Është shumë herët të flasim për të ardhmen time te Milani. Unë do të flas për të ardhmen time pas 20 qershorit. Unë jam në Afrikën e Jugut për një ngjarje të organizuar nga Nike dhe në mbështetje të Brazilit. Jam i lumtur që jam këtu edhe pse Carlos Dunga nuk më ftoi”, ka thënë Pato.
Brazili do të ndeshet me Korenë Veriore në stadiumin Ellis Park të Johanesburgut të martën e ardhshme, në ndeshjen hapëse të Botërorit për ‘Selecao’.
Mbrojtësi i Anglisë, John Terry, ka thënë se ai nuk e ka pasur të vështirë të mësohej pa shiritin e kapitenit, pasi që sipas tij, ai ende ka ndikim në fushë dhe fjalën e fundit e ka ai në fushëbetejë.“Nuk e kam pasur të vështirë të mos jem kapiten. Kur u takova me menaxherin i kam thënë se e pranoj vendimin, por ai do të vazhdonte të shihte nga unë të njëjtin karakter. Asgjë nuk do të ndryshojë kurrë, as te Chelsea e as te Anglia”.
“Si çdo lojtar tjetër, unë jam këtu ta fitoj Botërorin dhe unë do të bëj gjithçka në mundësitë e mia edhe pse ky mendim mund të jetë larg nga futbolli. Është humbje e madhe mungesa e Rio Ferdinand. Steven Gerrard dhe Frank Lampard tani kanë rolin e tyre të cilin do e marrin edhe në fushë, por unë do ta kem fjalën e fundit”, deklaroi Terry për Sky Sports.
Ferrari ka konfirmuar se Felipe Massa do të qëndrojë me sukderinë italiane deri në vitin 2012, pasi braziliani e vazhdoi kontratën e tij.Kontrata e brazilianit do të skadonte në fund të sezonit, ndërsa ishte spekuluar se Ferrari po kërkon një pilot të ri në tregun e transferimeve si zëvendësues të mundshëm të Massa. Por, skuderia italiane ka heshtur spekulimet për një ndryshim, pasi konfirmoi se do ta mbajë pilotin brazilian në skuadër.
“Unë jam i lumtur që më është dhënë rasti të ngas Ferrarin edhe dy sezone tjera. Jam krenar që do të punoj me një ekip të cilin e konsideroj si familje të dytë”, u shpreh Massa.
Fiorentina raportohet se nuk do ta mbajë Keirrison edhe më tej në klub dhe do ta kthejë te Barcelona.Drejtori sportiv i Violas, Pantaleo Corvino, mbrëmjen e kaluar ka konfirmuar vendimin se sulmuesi nuk do të jetë më pjesë e ekipit italian për sezonin e ardhshëm.
Keirrison pritet të rikthehet në Brazil si huazim, ku një varg klubesh dëshirojnë të marrin të riun nga duart e Barcelonës.
“Jam shumë i lumtur që jam në Roma dhe që do të luaj për fanellën giallorose. Shpresoj gjithçka të shkojë mirë. Jam i bindur se do të kemi një sezon të shkëlqyeshëm. Jam i lumtur me mikpritjen e ngrohtë nga fansat, pasi ata ishin gjithkund nëpër qytet”.
“Nuk më pëlqen të bëj premtime, por e di se duhet ta tregoj veten në fushë dhe them se do të shkojë mirë”, ka thënë Adriano për Roma Channel.
Braziliani ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin romak.
Kampioni i La Liga, raportohet se shpreson ta ‘qerasë’ sulmuesin Pedro Rodriguez me një kontratë të re para kësaj fundjave.Përfshirja e Pedros në ekipin e kombëtares spanjolle për Botërorin 2010 i ka shtyrë drejtuesit e Barcelonës të kërkojnë të nënshkruajnë marrëveshje të re me të.
Sulmuesit do t’i ofrohen kushte të përmirësuara, ndërsa klauzula blerëse e tij do të ngrihet në 90 milionë euro.
Bayern Munich raportohet se është duke kërkuar mbrojtësin e Barcelonës, Dmytro Chygrynskiy.Sipas El Mundo Deportivo, trajneri i Bayernit, Louis van Gaal, dëshiron të sjellë Chygrynskiy-n në Bundesliga gjatë kësaj vere.
Ukrainasi ka dështuar të rehatohet në Barcelona ku erdhi për plot 25 milionë euro nga Shakhtar Donetsk.
Los Angeles Lakers kanë befasuar ekipin vendas Boston Celtics duke e mposhtur me rezultat 91-84 për të marrë avantazhin 2-1 në finalet NBA-së.Kobe Bryant udhëhoqi Lakers me 29 pikë, por ishte Derek Fisher ai që fundosi Celtics duke shënuar 11 nga 16 pikët e tij në çerekun e katërt. Fisher po ashtu pati një rol kyç në mbrojtje, duke frenuar Ray Allen me vetëm dy pikë të shënuara. Allen në ndeshjen e dytë shënoi 35 pikë, dhe ishte shtylla e fitores së Celtics.
Kevin Garnett ishte më i sakti për vendasit në ndeshjen e tretë, duke shënuar 25 pikë. Dy ndeshjet e ardhshme finale do të zhvillohen përsëri në Boston, me të katërtën të caktuar të enjten.
Mbrojtësi i Interit, Nicolas Burdisso, ka thënë se ai dëshiron të nënshkruajë në mënyrë të përhershme me Romën.Argjentinasi ka pasur një ndikim të madh në sukseset e Romës gjatë sezonit të kaluar, kur ishte i huazuar nga Interi.
“Zgjidhja ime është bërë, tash duhet të bisedoj me klubin. Për mua Interi është një kapitur i mbyllur, mendoj është normale pas pesë viteve. Shpresoj që ende t’ia dal mirë për Romën”, ka thënë Burdisso.
Doni është duke menduar të largohet nga Roma pasi ka humbur statusin e portierit të parë gjatë sezonit që kaloi, ndaj Julio Sergio. Megjithatë agjenti i portierit thotë se asgjë nuk do të vendoset para se të përfundojnë bisedat me Romën.
“Absolutisht jo. Nuk ka pasur kontakte me Milanin për Donin. E mohoj këtë, kjo është vetëm një spekulim. Ne po presim një telefonatë për të vendosur të ardhmen e tij me Romën”, ka thënë agjenti i lojtarit Ovid Colucci për MilanNews.it.
Sulmuesi i Liverpoolit, Dirk Kuyt, është lidhur me një kalim te kampioni i Italisë dhe Evropës, Interi, ku do t’i bashkohej ish-trajnerit të tij, Rafa Benitez.Spanjolli pritet këto ditë të marrë nën drejtim ekipin italian dhe tashmë raportohet se ka propozuar që Kuyt t’i bashkohet atij në Giuseppe Meazza.
Holandezi së fund tha se ai nuk është shumë i informuar se çfarë do të ndodhë me Benitez, por ka thënë se nëse ai caktohet menaxher i Interit, do të jetë një hap i qëlluar i ekipit italian.
“Nuk jam i sigurt se kush do ta drejtojë Interin, por Benitez është një trajner fantastik dhe do të ishte një zgjidhje e shkëlqyeshme për ta”, ka thënë Kuyt.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, e ka uruar rivalin e tij Carlo Ancelotti për atë se ka arritur te dy trofe që në sezonin e parë me Chelsean.Chelsea u shpall kampion i Ligës Premier, ndërsa arriti të fitojë edhe Kupën FA këtë edicion. Ferguson ka thënë se ai kishte shpresuar deri në fund se Manchester mund ta fitojë titullin, dhe se momenti kur ai ka kuptuar se titulli ishte i Chelseat ka qenë vetëm pauza mes pjesëve e ndeshjes së fundit të sezonit ndaj Stoke Cityt.
“Në pauzën mes ndeshjeve pranova se Chelsea do të jetë kampion. Ne menduam se do të jetë vështirë për Wiganin të bëjë diçka dhe kur dëgjuam se ata ishin reduktuar në 10 lojtarë, të gjitha shpresat tona u zhdukën”.
“Ne e duartrokitëm Chelsean. E dimë se sa vështirë është ta fitosh titullin – është liga më e vështirë në botë dhe ne e kemi fituar atë në tre vitet e kaluara. E uroj Carlo Ancelottin për arritjen e mrekullueshme. Ai është një menaxher i mirë dhe burrë i mirë”, ka thënë Ferguson.
Mesfushorët Joe Cole dhe Michael Ballack edhe zyrtarisht janë liruar nga Chelsea, shkruajnë mediat angleze.Dyshja janë shoqëruar nga spekulimet se ata nuk do të jenë më në Stamford Bridge sezonin e ardhshëm dhe këto spekulime tash kanë dalë të jenë të vërteta me kampionin e ri të Ligës Premier që nuk dëshiron t’u ofrojë marrëveshje të reja atyre, shkruan The Sun.
Cole ka hedhur poshtë ofertën e bluve së fundi dhe klubi tash ka vendosur të tërhiqet nga ndonjë ofertë tjetër, që do të thotë se e ka lënë të lirë lojtarin. Ai është lidhur me një kalim në rivalët tjerë londinez, Arsenali dhe Tottenhami.
I lënduari Michael Ballack ka dashur vazhdim njëvjeçar të kontratës, por klubi ka refuzuar të plotësojë kërkesat e tij dhe tash gjermani do të kërkojë klub të ri.
Spanja ka “copëtuar” me plot kuptimin e fjalës Poloninë në sfidën miqësore të zhvilluar në Murcia, me rezultat 6-0.Spanja luajti futboll të jashtëzakonshëm, futboll të bukur me posedim të lartë të topit dhe me raste të shumta gjatë gjithë takimit.
David Villa hapi serinë e golave (12’), ndërsa dy minuta më vonë David Silva e dyfishoi rezultatin (14’), me golat e asistuar nga Iniesta respektivisht Xavi.
Në pjesën e dytë, doli në skenë përsëri Xavi, që ia përgatiti golin Xabi Alonsos (51’) dhe ky i fundit e shërben Fabregasin për golin e katërt të Spanjës (58’).
Debaklin e finalizuan Torres (76’) dhe Pedro (81’) për 6-0.
Kjo fitore e Spanjës është e frikshme për rivalët tjerë të Botërorit, por natyrisht se një Brazil, Argjentinë, Gjermani apo Itali me traditë, nuk mund të krahasohen me një Poloni që luajti një ndeshje prestigji.
Mesfushori i Real Madridit, Rafael Van der Vaart, e ka quajtur trajnerin e ri të Los Blancos, Jose Mourinhon, si trajnerin më të mirë në botë.“Ne kemi lojtarët dhe trajnerin më të mirë në botë, kështu që duhet të fitojmë gjithçka. Unë besoj se baza për një projekt afatgjatë është shtruar. Aspirohet që Reali të bëhet ekipi më i fortë për një kohë të gjatë. Kështu duhet të jetë gjithmonë ky ekip”.
“Jam shumë i kënaqur me transferimin e Mourinhos. Të gjithë lojtarëve trajneri i ri do t’ua japë mundësinë. Mourinho është trajner i veçantë që nxjerr më të mirën nga lojtari. Ai i kupton njerëzit e tij dhe gjithmonë fiton. Projekti që do të fillojë është shumë i mirë”, deklaroi Van der Vaart.
“Roma dhe Adriano dëshirojnë të bëjnë publike kënaqësinë e përbashkët, në arritjen e nënshkrimit të kontratës për performanca sportive, që hy në fuqi më 1 korrik 2010 deri më 30 qershor 2013”.
“Futbollisti do të përfitojë pesë milionë euro për sezon plus bonuset e të arriturave. Lojtari do t’u prezantohet shtypit dhe publikut të mërkurën, 9 qershor 2010 në ora 17:00, në stadiumin Flaminio të Romës”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga klubi romak në faqen zyrtare.
Brazili ka treguar një numër paraqitjesh të shkëlqyera në miqësoret përgatitore ndaj Zimbabvesë dhe Tanzanisë, ndërsa me këto ndeshje mjaft i kënaqur duket të jetë përzgjedhësi Carlos Dunga.“Ne luajtëm dy ndeshje të mira ndaj dy skuadrave që luajnë me temp të shpejtë. Definitivisht ne jemi në rrugë të mirë. Tani duhet ta shfrytëzojmë punën e bërë javët e fundit për të qenë të gatshëm për ndeshjen hapëse të Botërorit”.
“Ne kemi lojtarë me karakteristika të ndryshme. Ne kemi përparësi në këtë aspekt, në varësi nga kundërshtari që do përballemi. Secili në ekip do të japë kontributin e tij, në mënyrë që të ndryshojë rrjedhën e ndeshjeve”, deklaroi Dunga.
Sulmuesi i Kamerunit, Samuel Eto’o, i ka thënë shtypit se ai beson që përfaqësueset afrikane janë të gatshme t’i bashkohen elitës së futbollit botëror, ashtu që mund ta fitojnë Kampionatin e sivjetmë Botëror.Asnjë vend afrikan nuk e ka fituar ndonjëherë këtë garë, ose të ketë kaluar më lart se çerekfinalet, por këtë herë kompeticioni zhvillohet në ‘kontinentin e zi’.
“Vendet afrikane janë të gatshme ta fitojnë Botërorin. Shpresoj se bota është në gjendje ta pranojë këtë. Është një rast i mirë për të treguar se Afrika nuk është vetëm varfëri dhe sëmundje”, theksoi Eto’o për Cameroon Tribune.
Fulhami ka filluar fuqishëm afatin kalimtar veror, me transferimin e mbrojtësit të Arsenalit, Philippe Senderos, në radhët e veta me ç’rast mbrojtësi zviceran nënshkroi kontratë trevjeçare.“Jam i ngazëllyer të kem finalizuar marrëveshjen me Fulhamin dhe jam i lumtur që po i bashkohem klubit gjatë periudhës më të suksesshme në histori. Mezi pres të takohem me menaxherin, lojtarët dhe të gjithë të tjerët të cilët i respektoj”, theksoi Senderos për faqen zyrtare të Fulhamit.
Edhe menaxheri Roy Hodgson kishte fjalë të mira për Senderos, duke thënë se ai është mjaft mbrojtës kualitativ, i fortë në ajër dhe me prezencë të madhe në fushë.
Trajneri i Holandës, Bert van Marwijk, ka konfirmuar se anësori kreativ Arjen Robben nuk do të rikthehet në kohë për ndeshjen e parë të Holandës ndaj Danimarkës më 14 qershor.Robben është dëmtuar në kofshë në sfidën miqësore ndaj Hungarisë, të cilën Holanda e fitoi me rezultat të thellë 6-1.
“Arjen Robben nuk do të luajë në ndeshjen ndaj Danimarkës. Ai mezi ka luajtur që prej humbjes së Bayernit në finalen e Ligës së Kampionëve, prandaj nuk dua ta rrezikoj. Ai ka një lëndim mjaft serioz dhe është pothuajse e pamundur që të rikthehet në formën më të mirë fizike aq shpejtë. Ai do të udhëtojë në Afrikën e Jugut ditët në vijim dhe do të di saktësisht se kur do të rikthehet”.
“Synimi ynë është që ta bëjmë të gatshëm për Botërorin në vazhdim. Nuk dua të përcaktoj një datë të rikthimit. Ne duhet të jemi të durueshëm. Tani na intereson vetëm shëndeti i lojtarit”, deklaroi Bert van Marwijk.
Agjenti i anësorit brazilian, Robinho, ka thënë se klientit të tij i pëlqen Barcelona, ndërsa ka refuzuar të mohojë transferimin te gjiganti kataluanas, duke pranuar se City po kërkon klub të ri për Robinhon.“Çdo lojtar do të dëshironte të luante për një klub si Barcelona. Marrëdhëniet e Robinhos me zyrtarët e Manchester Cityt janë shumë të mira, por është e vërtetë që ka disa probleme me trajnerin Roberto Mancini. Ne e dimë se City ka filluar të kërkojë klub të ri për Robinhon”, deklaroi Evandro de Souza për Sport.
Robinho këtë sezon ka luajtur si huazim te klubi brazilian Santos, pas problemeve të shumta me trajnerin e ri Robero Mancini.
Ngasësi më i mirë në histori të MototGP, Valentino Rossi, është duke u rikuperuar mirë nga thyerja e pësuar në këmbën e tij të djathtë të shtunën, në përgatitje për Çmimin e Madh të Italisë.Nëntë herë kampioni pritet të jetë jashtë garave për katër muajt e ardhshëm, me operacione të vazhdueshme në tentim të rikuperimit të tij sa më të shpejtë.
“Gjykimi ynë i përgjithshëm mjekësor është pozitiv. Procesi i shërimit po shkon mirë dhe gjendja e Valentinos është ashtu siç ishte pritur”, theksoi Dr. Roberto Buzzi, nga spitali ortopediko-traumatologjik në Firence.
Yamaha ka bërë të ditur se nuk do ta zëvendësojë Rossin me asnjë garues edhe pse rregullat lejojnë një gjë të tillë.
Britaniku Audley Harrison ka konfirmuar se shtabi i tij është duke negociuar me shtabin teknik të David Haye për një duel britanik në kategorinë e rëndë në fund të këtij viti.“David Haye është i rrejshëm. Një goditje dhe ai llafazan do të thyhet sikur qelqi. Nëse do të isha sikur ai, do të ikja nga Klitschkot dhe do të vazhdoja t’i mposhtja boksierët e dështuar amerikanë. Menaxherët e mi më kanë thënë se edhe David Haye edhe vëllezërit Klitschko janë të interesuar për një duel me mua kur të rikthehem nga rehabilitimi”.
“Nëse do të jetë njëri nga vëllezërit Klitschko, dueli do të jetë i vështirë, por unë këtë e dëshiroj. Unë i respektoj që të dy për efektivitetin në atë që bëjnë, por që të dy mund të mposhten. Çfarëdo qofshin pengesat, unë do ta gjej rrugën dhe do të bëhem kampion i kategorisë së rëndë”, deklaroi Harrison.
Drejtori i Barcelonës, Joan Oliver, ka refuzuar të hedhë poshtë mundësinë e shkëmbimit të sulmuesit Zlatan Ibrahimovic me anësorin e Manchester Cityt, Robinho.Spekulohet se Robinho i është ofruar Barcelonës nga City, në mënyrë që Ibrahimovic të shkojë në Eastlands, e gjithë kjo në negociatat për Yaya Touren. Thuhet se Barcelona dëshiron ta largojë Ibran nga Camp Nou, në mënyrë që të rikthejë të hollat e shpenzuara kur e bleu atë nga Interi.
“Këto operacione janë të komplikuara për shkak të vlerës së lojtarëve. Lojtarët janë të niveleve të ndryshme dhe ne nuk do të përjashtojmë një tregti të tillë si koncept, por po flasim për shitblerje”, deklaroi Oliver për Sport.
Andrea Pirlo ka konfirmuar edhe njëherë problemet e mëdha financiare të Milanit.Duke folur për Tuttosport, Pirlo ka reflektuar në tregun e transferimeve, duke thënë se nuk pret lajme të mëdha nga tregu.
Jo vetëm tifozët, por edhe në zhveshtore duket një pesimizëm i madh për të ardhmen dhe synimet e Milanit. Konkurrimi me rivalin Interi po bëhet gjithnjë e më i vështirë për Milanin.
Njëri prej strategëve më të mëdhenj në historinë e futbollit italian, Arrigo Sacchi, ka deklaruar se trajneri i ri i Interit, Rafa Benitez është si Mourinho, por theksoi se spanjolli nuk është grindavec.Gazzeta dello Sport ka spekuluar se së bashku me Benitezin në Appiano Gentile do të rikthehet dhe Amadeo Carboni në stafin e teknikut spanjoll. Në ndërkohë, njeriu që i pari e përdori sistemin 4-3-3, Arrigo Sacchi, e mirëpret Benitezin në stolin e Interit.
“Po, Benitez është trajner i madh. Ai është njëri prej trajnerëve më të mëdhenj në botë, po aq i mirë sa Jose Mourinho dhe më pak grindavec se ai”, theksoi Sacchi.
Jose Mourinho është duke e kërkuar me ngulm kapitenin e Arsenalit, Cesc Fabregas, në Bernabeu, duke e detyruar presidentin Florentino Perez të përgatisë një ofertë për spanjollin.Marca shkruan se Real Madridi dëshiron ta sfidojë Barcelonën, në rast se mesfushori i Liverpoolit, Steven Gerrard, refuzon të kalojë në kryeqytetin spanjoll.
Barcelona nuk ka qenë në gjendje që deri më tani të arrijë një marrëveshje me Arsenalin për mesfushorin 23-vjeçar, ndërsa shuma prej 50 milionë funtesh e kërkuar nga Arsenali, nuk do të ishte problem për bosin e Real Madridit, që ka treguar në të kaluarën se është në gjendje të blejë jashtë çdo parashikimi.
Interi thuhet të ketë hyrë në garë për mesfushorin kreativ të Valencias, David Silva.Anësori i Valencias pritet të largohet nga Mestalla për të zvogëluar borxhet e akumuluara nga Los Che. Silva është edhe në radarin e Real Madridit dhe Manchester Cityt.
Me transferimin e Rafa Benitezit te Interi, është pikërisht tekniku spanjoll ai që do të bëjë përpjekje maksimale ta transferojë 24-vjeçarin, së bashku me Javier Mascheranon dhe Edinson Cavanin e Palermos.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka shtruar çështje të reja mbi stadiumet italiane, ndërsa ai shpreh idetë e tij për stadiumet e reja.Interi dhe Milani aktualisht janë duke paguar nga 8.2 milionë euro në vit si qira për stadiumin Giuseppe Meazza, e që është në pronë të autoriteteve lokale. Por, Galliani ka reflektuar në nevojën e stadiumeve si pronë të klubeve, si në Bundesliga dhe Ligën Premier.
“Stadiumet tona janë të vjetra dhe të papërshtatshme. Shikojeni shembullin e Bayern Munichut, që prej se ka ndërtuar stadiumin e ri, të ardhurat janë rritur për 60 milionë euro”.
“Unë kuptoj që është e papërshtatshme për bashkinë të na detyrojë neve dhe Interin të paguajmë qira, por nëse duam të jemi konkurrues në të ardhmen, duhet ta ndryshojmë perspektivën. Një stadium i ri është esencial për një klub që dëshiron të konkurrojë në të ardhmen”, u shpreh Galliani.
Roma e ka marrë me seriozitet të lartë merkaton e kësaj vere, pasi që vazhdimisht është duke menduar përforcimin e sulmit, ndërsa emri tjetër i lakuar është sulmuesi i Juventusit, Carvalho Amauri.La Gazzeta dello Sport pohon se Claudio Ranieri dëshiron ta ringjallë Amaurin, duke e transferuar atë te Roma. Pasi shënoi vetëm pesë gola në 30 paraqitje, Amauri është njëri nga emrat që flitet se do largohen nga Juventusi. Interesimi i Bianconerëve për Edin Dzekon, ka rritur gjithashtu spekulimet se italo-brazilianit do t’i tregohet dera.
Në ndërkohë, Sky Sport Italia njofton se Adriano ka kompletuar testin mjekësor te Roma në klinikën Gemelli. Testi ka zgjatur dy orë e gjysmë. Adriano pritet të takohet me zyrtarët e Romës në Villa Pacelli, ku edhe zyrtarisht do të nënshkruajë kontratë trevjeçare.
Presidenti i Federatës italiane të Futbollit (FIGC), Giancarlo Abete, ka shfaqur besimin e tij për kombëtaren Azzure, duke thënë se është i bindur që Italia do të përmbushë pritjet.“Nuk ka ndonjë objektiv minimal për ne. Është e drejta jonë të synojmë gjithnjë objektivat maksimalë. Ekipi kombëtar ka treguar në të kaluarën në fushë se ka kapacitet fitues dhe shpresojmë se do të jetë e njëjta gjë edhe këtë herë”.
“Ne e dimë se ka ekipe që kanë luajtur më mirë se ne dhe që kemi rënë nga ranglista e FIFA-s, por kemi besim të madh në trajnerin dhe lojtarët”, deklaroi Abete.
Mbrojtësi legjendar i Milanit, Paolo Maldini, ia ka porositur hierarkisë së klubit nga Milanello, që të fillojë të mendojë për transferime të lojtarëve të rinj, për të qenë në të njëjtin hap me rivalët tjerë.“Problemi është që ne duhet të zvogëlojmë dallimin me ekipet tjera. Na duhen lojtarë. Juventusi po investon shumë, Interi është gjithmonë i fortë dhe gjithashtu investon shumë”.
“Te Milani nuk ka vullnet për të shpenzuar shumë, por shkëmbime apo marrëveshje shumë të vogla, prandaj njerëzit këtu duhet të mësohen me këtë traditë”.
“Por, do të jetë e vështirë për Milanin, që ta zvogëlojë hapësirën ndaj rivalëve tjerë, nëse vazhdon kjo situatë”, tha Maldini, në njërën prej deklaratave të tija të para kritikuese ndaj zyrtarëve të lartë të Milanit.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, thotë se ata nuk do të përpiqen të angazhojnë sulmuesin e Manchester United, Wayne Rooney.Rooney është lidhur me një transferim në Real në vlerën e 90 milionë funteve, me trajnerin e ri të mbretërve, Jose Mourinho, që thuhet se dëshiron të punojë me anglezin.
I pyetur për Rooneyn dhe për yllin e Bayern Munich, Franck Ribery, Perez ka mohuar se ndonjëri prej tyre mund të kalojë në Bernabeu.
“Ribery është një transferim i pamundshëm pasi ai sapo e ka rinovuar kontratën me Bayernin dhe në pozitën e Rooneyt ne tashmë kemi lojtarë shumë të mirë”, ka thënë Perez.
Anësori i kombëtares së Portugalisë dhe Manchester United, Nani, është përjashtuar nga Kupa Botërore për shkak të një lëndimi në kraharor.“Pas testeve të bëra arritëm në përfundim se ai nuk është në gjendje të luajë në Kupën Botërore”, ka bërë të ditur federata portugeze e futbollit.
Nani ka pësuar lëndimin gjatë stërvitjeve të së premtes në Lisbonë, para se kombëtarja të fluturojë për në Afrikën e Jugut. Ai do të zëvendësohet nga lojtari i Benficas, Ruben Amorim.
Fiorentina raportohet se ka dërguar një ofertë për mesfushorin e Arsenalit, Emmanuel Eboue.The Times shkruan se Roma tashmë ka shprehur interesimin për Eboue, i cili ishte aq afër të largohet nga Arsenali verën e kaluar.
Në anën tjetër edhe Fiorentina dëshiron të transferojë lojtarin e kombëtares së Bregut të Fildishtë, por nuk është në gjendje të mbulojë shumën prej 8.5 milionë euro, aq sa vlerësohet ai, por ka ofruar rreth 4.5 milionë.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, shkruan se ata nuk kanë nevojë ta blejnë sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi.Perez e vlerëson mesfushorin e Realit, Cristiano Ronaldo, si lojtar më të mirë dhe nuk mund të mendojë që të dy lojtarët të jenë të suksesshëm në të njëjtin ekip.
“Messi është lojtari i dytë më i mirë në botë, pas Cristiano. Nuk do të ishte mirë t’i kemi të dy në të njëjtin ekip, do të kishte shumë konkurrencë”, ka thënë Perez.
















