Mesfushori kuqezi Lorik Cana ka thënë se përfaqësuesja e Shqipërisë nuk ka eufori pas barazimit sensacional kundër Rumanisë, dhe se është e vendosur që të shënojë fitore në përballjen e radhës në kuadër të Grupit D, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2012.
Të martën mbrëma kombëtarja shqiptare do të luajë kundër Luksemburgut, ndërsa Cana u premton tifozëve se skuadra do të japë gjithçka në fushë për të grumbulluar pikët maksimale.
Sipas kosovarit, ndeshja ndaj Luksemburgut do të jetë ndryshe nga ajo kundër Rumanisë, pasi këtu Shqipëria duhet ta menaxhojë lojën.
Mesfushori i Galatasarayt nuk ka dashur të paragjykojë rezultatin, por ka thënë se përfaqësuesja kuqezi do të japë maksimumin për të fituar.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, do të shqyrtonte mundësinë e drejtimit të kombëtares angleze, përkundër faktit se ai dëshiron që të përsërisë kohën e qëndrimit të Sir Alex Ferguson te United, por te Chelsea.
“Ta drejtoj Anglinë? Pse jo? Por jo tani, tani për tani dëshiroj të qëndroj te Chelsea aq gjatë sa Ferguson te United. Pas kësaj, mendoj se e ka radhën kombëtarja”.
“Unë jam serioz, për 24 vite do të jem 75 vjeçar dhe nuk e di nëse do të jem në gjendje ta menaxhoj kombëtaren”, tha ‘Carlito’.
Menaxheri i Anglisë, Fabio Capello, ka deklaruar se Wayne Rooney është i gatshëm që të luajë nga fillimi ndaj Zvicrës, përkundër problemeve të shumta të fundit në jetën e tij private.
“Po, ai do të luaj. Unë fola me të dhe unë e monitorova atë gjatë dy ditëve pas ndeshjes ndaj Bullgarisë dhe ai është vërtet, vërtet i mirë në fushë. Ai do të jetë në situatë të mirë nesër, sepse unë shpresoj se paraqitja e Rooneyt do të jetë e njëjtë ashtu si në Wembley”.
“Unë fola me të dhe ai është i kënaqur që do të luaj. Kur e di se lojtarët duan të luajnë, është vërtet me rëndësi për mua”.
“Lojtarët e dijnë se çfarë të bëjnë në jetën private. Është jeta e tyre private. Lojtarët e dijnë se çfarë kërkoj zakonisht prej tyre dhe është me rëndësi paraqitja në fushë. Është më mirë t’i ndajmë momentet e ndryshme”, ka thënë Capello.
Përzgjedhësi i Brazilit, Mano Menezes, ka bërë të ditur pozicionin e tij në raport me Ronaldinhon, të cilit i ka lënë dyert e hapura për një rikthim në kombëtare.
“Ronaldinho në kombëtare? Unë po punoj për Botërorin 2014. Dinho nuk është i moshuar dhe kurrë nuk do të jetë i tillë për Brazilin”.
“Cilësitë e tij nuk mund të vihen në pikëpyetje dhe sezoni i tij i fundit te Milani ishte i mirë, por dy apo tre te kaluarat ishin të dobëta. Nëse ai do të rikthehet në formën më të mirë, atëherë do ta ftoj në kombëtare”, deklaroi Menezes për La Gazzetta dello Sport.
Mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva, është i sigurt se klubi do të luftojë për trofe të ndryshëm, por ai nuk di të zgjedhë mes Scudettos dhe Ligës së Kampionëve.
“Kubi ka pasur merkato fantastike. Unë nuk dua të them se ne do ta fitojmë Ligën e Kampionëve apo Scudetton, por ne do të arrijmë një prej këtyre objektivave”.
“Si mbrojtës që jam, do të doja të shihja Alexandre Paton, Ronaldinhon, Robinhon dhe Ibrahimovicin të luajnë së bashku. Unë gjithashtu jam i gatshëm që të luftoj dhe të shënoj disa gola”, deklaroi Thiago Silva.
Ish-trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, ka thënë se klubi gaboi që nuk i dha një rast tjetër Diegos për t’u dëshmuar, pas paraqitjeve katastrofale të brazilianit sezonin e kaluar.
“Për mua Diego e meritoi një rast tjetër. Ekziston edhe një diskurs tjetër në lidhje me nevojat teknike dhe ekonomike dhe mendoj se kishte hapësira mes ideve të Luigi Del Nerit. Por, do t’i jipja edhe një rast tjetër Diegos”.
“Një revolucion ishte në ajër pas një sezoni aq negativ. Nevojitet kohë edhe pse lojtarët janë larguar nga klubi, lojtarët të cilët kanë bërë historinë. Tani lojtarë të rinj janë këtej pari. Mendoj se tani Juve e ka përzierjen e duhur”, tha Ferrara për Sky Sport Italia.
Interi nuk ka transferuar asnjë yll të vetëm në Meazza gjatë këtij afati kalimtar veror dhe pas reagimeve të tifozëve Nerazzur, se skuadra e tyre është inferiore ndaj një Milani të superpërforcuar, tani ka reaguar drejtori Ernesto Paolillo, që ka thënë se çdo transfer do të përbënte shpenzim të padobishëm.
“Ne kemi një skuadër të mbushur me kampionë të mëdhenjë dhe ne i kemi dhënë baraspeshë bilancit tonë financiar”.
“Kështu që, kemi vendosur të mos bëjmë shpenzime të kota”, theksoi Paolillo.
Përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, pret që Wayne Rooney të jetë në formë të mirë për ndeshjen ndaj Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2012.
“Unë pres që Rooney të jetë në fushë nesër. Zotri Capello nuk është në gjendje që të lejojë një lojtar të klasit të tij jashtë fushës”.
“Edhe pse nuk jam një psikolog, ai është në formë të mirë dhe do të paraqitet shumë mirë nesër”, deklaroi Hitzfeld për Sky Sports.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka thënë se sipas të gjitha gjasave Antonio Cassano nuk do të transferohet në një të ardhme te Interi.
“Cassano është lojtar i shkëlqyer për kombëtaren, por me respekt për Interin, ne kurrë nuk kemi menduar për të. Sampdoria është ekip i madh dhe pjekuria e tyre është duke u shfaqur. Cassano natyrisht se do luajë mirë për Italinë”.
“Kaloi kohë e gjatë kur biseduam me Roberto Mancinin për ta transferuar atë, por nuk ishte asgjë, vetëm një bisedë”, tha Moratti.
Legjenda e Milanit, Giovanni Lodetti, ka hedhur poshtë spekulimet se sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, e ka të ardhmen te rivali i përbetuar i Interit, Milani.
“Nuk e shoh atë në të ardhmen te Milani. Nuk ka ndonjë problem nga ana teknike, por ai është ende i pa pjekur. Nëse do të ishte më mirë? Do të shohim”.
“Tani ai ka një mundësi të mirë. Nëse ai do të kishte ardhur tani te Milani, ai nuk do të ishte startues dhe do të mund të shkaktonte probleme”, deklaroi Lodetti.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se mediat është mirë të heshtin, pasi që presioni i tyre mbi ekipin është enorm.
“Viteve të fundit këtu kanë punuar Capello, Schuster, Ramos dhe Pellegrini. Na nevojitet stabilitet. Ambienti nuk i ndihmon klubit që të gjejë baraspeshën e duhur pas një barazimi 0-0, ku kishim të bëjmë me një portier që ndali shtatë gola të sigurtë. Mediat është mirë të heshtin, pasi që deri tani kanë polemizuar mjaft”.
“Tani për tani unë nuk jam i fiksuar pas titujve. Nëse do të isha, unë do të qëndroja te Interi”, tha Mourinho.
Sulmuesi i Ajaxit, Luis Suarez, ka këmbëngulur se emërimi i Pere Guardiolës si agjent të tij nuk ka të bëjë asgjë me një transferim të tij te Barcelona.
“Nëse unë kam kërkuar të kaloj te Barca, atëherë nuk do ta zgjedhja Pere Guardiolën si agjent timin. Do të zgjedhja dikë tjetër që do të ma bënte më të lehtë”.
“Pere ka bërë punë të mirë dhe nëse një lojtar do të shkojë te Barcelona, atëherë do të jetë për shkak se trajneri dhe klubi e kërkon atë, jo për shkak se kam vëllain e trajnerit apo këdo tjetër si agjent timin”, deklaroi Suarez.
Bosi i Liverpoolit, Roy Hodgson, ka pranuar se ai mezi pret që klubi të shitet dhe të ndërrojë pronarë.
“Klubi është në shitje dhe askush nuk e di se në çfarë drejtimi do të jetë nëse do të gjenden pronarë të rinj. Disa vite më parë, kur situata ishte larg më stabile, paratë për të blerë lojtarë të rinj nuk munguan”.
“Shpresoj se situata do të ndryshojë kur klubi eventualisht të jetë shitur dhe kur të kenë ardhur pronarë të rinj të cilët janë të gatshëm për të investuar. Kur situata do të përmirësohet, jam i sigurt se nuk do të jetë e vështirë të fillojmë të fitojmë tituj, por për momentin kjo do të jetë tejet e vështirë duke parë lojtarët që kemi”, deklaroi Hodgson.
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Klodian Duro, ka vetëm fjalë të mira për përzgjedhësin Josip Kuze, në prag të takimit të nesërm eliminator për Euro 2012, kur Shqipëria pret në Qemal Stafa përzgjedhësen e Luksemburgut.
Kuqezinjtë do të kërkojnë pikë të plota nga takimi i nesërm, pas barazimit 1-1 në fushë të Rumanisë, ndërsa Duro shprehet i gatshëm të luajë në cilëndo pozitë që e cakton trajneri.
“Kemi një trajner shumë të aftë dhe me eksperiencë, që di t’i vlerësojë saktë situatat. Të gjithë lojtarët janë të bashkuar dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin, ndërsa trajneri vendos për formacionin”, ka thënë Duro për Sporti Shqiptar.
Kristi Vangjeli dëshiron tre pikë në ndeshjen e nesërme ndaj Luksemburgut si dhuratë për ditëlindjen e tij.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dje ka mbushur 25 vjet dhe e ka festuar atë me shokët e tij të kombëtares.
“E festova me shokët e ekipit. Festimi ishte i këndshëm, me torta, ëmbëlsira, batuta e shaka të ndryshme. Nuk dua të hy në detaje dhe imtësi, por kaluam shumë këndshëm. Një fitore ndaj Luksemburgut do të ma bëjë akoma më speciale ditëlindjen”, ka thënë Vangjeli për Albaniasoccer.
Carlo Ancelotti thotë se ai ka ende të mësojë për punën e trajnerit pavarësisht suksesit në Itali dhe Angli.
“Do të doja të shoh stërvitjet të cilat drejtohen nga Mourinho, Ferguson ose Wenger. Mundem ende të përparoj, nëse ata më ftojnë të ndjek një stërvitje do të isha i lumtur”, ka thënë Ancelloti Daily për Telegraph.
“Para ter vitesh, në një takim pyeta nëse mundem unë ose asistenti im të vizitojmë një stërvitje tjetër, por disa prej trajnerëve nuk dëshironin ta lejojnë këtë. Kur e përfundova karrierën si futbollit, isha në stërvitje të Giovanni Trapatonni dhe Marcelo Lippi. E pata ndjekur edhe Roy Hodgson në Zvicër. Ai e përgatit stërvitjen shumë mirë. Kjo ishte e rëndësishme aso kohe për mua”, ka shtuar italiani.
Rafael van der Vaart ka zbuluar se ai ka refuzuar Liverpoolin dhe ka vendosur të transferohet te Tottenham.
Në momentet e fundit të afatit kalimtar, Van der Vaart u transferua nga Real Madridi te Tottenham. U spekulua se Reali kishte pasur marrëveshje transferimi me Bayernin e Munichut, por vetë lojtari thotë se nuk ka pasur interesim nga klubi gjerman, por zbulon se Liverpooli ka dashur ta angazhojë atë.
“Liverpooli ka qenë i interesuar, jo Bayern Munich. Duhet të keni ndjenjë të mirë, dhe pas bisedës me Redknapp kisha ndjenjë të mirë dhe jam i lumtur që zgjodha Tottenhamin”.
“Do të jap më të mirën dhe shpresoj se do të luaj shumë ndeshje dhe do të jem futbollist i rëndësishëm për ekipin. Shpresoj se do të shënoj shumë gola dhe do të argëtohem shumë”, ka thënë Van der Vaart për Sky Sports News.
Fernando Torres i ka siguruar fansat e Liverpoolit se është po thuajse plotësisht në formë dhe së shpejti do të shohim më të mirën nga ai.

Spanjolli ka qenë vazhdimisht i shoqëruar nga lëndimet në disa sezonet e kaluara dhe u rikthye nga Kupa Botërore me kombëtaren e tij me probleme. Por Torres, i cili shënoi dy herë në fitoren 4-0 të Spanjës ndaj Lihtenshtajnit, thotë se gjithçka tashmë është e kaluar dhe se ai do të japë më të mirën për Liverpoolin në këtë sezon.

“Rikuperimi është i përkryer dhe ne kemi pritur kohën tonë. Ende nuk jam 100 për qind, por njerëzit së shpejti do të shohin më të mirën nga Torres. Çdo herë po rikuperohem ndjeshëm dhe shpresoj të arrij sukses me Liverpoolin këtë sezon”, ka thënë Torres për faqen zyrtare të Liverpoolit.