Presidenti i Catanias, Antonino Pulvirenti, ka konfirmuar se sulmuesi Maxi Lopez do të qëndrojë te skuadra siciliane deri në fund të sezonit.Një numër i madh klubesh janë të interesuara për shërbimet e argjentinasit, mirëpo shefi i Catanias ka thënë se 26-vjeçari nuk do të shitet në janar.
“Maxi Lopez do të qëndrojë te Catania në janar, pastaj në qershor do të shohim”, citohet Pulvirenti nga Fiorentinanews.com, duke shtuar se lojtari është i gatshëm për një klub më të madh.
Superylli i Real Madridit, Kaka, verën e ardhshme do t’i bashkëngjitet Chelseat, dhe jo Interit, ka thënë superagjenti Ernesto Bronzetti.Është spekuluar se braziliani (i cili pritet të kthehet nga lëndimi pasi qëndroi jashtë fushe që nga muaji gusht) do t’i bashkëngjitet Interit gjatë afatit kalimtar të janarit, mirëpo Bronzetti, i cili është i afërt me Realin, thotë se kjo nuk do të ndodhë.
Sipas Daily Mail, Bronzetti ka thënë se nëse 28-vjeçari largohet nga Los Blancos qershorin e ardhshëm, gjasat janë 90% që ai t’i bashkëngjitet Chelseat.
Një anëtar i bordit të Malagas ka konfirmuar se skuadra spanjolle ka transferuar Julio Baptistan nga Roma.Jose Carlos Perez, i cili është njëherit një i afërm i pronarit të klubit Sheikut Al-Thani, ka thënë se të dyja palët kanë arritur marrëveshje që braziliani të kalojë në La Liga.
Sulmuesi 29-vjeçar nuk gjente vend në formacionin e Claudio Ranierit këtë sezon, ashtu që ka nënshkruar kontratë për dy vjet e gjysmë me Malagan, kurse transferimi i tij ka kushtuar dy milionë euro.
Roma ka mohuar spekulimet se David Pizarro do të largohet nga klubi kryeqytetas, duke e bërë të qartë se mesfushori kreativ nuk është në shitje.Gjatë këtij sezoni, 31-vjeçari nuk ka qenë gjithmonë në formacionin bazë të trajnerit Claudio Ranieri, ashtu që ka nxitur spekulime se mund të largohet nga klubi.
Mirëpo, Giallorossët kanë lëshuar një komunikatë për media ku thuhet se mesfushori kilian do të vazhdojë ta bartë fanellën e Romës.
Mbrojtësi i Real Madridit, Ezequiel Garay, është shënjestra kryesore e Schalkes për afatin kalimtar të janarit- raportojnë mediat spanjolle.Lojtari argjentinas nuk ka mundur të luajë si pasojë e lëndimit të gjurit gjatë përgatitjeve parasezonale të Los Blancos, ndërsa vetëm këtë muaj ai ka filluar të stërvitet për të kthyer kondicionin.
Lëndimi ka bërë që ai të përjashtohet nga planet e trajnerit Jose Mourinho, i cili planifikon ta largojë atë nga skuadra për të grumbulluar para për transferimin e lojtarëve të nevojshëm.
Sipas Marca, Schalke planifikon ta përforcojë mbrojtjen për pjesën e dytë të sezonit, ashtu që i ka bërë gati 10 milionë euro për shërbimet Garayt.
Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, ka deklaruar se shpreson të jetë në dispozicion të skuadrës në ndeshjen e 6 janarit kundër Cagliarit.Braziliani aktualisht është në Dubai me ekipin e Milanit, mirëpo ai nuk ka luajtur në një ndeshje zyrtare që pas lëndimit në ndeshjen kundër Palermos në muajin nëntor.
“Dëshiroj të stërvitem mirë, ashtu që të jem i gatshëm për t’u kthyer kundër Cagliarit”.
“Jam i lumtur që i jam bashkangjitur sërish grupit, prandaj tani duhet të jap më të mirën nga vetja”, ka thënë Pato për Datasport.
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, është kthyer në stërvitje, për herë të parë që nga lëndimi i shpinës në verën e kaluar.Buffon ka munguar nga muaji korrik, ndërsa është dashur t’i nënshtrohet edhe ndërhyrjes kirurgjike pasi pësoi herni diskale gjatë Kampionatit Botëror me Italinë.
Ndërsa tani, Tuttosport njofton se ai është rikuperuar plotësisht dhe se të martën ishte i pranishëm me pjesën tjetër të skuadrës në terrenet stërvitore.
Manchester City ka regjistruar fitore të thellë prej 4-0 kundër Aston Villas në kuadër të xhiros së njëzet të Ligës Premier, për të marrë kreun e Kampionatit anglez.Njeriu kryesor i pasanikëve ishte Mario Balotelli, i cili realizoi het-trik në këtë takim, duke shënuar dy gola nga pika e bardhë (8’ dhe 55’) dhe një gol nga loja e hapur (27’). Ndërsa golin tjetër të vendasve e realizoi Joleon Lescott (13’).
Pas kësaj fitoreje, City ngjitet në krye të tabelës me një pikë më shumë se Manchester United që ka tri ndeshje më pak të zhvilluara.
Ndërkohë, me golat e Lennon (57’) dhe Bale (81’), Tottenham Hotspur ka mposhtur Newcastle Unitedin, për t’u ngjitur në vendin e katërt në tabelë me 33 pikë.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, e ka bërë të qartë se Antonio Cassano duhet të sillet si profesionist, mirëpo ka mohuar atë që thuhet se ai mund ta ‘destabilizojë’ Milanellon.“Cassano nuk është një përbindësh, ai është një profesionist”.
“Ai do ta ketë të lehtë të jetë pjesë e një atmosfere me sjellje të mira dhe respektim të rregullave”
“Antonio e ka të ardhmen te Milani dhe ai do të na ndihmojë”, ka thënë Allegri për La Repubblica.
Massimo Moratti ka shpjeguar arsyet e shkarkimit të Rafael Benitez, duke thënë se sukseset e ndërtuara nga Jose Mourinho kishin ndikuar negativisht ndaj ish-trajnerit të Liverpoolit.Rafa Benitez nuk arriti të dalë nga hija e Jose Mourinho dhe Interi i tij ishte larg nga ai që fitoi tre tituj sezonin e kaluar. Pas vetëm një gjysmë-sezoni në karrigen drejtuese të Interit, Rafa Benitez u shkarkua.
“A i ka krijuar probleme hierarkia e Mourinhos? Po, kjo ishte një ngarkesë për Benitez. Keni mund ta vëreni se ai e ndjente atë dhe shpesh fliste për atë, ndoshta e shfrytëzonte për arsyetim. Leonardo është një personalitet tjetër dhe në të nuk do të ndikojnë kujtimet e Mourinhos”, ka thënë Moratti për La Stampa.
Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri, beson se përkushtimi maksimal i lojtarëve mund t’i ndihmojë skuadrës që ta fitojë Scudetton dhe Kupën e Italisë.Aktualisht bardhezinjtë mbajnë vendin e katërt në tabelë, me pesë pikë më pak se lideri Milan, ndërsa Del Neri i ka inkurajuar lojtarët e tij që në vitin e ri ta fitojnë titullin.
“Disa muajt e ardhshëm janë shumë të rëndësishëm për ne dhe ne duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, duke qenë se jemi në dy gara”.
“Ende duhet të përmirësohemi dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Liga dhe Kupa e Italisë janë prioritetet tona dhe ne duhet të mundohemi”, ka thënë Del Neri për Tuttosport.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka paralajmëruar Mario Balotellin se do të luajë vetëm nëse e meriton atë.Balotelli nuk është duke treguar formën e tij më të mirë te Manchester City, pasi sulmuesi ka problem të adaptohet në mjedisin e ri. Sjellja e tij problematike dhe angazhimi i pamjaftueshëm, kanë nxitur shqetësim te Mancini.
“Nëse Mario meriton të luajë, ai do të luajë, nëse nuk meriton, nuk do të luajë. Nëse nuk punon, nuk do të luajë. Mario është një lojtar i veçantë, por duhet fuqia dhe zemra të ndikojnë në paraqitjet tuaja. Nuk e di nëse ai është i lumtur. Ai është në një ekip fantastik, luan sigurisht në ligën më të mirë në botë. Manchester [qyteti] nuk është si Milano, por ai duhet ta pranojë këtë”, ka thënë Mancini.
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, thotë se ata ishin fantastik në fitoren e mbrëmshme kundër Chelseat.Topçinjtë arritën të mposhtin me rezultat 3-1 kampionin aktual të Ligës Premier dhe të thyejnë traditën e negative prej pesë disfatave në dy vitet e fundit.
“Besimi ishte dallimi. Dallimi në mes të një ekipi të mirë dhe ekipi të shkëlqyeshëm është i vogël. Ne luajtëm si një ekip i shkëlqyeshëm. Ishim fantastik”, ka thënë Fabregas për Sky Sports 1.
Arsenali me këtë fitore mbetet në pozitën e dytë të tabelës me pikë të njëjta me pozitën e tretë ku ndodhet Manchester City, por me diferencë më të mirë golash. Arsenali megjithatë mbetet dy pikë prapa Manchester United, por edhe me një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Fitorja ndaj Chelseat është dëshmi se Arsenali nuk mund të "fishkëllehet", thotë menaxheri Arsene Wenger.Topçinjtë mbrëmë shënuan fitore ndaj rivalit për titull, Chelseat, duke e mposhtur me rezultat 3-1 në Emirates.
"Ne nuk fishkëllehemi më. Kjo është e sigurt. Gjithmonë është vështirë ta thuash këtë, pasi çdo ndeshje është ndryshe, por mendoj se jemi pjekur gjatë dy viteve të fundit. Por kjo ligë është shumë vështirë të parashihet. Çdo ndeshje është e vështirë për secilin. Ne duhet të tregojmë se ne jemi të gatshëm për çdo sfidë dhe të tregojmë qëndrueshmëri".
"Ne jemi në dhjetor dhe jemi në hap me Manchester United. Ne duhet të jemi në formën më të mirë dhe të vazhdojmë të përmirësohemi. Shpresoj se fitorja e sotme do ta bindë ekipin se ne po ecim në kahe të duhur dhe do të vazhdojmë të përmirësohemi", ka thënë Wenger pas takimit të mbrëmshëm.
Menaxheri i Birmingham Cityt, Alex McLeish, thotë se ai është i impresionuar nga loja e rivalit të radhës Manchester United, por beson se djelmoshat e tij mund t´ua shkaktojnë humbjen e parë Djajve të Kuq."Ata ishim shumë impresiv. Disi, Man United do të humbë një ndeshje, dhe shpresoj dhe besoj se do të jemi ne që mund ta shkaktojmë atë. Ne jemi në St Andrew's, dhe mendoj se duhet të besojmë".
"Ne i kemi shqetësuar ekipet e mëdha edhe më herët, dhe do të ishte bukur nëse mund ta bëjmë këtë përsëri. Ne i kemi dëgjuar menaxherët e ekipeve kundërshtare që thonë se St Andrew's është një vend i vështirë të vijnë, dhe ne duam edhe United ta thotë këtë pas ndeshjes", ka përfunduar McLeish.
Pas fitores ndaj Aston Villas, Rafael van der Vaart është i bindur se Tottenhami mund ta fitojë titullin këtë sezon.Mesfushori holandez, i cili erdhi në klubin londinez vetëm gjatë verës nga Real Madridi, beson se gjithçka është e mundshme.
"Sigurisht ne mund ta fitojmë ligën. Ne kemi një ekip të mrekullueshëm, që do të thotë se secili duhet të luftojë për pozitën e tij, dhe kjo ndihmon. Andaj mendoj se do të jetë shumë bukur këtë sezon. Ne përfundimisht duam të mbetemi në top katërsh dhe të luajmë në Ligën e Kampionëve çdo vit".
"OK, ka ende shumë deri në fund. Por megjithatë është mrekulli të jesh këtu dhe të luash në këtë ekip. Çdokush e pëlqen mënyrën se si ne luajmë. Është disi në stilin holandez dhe kjo më pëlqen. Në Holandë e di se gjithkush pëlqen ta shohë Tottenhamin", ka thënë Van der Vaart.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se ai po dështon të kthejë lojtarët e tij në formën e tyre më të mirë.Blutë u mposhtën mbrëmë me rezultat 3-1 në derbin në udhëtim te Arsenali, që ishte ndeshja e gjashtë e tyre pa fitore.
"Jam i shqetësuar, dukshëm, pasi janë gjashtë ndeshje që ne nuk kemi qenë në gjendje të fitojmë. Nuk e kam parë ekipin të luajë në mënyrën në të cilën ne dëshirojmë dhe ne kemi pasur vështirësi të luajmë futbollin tonë".
"Ne sigurisht se nuk jemi shumë bindës kur luajmë në këtë moment. Nuk e kam pritur këtë disfatë. Isha i befasuar me këtë paraqitje. Kam parë seanca të mira stërvitore këtë javë, andaj isha i befasuar me këtë paraqitje. Ne po flemë tash. Ky është realiteti i ekipit. Ne po flemë. Nëse luani kundër një ekipi të mirë si Arsenali, humbni nëse nuk zgjoheni", ka thënë Ancelottti.
Sulmuesi i Sevillas, Luis Fabiano, pret ta përfundojë sezonin me ekipin e tij aktual.Braziliani ka joshur një interesim të shumë klubeve gjatë vitit 2010, por tash thotë se dëshiron të qëndrojë te Sevilla.
"Do të vazhdoj te Sevilla, kam kontratë për të plotësuar. Dhe kjo flet gjithçka", ka thënë Fabiano.
Në mes shumë klubeve tjera, sulmuesi brazilian është lidhur edhe me një transferim te Interi.
Manchester City raportohet se ka bërë ofertë për mbrojtësin e Real Madridit, Pepe.As shkruan se City, i vetëdijshëm për frustrimin e Pepe rreth bisedave për kontratë të re me Realin, ka kontaktuar me përfaqësuesit e tij për të bërë ofertë.
Manchester City do t´i paguajë Pepe 5 milionë euro në vit për t´u larguar nga Madrid, derisa Reali nuk do të shkojë më shumë se 3.5 milionë në vit.
City është i gatshëm të presë deri në qershor për të nënshkruar me mbrojtësin, duke e ditur se trajneri Jose Mourinho do të refuzojë të lejojë mbrojtësin të largohet në mes të sezonit.
Sulmuesi brazilian, Robinho, ka mirëpritur Antonio Cassanon te Milani.Edhe pse transferimi i lojtarit nga Sampdoria ende nuk është përmbyllur, ai është duke stërvitur me ekipin e Milanit.
“Jam i sigurt se ai do të jetë i lumtur dhe do të na ndihmojë të fitojmë gjëra të mëdha. Unë tashmë kam luajtur në krah të tij te Madrid dhe, nëse koka e tij është në vendin e duhur, ai mund të bëjë gjëra të jashtëzakonshme”.
“Unë po ashtu mbaj mend shakatë që ai bënte me mua. Ai është shumë i mirë për të të bërë të qeshësh jashtë fushe, një djalosh bujar dhe argëtues, edhe pse ai ka një personalitet të vështirë”, ka thënë Robinho.
Juventus është duke nxitur Liverpoolin në mënyrë aktive të blejë sulmuesin Amauri në afatin kalimtar dimëror.La Stampa shkruan se menaxheri gjeneral i Juves, Beppe Marotta, dëshiron ta shndërrojë në para sulmuesin për të transferuar njëshin e Fiorentinas, Alberto Gilardino.
Megjithatë vetë lojtari, i cili së fundi po rikthehet në formë nga lëndimi, është ngurrues të largohet nga Torino. "E di se nëse më jepet shansi, do ta dëshmoj veten", citohet të ketë thënë Amauri.
Juve ka raporte të mira me Redsat pasi tashmë ka transferuar Alberto Aquilanin dhe ka shprehur interesim edhe për Glen Johnson. Biankonerët shpresojnë të fitojnë rreth 8 milionë funte nga shitja e Amauri, i cili do të ishte një mbulesë për Fernando Torres në sulmin e Liverpoolit.
Manchester City është futur në negociata për transferimin e sulmuesit të Wolfsburg, Edin Dzeko.Daily Mail shkruan se City mbrëmë ka biseduar me agjentin e Dzeko rreth detajeve të transferimit të vlefshëm 30 milionë funte.
Wolfsburg përfundimisht ka pranuar të bisedojë për marrëveshjen, e cila do të përfshinte shumën e përmendur si edhe disa miliona shtesë në varësi të paraqitjes së lojtarit.
Marrëveshja ende nuk është arritur dhe nuk mund të kompletohet deri në hapjen e afatit kalimtar dimëror, javën e ardhshme.
Veterani i Manchester Unitedit, Ryan Giggs, ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij që të jenë të përqendruar në garën për titullin e Ligës Premier.Djajtë e Kuq vazhdojnë të mbeten të pamposhtur në Kampionatin anglez pas 17 ndeshjesh, mirëpo Giggs thotë se ekipi duhet të jetë vazhdimisht në formën më të mirë. Skysports.com citon mesfushorin të ketë thënë se “çdokush mund ta mposhtë çdokënd”.
“Ne jemi falënderues që jemi të pamposhtur dhe vetëbesimi është i lartë. Mirëpo, e dimë se asgjë nuk duhet të konsiderohet si e garantuar. Është një ligë e vështirë dhe ne duhet të jemi në formën më të mirë në secilën ndeshje”, ka thënë Giggs.
Agjenti dhe këshilltari i transferimeve, Ernesto Bronzetti, ka mohuar spekulimet për një shkëmbim të mundshëm në mes të Amaurit dhe Alberto Gilardinos.Juventusi është në kërkim të një sulmuesi tipik, duke qenë se Amauri nuk po arrin të tregojë formën e kërkuar, ndërsa shtypi italian spekulon se Gilardino është shënjestra e Bianconerëve.
“Amauri nuk planifikon të largohet nga Torino”, ka thënë Bronzetti Sky Sport 24, duke shtuar se ajo që thuhet në lidhje me shkëmbimin është “një trillim i pastër”.
















