Përfaqësuesja e Spanjës është emëruar ‘skuadra e vitit’ në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureus World Sports Awards”, në Abu Dhabi.Vitin e kaluar ‘Furia e kuqe’ u shpall kampion i botës në futboll në Afrikën e Jugut, dhe kjo bëri që kjo skuadër të votohet si më e mira e 12 muajve të kaluar, duke dalë përpara Interit që fitoi Kampionatin italian, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve.
Legjenda franceze Zinedine Zidane mori çmimin për arritje jetësore, që mes tjerash gjatë karrierës fitoi Kupën e Evropës, Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve.
Ndërkaq, sportisti i vitit u shpall tenisti Rafael Nadal.
Legjenda franceze Zinedine Zidane mori çmimin për arritje jetësore, që mes tjerash gjatë karrierës fitoi Kupën e Evropës, Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve.
Ndërkaq, sportisti i vitit u shpall tenisti Rafael Nadal.
Trajneri i Newcastle United, Alan Pardew, ka mohuar spekulimet se skuadra e tij do të tentojë të sjellë legjendën franceze Thierry Henry.Pas largimit të Andy Carroll dhe lëndimit të Shola Ameobi, Newcastle gjendet në krizë në fazën sulmuese.
Mirëpo, edhe pse e pranon se ka nevojë për sulmues, Pardew mohon se klubi do të kërkojë shërbimet e ish-yllit të Arsenalit, i cili është pronë e klubit nga MLS, New York Red Bulls.
I pyetur nga Evening Chronicle për mundësinë e transferimit të veteranit francez, Pardew është përgjigjur: “Nuk mendoj se kjo është e mundur”.
Mbrojtësi i Chelseat, Ashley Cole, është përzgjedhur ‘lojtari i vitit’ nga tifozët anglezë, pasi mungoi vetëm në tri ndeshje të përfaqësueses së tij në vitin e kaluar.Cole ishte njëri nga të paktët që u kthye nga Kampionati Botëror me reputacion të ruajtur dhe vazhdoi me formën e njëjtë në ndeshjet kualifikuese të Anglisë për Euro 2012.
Ky çmim vjen si befasi, duke ditur raportet jo të mira që ka Ashley Cole me tifozët anglezë të skuadrave kundërshtare të Ligës Premier, mirëpo paraqitjet e tij për Tre Luanët nuk kanë mbetur pa u vlerësuar.
Sondazhi është publikuar në faqen zyrtare të FA, ndërsa Cole ndiqet nga Steven Gerrard (Liverpool) në vend të dytë dhe Adam Johnson (Manchester City) që zuri vendin e tretë.
Ylli i Real Madridit, Ricardo Kaka, është shumë i kënaqur me lojën që tregoi kundër Real Sociedadit në Bernabeu, ku shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër.“Ndjehesha shumë më mirë, më i shpejtë dhe më i shkathët. Kam më shumë vetëbesim”.
“Gjithkush dëshiron më tepër kur gjërat shkojnë mirë. Unë do të dëshiroja që të kem ndeshje të këtilla më shpesh, në mënyrë që më aktivisht t’i ndihmoj skuadrës”, ka thënë 28-vjeçari.
Sulmuesi i Interit, Diego Milito, ka pësuar një lëndim në kofshë ashtu që, veç takimeve tjera, do të mungojë edhe në përballjen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.Argjentinasi pësoi një lëndim në fund të derbit ndaj Romës të dielën, ndërsa ekzaminimet mjekësore të hënën treguan se do të mungojë afër një muaj.
Trajneri Leonardo ka kërkuar nga lojtari që të mos mendojë për asgjë por të rikuperohet sa më mirë.
Ish-sulmuesi i Genoas këtë sezon nuk ka treguar diçka të përafërt me atë që bëri në sezonin e kaluar. Ai ka shënuar vetëm gjashtë gola në 16 paraqitje në Serie A.
Drejtori i Wolfsburgut, Dieter Hoeness, ka konfirmuar se ekipi gjerman ka shkarkuar trajnerin Steve McClaren.‘Ujqit’ kanë kaluar nëpër një formë të dobët gjatë sezonit aktual nën drejtimin e strategut anglez, duke grumbulluar vetëm 23 pikë në 21 ndeshje.
“Nuk ishim të bindur se mund të vazhdonim një bashkëpunim të qëndrueshëm me Steve McClarenin deri në fund të sezonit”, thuhet në deklaratën e Hoeness.
Ai ka thënë se pozita në të cilën gjendet skuadra e ka detyruar klubin të ndërmarrë këtë veprim.
Mbrojtësi i krahut te Real Madridi, Sergio Ramos, ka deklaruar se nëse do të duhej të zgjidhte se cilin lojtar do ta dëshironte në skuadër, ai do të përcaktohej për Cristiano Ronaldon para Lionel Messit.Reagimi i spanjollit vjen pasi trajneri i Atletico Madridit, Quique Sanchez Flores, e ka quajtur Messin- ‘Di Stefano i shekullit 21’.
“Kjo çështje varet nga secili person, por unë do të qëndroja me Cristianon, sepse ai luan në skuadrën time”, ka thënë Ramos.
Alessandro Matri është shprehur i entuziazmuar me kalimin e tij te Juventusi dhe ftesën që ka marrë nga përfaqësuesja e Italisë, por shpreson që të krijojë qëndrueshmëri në formën e tij.“Po e jetoj ëndrrën. Jeta ime ka ndryshuar javën e fundit: së pari Juventusi, dhe tash Italia”.
“Juventusi më ka mirëpritur, ndërsa kur arrita në Coverciano, (Gigi) Riva më bëri të ndihem mirë me komplimentet dhe përkushtimin”.
“Është turp për fishkëllimat që mora në Cagliari, por unë dua të vazhdoj ëndrrën”, ka thënë sulmuesi italian për Il Corriere dello Sport.
Sulmuesi i Barcelonës, David Villa, ka thënë se bashkëkombësi i tij Fernando Torres do ta dëshmojë vlerën e tij me fanellën e Chelseat.Torres u transferua në Stamford Bridge për shumën prej 50 milionë funtesh, ndërsa në përballjen e parë me ish-skuadrën e tij Liverpool, ai dështoi të linte gjurmë.
“Liverpooli nuk po kalon një vit të mirë. Jam tërësisht i bindur se kalimi tij te Chelsea do të shkojë mirë dhe ai do të jetë i suksesshëm në Londër”.
“Ka qenë shumë vështirë për të, por jam i kënaqur, sepse e di se ai dëshironte të shkojë atje. Ai është shumë i lumtur dhe unë ia dëshiroj gjitha të mirat”, ka thënë Villa për PA.
Trajneri i përfaqësueses së Italisë nën 21-vjeç, Ciro Ferrara, ka thënë se Davide Santon do të jetë kapiten i kësaj skuadre.Mbrojtësi i krahut të majtë, i cili është i huazuar te Cesena nga Interi, i ka lënë përshtypje Ferraras, i cili mendon se lojtari ka potencialin e duhur për të udhëhequr bashkëlojtarët e tij.
“Kam folur me Santonin këtë mëngjes dhe mendoj se ai e ka rastin që të ‘rikthejë’ veten dhe të jetë sërish protagonist”.
“Unë mund të them gjithashtu se ai do të jetë kapiteni ynë”, ka thënë ish-trajneri i Juventusit.
Përkundër fitores prej 4-1 kundër Real Sociedadit, Real Madridi mbetet shumë prapa Barcelonës (shtatë pikë) në garën për titull, mirëpo kjo duket se nuk e shqetëson shumë trajnerin e Los Blancos, Jose Mourinho.Portugezi ka lëvduar lojtarët e tij për paraqitjen e të dielës mbrëma në Bernabeu, duke veçuar brazilianin Kaka, Adebayorin, Diarran, Ozilin dhe Ronaldon.
Ndërkaq, duke folur për garën për titull, ai ka thënë se ekipi i tij do t’ia vështirësojë punët Barcelonës deri në fund të kampionatit, ndërsa ka shtuar se nuk ka asgjë për t’u turpëruar edhe nëse Reali zë vendin e dytë.
“Gjëja e rëndësishme është që të mos i dhurojmë asgjë Barcelonës në kampionat. Unë kam përfunduar vetëm një herë i dyti, në sezonin tim të tretë me Chelsean, dhe nëse ndodh kjo atëherë nuk ka asgjë të keqe”, ka thënë Mourinho për Marca.
Mbrojtësi brazilian Dani Alves thotë se prioritet për të është qëndrimi te Barcelona, dhe shton se do të bëjë gjithçka që është e mundur për të vazhduar kontratën me Blaugranët.Kontrata aktuale e Alves skadon në vitin 2012, ashtu që bisedimet me klubin për vazhdimin e kontratës kanë filluar më herët.
Mirëpo, të dyja palët kanë vështirësi për të arritur në një pikë të përbashkët sa u përket çështjeve ekonomike, ndërkohë që spekulohet se Chelsea dhe Manchester City janë të gatshëm që ta transferojnë brazilianin.
“Jam duke përjetuar momente të cilat asnjëherë më parë nuk i kam parë dhe ky klub tashmë është në zemrën time”.
“Klubi e di se unë preferoj të qëndroj te Barca. Prandaj do të luftoj me gjithë fuqinë time që të qëndroj këtu, sepse Barca është ëndrra ime”, ka thënë Alves në emisioni el Marcador në Barca TV.
Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, ka thënë se Scudetto mund të jetë e paarritshme për ta pas disfatës 5-3 nga Interi.Sipas Ranierit, Roma ka qenë në garë për Scudetton, por humbja e mbrëmshme nga Interi i zbret Gallorossët në pozitën e shtatë me 10 pikë prapa liderit, Milanit, megjithëse me një ndeshje më pak.
“Ne jemi të detyruar të ndjekim tash dhe nuk do jetë lehtë. Sidoqoftë, ne gjithmonë duhet të japim maksimumin deri në fishkëllimën e fundit”, ka thënë Ranieri.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, pranon se Liverpooli tash është kandidat për të përfunduar në top katërsh.Ka shumë shanse që ekipi i ri i Fernando Torres të mund të shkelmohet jashtë top katërshit nga ish-klubi i tij. Të Kuqtë tash janë në pozitën e gjashtë me vetëm gjashtë pikë prapa Tottenham dhe Chelsea, por me një ndeshje më shumë.
“Liverpooli ka luajtur shumë mirë, me një fuqi, lojë dhe qasje fantastike. Dukshëm ata mund të rikthehet në garë për pozitën e katërt”, ka thënë Ancelotti.
Menaxheri i Milanit, Massimilliano Allegri, mohon se Milani kishte ndjerë presionin e ndjekësve të tabelës, Napolit dhe Interit, gjatë barazimit ndaj Genoas.Napoli ka ruajtur pozitën e dytë dhe tashmë është vetëm tre pikë prapa Milanit, ndërsa me fitoren ndaj Romës, Interi i afrohet në pesë pikë liderit por me edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
“Ne nuk ndjejmë presionin nga ndjekësit. Edhe pse në fillim të sezonit Napioli mund të ishte parë si befasi, ata tash janë një realitet në Serie A. Ata nuk janë të obliguar ta fitojnë Scudetton, andaj mund të luajnë me mendje të qetë”, ka thënë Allegri.
Katari vazhdon të insistojë për të marrë shërbimet e trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola.Burime nga Italia thonë se Guardiolës i është ofruar kontratë 20 milionë euro në vit për t’u larguar nga Barcelona në fund të sezonit dhe për të marrë nën drejtim kombëtaren e Katarit, vend i cili do të jetë nikoqir i Kupës Botërore në vitin 2022.
Marrëveshja aktuale e Guardiolës me Barcën skadon në fund të sezonit, dhe spanjolli është mirë i njohur për autoritet e futbollit në Katar, pasi ka luajtur për klubin lokal Al Ahli në ditët e fundit të karrierës së tij si futbollist.
Sulmuesi i Udineses, Antonio di Natale, është i ngazëllyer që ka shënuar 100 gola deri tash në karrierën e tij.Goli i tij në fitoren prej 2-0 ndaj Sampdorias gjatë të shtunës ishte edhe goli i tij jubilar në elitën e futbollit italian.
“E kam pritur këtë moment për dy javë, që kur kam shënuar 99 gola. Bashkëlojtarët e mi pritnin me mua. Jam i lumtur për veten dhe ekipin, pasi fituam një ndeshje të vështirë”.
“Ia dedikoj golin e 100-të shumë njerëzve: familjes time, familjes Pozzo që ka në pronë Udinesen, fansave, por veçanërisht nënës time, e cila nuk është më me ne”, ka thënë sulmuesi italian.
Menaxheri i Interit, Leonardo, ka lavdëruar lojtarët e tij, por edhe ata kundërshtar, pas fitores ndaj Romës, ndeshje e cila prodhoi plot tetë gola.Kampioni në fuqi i Italisë ka siguruar pozitën e tretë në tabelë me edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, pas fitores 5-3, dhe Leonardo është më se i kënaqur me tre pikët.
“Sot, pash një ndeshje të jashtëzakonshme në mes dy ekipeve të shkëlqyeshme dhe mbaj mendimin se Marco Borriello është sulmuesi i qendrës më i mirë në Serie A. Wesley Sneijder bëri një paraqitje të shkëlqyeshme sot, sikur edhe Samuel Eto’o, Giampaolo Pazzini, Daniele De Rossi, Fabio Simplicio dhe shumë të tjerë”.
“Ky sezon i Serie A do të jetë një betejë e vërtetë deri në fund me shumë ekipe që janë afër njëri-tjetrit. Mund të shihni në çdo ndeshje sa e komplikuar është të fitosh tre pikët. Vetëm shikoni disa rundet e fundit dhe do të shihni sa shumë befasi ka”, ka thënë Leonardo.
Mbrojtësi i Manchester Cityt, Pablo Zabaleta, thotë se fansat argjentinas e duan Carlos Tevez më shumë se sa yllin e Barcelonës, Lionel Messi.Tevez shënoi hat-trick në fitoren 3-0 të Cityt ndaj West Bromwich Albion gjatë vikendit.
“Çdokush në Argjentinë e pëlqen Carlos, pasi e dinë se prej nga është ai dhe sa shumë ka luftuar të bëhet një prej më të mirëve në botë”.
“Lionel Messi është bërë më i famshëm në botë, por njerëzit në shtëpi e dinë dhe e duan Carlos shumë më herët. Carlos ka luajtur disa vite te Boca Juniors para se vijë në Angli, ndërsa Messi është larguar nga Argjentina kur ka qenë 12-vjeçar për të jetuar në Spanjë”, ka thënë Zabaleta për ueb faqen e Cityt.
Emmanuel Adebayor thotë se ai është i lumtur që luan për klubin më të madh në botë dhe se po përshtatet shpejt në kampionatin spanjoll.Sulmuesi i huazuar nga Manchester City ishte në listën e shënuesve edhe një herë, në fitoren e Real Madridit ndaj Real Sociedad, e që ishte goli i dytë i tij me fanellën e klubit madrilen.
“Jam shumë i lumtur që luaj për klubin më të madh në botë. Kam një mundësi të madhe dhe do të përpiqem të jap më të mirën nga vetja”.
“Kam raporte shumë të mira me trajnerin (Jose Mourinho). Ai më ka dhënë mundësinë të luaj, që është shumë e rëndësishme për mua. Jam shumë i lumtur për besimin që ai më ka dhënë, pasi po përshtatem shpejt në Ligën Spanjolle”, ka thënë Adebayor.
Autori i golit të fitores për Liverpoolit, Raul Meireles, është i ngazëllyer me tre pikët e fituara ndaj Bluve.Meireles po ashtu është shprehur i kënaqur me golin e tij të katërt në pesë takime.
“Është një moment i mirë për mua, por gjëja më e rëndësishme është ekipi dhe fitorja. Tre pikë janë shumë të rëndësishme për ne”.
“Ne u përpoqëm të bëjmë më të mirën dhe të luajmë futboll të mirë. Tash kam shënuar pesë gola për klubin dhe jam i lumtur”, ka thënë Meireles.
Kenny Dalglish nuk ka mundur t’i rezistojë mbështetjes së fansave të cilët kritikuan Fernando Torres për transferimin te Chelsea.Sulmuesi spanjoll debutoi për Blutë në disfatën 1-0 nga ish-klubi i tij, Liverpooli, ndeshje kjo e zhvilluar në Stamford Bridge.
“Tifozët tanë kanë të drejtë të shprehin opinionet e tyre dhe e dinë se ku qëndrojnë besnikëritë e lojtarëve. Ata duhet të tregojnë respekt për klubin. Njerëzit më të rëndësishëm vazhdojnë të jenë në Liverpool dhe gjithmonë do të jenë. Ajo çfarë dikush dëshiron të bëjë me jetën e vet, është zgjidhje e tyre”, ka thënë Dalglish duke iu referuar Torres.
Fansat e Redsave mes tjerash ngritën edhe një parullë ku shkruante “Duhet të kishe qëndruar me një klub të madh”, kur Torres u zëvendësua gjatë ndeshjes.
Carlo Ancelotti thotë se shpresat e Chelseat për të mbrojtur titullin kanë filluar të shuhen pas disfatës së djeshme nga Liverpooli.Chelsea vazhdon të qëndrojë 10 pikë prapa Manchester United dhe nuk arriti të shfrytëzojë humbjen befasuese të United nga Wolves (2-1) për të ngushtuar diferencën e pikëve.
“Ne jemi të zhgënjyer pasi kishim një mundësi të ngushtojmë diferencën, por tash jemi ende në të njëjtën distancë. Ndoshta tash kemi më pak mundësi të ngushtojmë distancën, por do të përpiqemi. Ne duhet të luftojmë sërish për titullin”.
“Liga premier është shumë e vështirë në çdo ndeshje, andaj mund të ndodh që United të humbasë sërish”, ka thënë Ancelotti.
Golashënuesi i Wolves, George Elokobi, ka dërguar një paralajmërim në drejtim të Arsenalit pas fitores së vikendit ndaj Manchester United.Elokobi shënoi të dy golat në fitoren 2-1 ndaj Djajve të Kuq.
“Unë them se kam shënuar dy herë – më është mohuar goli i fitores kundër Chelseat kur u shkrua si një autogol, andaj jam i vendosur ta ruaj këtë ritëm”.
“Por shënimi kundër United është gjë, t’i mposhtim ata dhe të luajmë po aq mirë sa luajtëm është një gjë tjetër. Tash ne duhet të shkojmë te Arsenali dhe të jemi të bindur se mund ta shprehim veten tonë”, ka thënë Elokobi.
















