Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, ka zbuluar dëshirën për të mbetur te Interi pas spekulimeve të fundit që e lidhnin me transferime te Manchester United dhe Malaga.
“Nëse ekipi vendos të më shesë, atëherë unë do të shkoja ku do të thoshin ata, por unë nuk do të isha i lumtur nëse do të largohesha nga klubi”.

“Unë jam mirë në Milano dhe do të më mungonte Interi, por ky është futbolli. Kur isha shitur nga Real Madridi te Interi, unë do të kisha preferuar qëndrimin në Spanjë”, u shpreh Sneijder për revistën Vanity Fair.
Chelsea pritet të bëjë një ofertë të re të përmirësuar për asin e Tottenhamit, Luka Modric, dhe atë jo më larg se gjatë këtyre orëve.
Sky Sports mëson se Chelsea është i gatshëm të ngrisë ofertën nga 22 në 30 milionë funte për kroatin Modric.

Por, siç qëndron situata, vështirë se kryetari i Tottenhamit, Daniel Levy do të pranojë një largim të Modric, përkundër kërkesës së këtij të fundit për t’u larguar nga White Hart Lane.
Legjenda e Interit, Javier Zanetti, ka deklaruar se është mesfushori holandez, Wesley Sneijder, ai që do të vendosë për të ardhmen e tij dhe jo Interi, ashtu siç raportuan mediat holandeze.
”Sneijder? Ai vendos për të ardhmen, unë shpresoj se ai do të qëndrojë. Ne kemi bazë të fortë për të ardhmen dhe Sneijder është pjesë e planeve të trajnerit”, theksoi ‘Il Capitano’.

Manchester United besohet se është në pole pozicion për të siguruar shërbimet e Sneijder, pasi Malagës iu refuzua një ofertë prej 35 milionë eurosh për mesfushorin zikaltër.
Pas Bayernit të Munichut janë edhe mbretërit e Madridit ata që janë duke e kërkuar mbrojtësin e Chelseat, Alex, gjithnjë sipas të përditshmes më të madhe gjermane Bild.
Mbrojtësi brazilian është duke kërkuar minutazh në ndonjë klub tjetër dhe pasi ishte raportuar se Bayerni është duke e kërkuar atë, një ndër gazetat më të besueshme në botë e zbuloi kërcënimin e madh për bavarezët.

Është Real Madridi i Jose Mourinhos klubi që do të testojë forcat me Bayernin sa i përket firmës së brazilianit Alex, i cili vlerësohet rreth 10 milionë euro.
Ish-kapiteni i kombëtares Angleze të futbollit, David Beckham, i ka dhuruar një nga golat më të bukur të shënuar ndonjëheë në karrierë, vajzës së tij të sapo lindur, Harper Seven Beckham.
Gjatë takimit LA.Galaxy – Chicago Fire, që përfundoi 2-1 për vendasit, “Spice Boy” shënoi golin e dytë të ndeshjes, duke i dhuruar trepikëshin e rradhës ekipit të tij.

Në një goditje perfekte nga këndi, Beckham, harkoi një top që përfundoi drejt e në rrjetë. “Është hera e dytë që shënoj një gol të tillë. Më parë të njëjtën goditje e kam realizuar para 16-vjetësh, në fillimet e karrierës sime. Sigurisht, ja kushtoj vajzës sime Harper Seven” – deklaron Beckham pas takimit.

David Beckham, tashmë në moshën 36-vjeçare, aktivizohet në kampionatin amerikan MLS, me ekipin L.A. Galaxy. Në karrierën e tij, Beckham ka luajtur për rradhët e Manchester United, Realin e Madridit dhe Milanin.
Presidenti i Valencias, Manuel Llorente, ka deklaruar se Juan Mata nuk është në shitje, ndërsa ka njoftuar se klubi nuk ka marrë asnjë ofertë konkrete për lojtarin.
Spekulimet e lidhin Matan me Liverpoolin, Tottenhamin dhe Arsenalin, mirëpo duket se ai do të mbetet në Mestalla.

“Juan Mata nuk është në shitje. Nuk e kemi në plan ta shesim lojtarin dhe nuk kemi marrë oferta formale”, ka thënë Llorente për Superdeporte.
Legjenda braziliane, Roberto Carlos, ka kërkuar nga sulmuesi i Santosit, Neymar, që t’i bashkohet atij te Anzhi Makhachkala.
Disa nga klubet më të mëdha evropiane, si Real Madridi e Barcelona, janë në kërkim të sensacionit 19-vjeçar, ndërsa ish-mbrojtësi i Brazilit e ka ftuar bashkëkombësin e tij që të transferohet në Rusi.

“Unë kam folur me Neymarin për këtë. Unë i kam treguar atij për projektin e Anzhit dhe për termet që është i gatshëm t’i ofrojë Suleyman Kerimov (pronari i klubit)”.

“Tash duhet ta presim fundin e Kupës së Amerikës, kur Neymar duhet të vendosë për të ardhmen e tij”, ka thënë 38-vjeçari për Sport-Express.

Carlos iu bashkua klubit rus para gjashtë muajsh, ndërsa thuhet se pronari i Anzhit është i gatshëm të paguajë 45 milionë euro për ta transferuar Neymarin.