Vllaznia e Shkodrës ka arritur të sigurojë një barazim ndaj zvicëranëve të Thun, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen kthyese, përderisa aventurën kualifikuese në Europa League e ka përfunduar Flamurtari që ka pësuar disfatë prej 2-0 në shtëpi nga Jablonec.Vllaznia ishte dominante në këtë takim, por nuk arriti që të shfrytëzonte rastet, duke bërë që Thun në ndeshjen kthyese qe e zhvillon në shtëpi të jetë favorit i madh.
Nga ana tjetër ishin golat e Lafatas (70’ dhe 76’) ato që kanë siguruar kualifikimin e Jablonec më rrethin tjetër kualifikues të Europa League.
Claudio Vigorelli, agjenti i sulmuesit të Interit, Samuel Eto’o, ka thënë se siç qëndrojnë gjërat, sulmuesi kamerunas mund edhe të largohet nga Interi.“Për momentin Interi dhe Eto’o janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin. Kështu janë gjërat, deri në fund të gushtit”.
“Sidoqoftë, gjithmonë është mundësia që Interi të marrë një ofertë të majme për Eto’on. Po flas për një ofertë të madhe. Kjo nuk ka ndodhur ende. Interi nuk po tenton të përfitojë dhe ai nuk po e kërkon transferin. Kurrë nuk i dihet në futboll”, theksoi Vigorelli për La Gazzetta dello Sport.
Tottenhami është duke pritur ofertën e fundit prej mbi 30 milionë funtesh nga Chelsea për mesfushorin Luka Modric.Edhe pse qëndrimi i Tottenhamit është i prerë se nuk dëshiron ta shesë futbollistin, duket se Spursat janë duke e pritur edhe ofertën përfundimtare të Chelseat, me çka dhe do t’i jipet funë kësaj çështjeje.
“Ne e dimë se Luka dëshiron të largohet. Një letër e tij nuk e ndryshon qëndrimin tonë”, theksoi Redknapp për BBC.
Portieri i Milanit, Christian Abbiati është i brengosur se ekipi i tij mund të vuajë për të mbajtur titullin sezonin e ardhshëm.“Për ne do të jetë shumë e vështirë ta mbrojmë titullin, sa për të tjerët, është gjithnjë e vështirë të ripësëriten sukseset”.
“Të gjitha ekipet tjera janë përforcuar, kështu që ne do të fillojmë në të njëjtin nivel. Ne duhet të fillojmë mirë nga ndeshja e parë”, tha Abbiati për La Repubblica.
Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe shpreson se mesfushori brazilian Kaka do të mbetet në Santiago Bernabeu, përkundër minutazhit të ulët.“Kaka është lojtar i madh. Unë shpresoj se gjërat do të rikthehen në të mirë të tij dhe ai do të na ndihmojë”.
“Ai do të jetë shumë i dobishëm dhe aim und t’i japë shumë ekipit”, u shpreh Pepe për faqen zyrtare duke shtuar se ai është i ngazëllyer për rinovimin e kontratës.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, ka ripërsëritur dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi anglez dhe për të nënshkruar për Real Madridin.“Ne kemi biseduar edhe më parë, parpa se të shkonim në pushime”.
“Ai më ka thënë se dëshiron që unë të qëndroj. Nëse ai do të më telefononte tani, unë do të shkoja me aeroplanin e parë në Los Angeles. Unë nuk dua të shkoj diku tjetër pos te Real Madridi. Po e pres telefonatën, shpresoj se do të ndodhë”, u shpreh togolezi.
Presidenti i Romës, Thomas DiBenedetto, beson se Daniele De Rossi do të nënshkruajë kontratën e re, përderisa këmbëngul se ai nuk është në shitje.“Ne e duam Rossin dhe shkathtësitë e tij dhe ne fomralisht duam që ai të qëndrojë në Romë”, tha DiBenedetto gjatë një konference për shtyp të martën.
“De Rossi vjen nga Roma dhe ne duam që ai të qëndrojë. Ne e duam atë këtu dhe ne duam të punojmë shumë për t’ia rinovuar kontratën”, përfundoi ai.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka ftohur spekulimet për të ardhmen e Wesley Sneijder, duke thënë se klubi i tij nuk është as afër holandezit.“Unë vazhdoj të lexoj mbi këtë, nuk ka asgjë të vërtetë. Së pari, unë nuk mendoj se Interi është i përgatitur ta shesë në njërën apo tjetrën mënyrë”.
“Ju krijoni bindje të caktuara nga gazetat të cilat spekulojnë dhe ne duhet t’u përgjigjemi – pse, unë nuk e di, por ne duhet të gjejmë ndonjë mënyrë pa ofenduar ndonjë klub apo ndonjë lojtar. Nuk ka asgjë që mund të bëjmë për këtë”, tha Ferguson për ESPN.
Sulmuesi i Argjentinës, Lionel Messi, duhet të llogarisë në trajtim jo të mirë nga uruguaianët në çerekfinalen e të shtunës në kuadër të Copa Americas.“Si duhet ta ndalni Messin? Duhet ta rrahim”.
“Që të ndalet ai, duhet ta mbajmë në mënyrë të ngjeshur dhe të mos e lejojmë të ketë hapësira. Ne duhet të luajmë ndaj më të mirit në botë dhe ky rast nuk vjen shpesh”, ka thënë Abreu.
Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, e ka nxehur tej mase situatën në kampin e Los Blancos duke akuzuar Di Marian pas kërkesave të argjentinasit për rritje të pagës.Di Maria ka hidhëruar drejtuesit e Real Madridit duke kërkuar një kontratë të re, përderisa ai është i angazhuar me Argjentinën në Copa America. Ramos më herët kishte rinovuar dhe ishte pyetur për kërkesat e Di Marias.
“Lojtarët duhet t’i lënë fjalët në fushë. Çfarë do të bëni në fushë do të vendosë nëse do të nënshkruani kontratë të re”, theksoi Ramos.
Quique Pina, president i Granadas dhe përfaqësues i Udineses në Spanjë, beson se është vetëm çështje kohe për Alexis Sanchez do të nënshkruajë për Barcelonën.“Transferi i Alexis Sanchez do të kompletohet këtë javë. Negociatat kanë arritur në një fazë ku jemi në gjendje të themi se ai është lojtar i Barcelonës, megjithëse kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla”.
“Është në interesin e të dyja klubeve që marrëveshja të arrihet shpejtë. Udinese nuk do të pranojë ndonjë ofertë tjetër derisa po negocion me Barcën. Marrëveshja do të vlejë 27 milionë euro plus bonuset”, potencoi Quique Pina.
Kryetari i Besiktasit, Yildirim Demiroren ka vendosur që ta kthejë Kupën e Turqisë të fituar sezonin e kaluar pas përfshirjes së klubit të ëtij në skandalin e manipulimit të ndeshjeve.NTV Spor raporton se Demiroren ka vendosur ta kthejë trofeun te autoritetet pasi zyrtarët e Besiktasit ishin arrestuar si pjesë e hetimeve për skandalin.
Skdanali i manipulimit të ndeshjeve në futbollin turk ka marrë përmasa të mëdha me klubet më të mëdha turke të cilat mund të dëbohen në kategoritë më të ulëta dhe të dënohen me miliona euro nga Federata Turke e Futbollit.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka thënë se Marek Hamsik do të shitet vetëm nëse vjen ndonjë ofertë prej 100 milionë eurosh.Kjo është një goditje në fytyrë për Milanin, që ka tentuar ta transferojë mesfushorin sllovak, ndërsa çmimi prej 100 milionë eurosh sigurisht se është i pakapshëm për Rossonerët.
“Derisa nuk vjen ndonjë ofertë prej 100 milionë eurosh, Hamsik do të qëqndrojë këtu. Nëse Hamsik largohet atëherë ai do ta lëndojë veten, dhe tifozët nuk do t’ia falin kurrë”, theksoi De Laurentiis për Il Corriere dello Sport.
Manchester United ka arritur marrëveshje prej 40 milionë eurosh për transferimin e Wesley Sneijder nga Interi, gjithnjë sipas Goal.com.Gjithë ajo që ka mbetur sipas portalit të njohur është finalizimi i kontratës së futbollistit, i cili po kërkon 230 mijë funte në javë.
United nuk dëshiron t’i ofrojë më shumë se 193 mijë funte në javë, ndërsa fokusi i drejtusve nga Old Trafford tani do të jetë në finalizimin e detajeve kontraktaule.
Wesley Sneijder kështu do të bëhet përforcimi më i ri i Manchester United, pas transferimit të Ashley Young në Old Trafford.
Manchester City dhe Chelsea kanë rrugën e hapur për të transferuar sulmuesin argjentinas, Sergio Aguero, dhe kjo falë Diego Maradonës.City dhe Chelsea mezi kanë pritur këtë rast, sidomos duke parë dhe formën e shkëlqyer të cilën po e kalon Kun në Copa America.
Mirror beson se është pikërisht Maradona ai që ka insistuar që ai të kalojë në Angli, pasi që e ka bindur se Juventusi nuk është vendi ideal për të, duke parë problemet nga e kaluara të Maradonas me Juventusin, në kohën kur luante për Napolin.
Drejtori sportiv i Interit, Marco Branca, ka thënë se Interi nuk është i interesuar për shërbimet e mesfushorit të Bayer Leverkusenit, Arturo Vidal, përkundër spekulimeve të cilat sugjerojnë se një kalim i kilianit te Interi është punë e kryer.“Arturo Vidal nuk është pjesë e strategjisë tonë. Ne po mbajmë sytë në situata të ndryshme, por kemi shqyrtuar shumë mesfushorë edhe pse Gasperini do të luajë vetëm me tri mesfushorë”, theksoi Branca.
Leverkusen ka refuzuar që ta shesë kilianin te Bayerni dhe kështu Interi përkundër kësaj deklarate mbetet në pole për mesfushorin fantastik.
Bayern Munich ka zbuluar se ka nënshkruar me mbrojtësin e Manchester Cityt, Jerome Boateng.22-vjeçari iu bashkua Cityt verën e kaluar nga Hamburg por dështoi të ketë ndikim në ekip pas lëndimeve të njëpasnjëshme. Marrëveshja do të kompletohet në ditët në vazhdim dhe lojtari pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare.
“Bordi i Bayern Munich dhe bordi i Manchester City kanë arritur marrëveshje për transferimin e Jerome Boateng. Boateng, i cili aktualisht është me Cityn në Los Angeles, pritet të arrijë në Munich në disa ditët në vazhdim për testet mjekësore. Më pas ai do të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2015. Klubet janë pajtuar të mos e zbulojnë shumë e transferimit”, thuhet në deklaratën e klubit gjerman.
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, thotë se mungesa e angazhimit në futbollin evropian mund të jetë e dobishme për ekipin në sezonin e ri.“Ne do të preferonim më shumë të jemi në Ligën e Kampionëve se sa jashtë saj dhe ky është viti i parë në disa sezonet e fundit që ne nuk jemi në Evropë”.
“Por ndoshta kjo do të jetë një avantazh për ne pasi ne do të kemi më pak ndeshje për të luajtur dhe lojtarët do të kenë shans të pushojnë më shumë. E gjithë çfarë mund të them është se do të japim më të mirë për klubin”.
“Sa më shumë ndeshje fitojmë më të suksesshëm do të jemi. Ne mund të premtojmë se do të japim gjithçka për klubi. E gjitha çfarë mund të bëjmë është të japim më të mirën dhe nëse nxjerrim rezultate do të jemi të suksesshëm”, ka thënë Dalglish.
Sulmuesi i Ekuadorit, Felipe Caicedo, është i zhgënjyer pas disfatës nga Brazili dhe eliminimit nga Copa America.Talenti i Levante shënoi dy herë gjatë të mërkurës mbrëma për t’i dhënë Ekuadorit shpresa për kualifikim në grupin B, por kjo u tregua e pamjaftueshme pasi Brazili arriti të shënojë edhe dy gola të tjerë për të fituar 4-2.
“Ne luajtëm mirë, së paku mund të kishim nxjerrë një barazim në ndeshje. Na mungoi përqendrimi në fund dhe i dhamë Brazilit shumë hapësirë. Ne nuk mundëm ta mbajmë të njëjtin ritëm, dhe kjo na lëndoi në pjesën e dytë të ndeshjes”, ka thënë Caicedo.
Manchester United është emëruar klubi sportiv që vlen më shumë në botë për të tretin vit radhazi nga revista Forbes, pavarësisht se klubi ka 475 milionë funte borxh.Forbes vlerëson se suksesi i vazhdueshëm i United si në fushë ashtu edhe jashtë saj, po ashtu edhe marrëveshja e re e sponsorizimit me AON e vlefshme 20 milionë funte në vit për katër vite, e ngrenë vlerën e klubit në 1.165 miliardë funte.
Arsenali dhe Real Madridi po ashtu janë përfshirë në top 10 e klubeve sportive më të vlefshme, që megjithatë është dominuar nga klubet sportive amerikane. Në vazhdim 10 klubet botërore që vlejmë më shumë:
1. Manchester United - 1.165 miliardë funte
2. Dallas Cowboys - 1.13 miliardë funte
3. New York Yankees - 1.06 miliardë funte
4. Washington Redskins - 960 milionë
5. Real Madrid - 900 milionë
6. New England Patriots - 850 milionë
7. Arsenal - 740 milionë
8. New York Giants - 734 milionë
9. Houston Texans - 727 milionë
10. New York Jets - 708 milionë.
Ylli i Brazilit dhe Santos, Neymar, është i ngazëllyer me kontributin e tij në fitoren 4-2 ndaj Ekuadorit gjatë të mërkurës mbrëma dhe ka deklaruar se dy golat e tij ishin një demonstrim i asaj çfarë ai ka bërë për klubin e tij gjatë dy viteve të kaluara.Sulmuesi 19-vjeçar shënoi dy golat e parë të tij për Brazilin dhe është shprehur i kënaqur me kualifikimin në çerekfinale të Copa America si lider i grupit B.
“Sot kam luajtur me shumë qetësi, kam luajtur ndeshjen time. Kam arritur të jem në formën më të mirë dhe kam shënuar dy gola. Gjithmonë e kam bërë këtë për Santos dhe sot isha në gjendje ta bëj për Selecao-n. Ndjehem mirë”, ka thënë Neymar pas ndeshjes.
Arsene Wenger ka kërkuar nga Barcelona, e në veçanti nga Xavi Hernandez, të tregojnë ca respekt në tentimin e tyre publik për të transferuar Cesc Fabregas.Fabregas, i cili aktualisht vuan nga një dëmtim i lehtë, ka munguar në ndeshjen e parë me Arsenalin në turneun Aziatik, në të cilën Topçinjtë fituan me rezultat 4-0 ndaj yjeve të Malajzisë. Megjithatë spekulimet për një largim të spanjollit drejt Barcelonës vazhdojnë të pushtojnë mediat.
Mesfushori i Barcelonës, Xavi, në një intervistë të publikuar në faqen zyrtare të klubit tha se kishte kontaktuar më herët me Fabregas dhe ky i kishte thënë se po “vuan” për shkak të dëshirës për t’iu bashkuar ekipit katalanas. Por Wenger i sheh këto komente si tentim për të destabilizuar ekipin.
“Kjo është shumë jo-respekt dhe nuk është hera e parë që Xavi ka shfaqur mungesë respekti ndaj Arsenalit. Ajo që është e rëndësishme është se Cesc Fabregas ka kontratë me Arsenalin. Ky është fakt. Arsenali dëshiron ta mbajë atë dhe pjesa tjetër është vetëm koment”, ka thënë Wenger.
Luka Modric ka bërë kërkesë te klubi i tij Tottenham Hotspur t'i lejohet të transferohet te Chelsea, shkruajnë mediat angleze.Modric, 25-vjeçar, edhe më herët e ka bërë të qartë se ai dëshiron t’i bashkohet Chelseat gjatë verës, por Tottenhami ka refuzuar dy oferta nga klubi rival, të cilat besohet të jenë në vlerën e 22 dhe 27 milionë funteve.
Kroati fillimisht tha se nuk do të kërkojë të transferohet, por refuzimi i Tottenham për të negociuar me Chelsean ka detyruar atë të marrë hapa të tij.
Modric ka thënë se ka një “marrëveshje xhentëlmene” me Daniel Levy e cila do t’i lejonte atij të diskutojë një transferim te një klub më i madh dhe ka kritikuar shefin e Spursave për dështim t’i përmbahet premtimeve.
Megjithatë edhe Levy edhe menaxheri Harry Redknapp mbeten të bindur se Modric nuk do të lejohet të transferohet në Stamford Bridge.
Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, thotë se ai mezi pret fillimin e sezonit të ri pasi beson se ata nuk do të përsërisin gabimet e sezonit të kaluar.“Ne jemi të ngazëllyer për fillimin e sezonit të ri dhe jemi në ankth për të përmirësuar gabimet që i bëmë vitin e kaluar. Ne mendojmë vetëm për të përgatitur veten dhe për të dhënë më të mirën si në aspekt grupor po ashtu edhe individual”.
“Mourinho është serioz dhe kërkues. Ekipi ka nevojë për një lider për t’u përballur me gjithçka me rregull dhe stabilitet të vazhdueshëm. Mourinho është njeriu ideal për këtë detyrë dhe ne jemi të ngazëllyer për këtë”, ka thënë Ramos.
Brazili ka shënuar fitoren e parë pas dy barazimeve duke mposhtur me rezultat 4-2 Ekuadorin dhe duke siguruar vend në çerekfinale të Copa America.Yjet e ndeshjes ishin Neymar dhe Alexandre Pato te Brazili dhe Caicedo te Ekuadori, pasi që të tre shënuan nga dy gola.
Ndeshja filloi mirë me të dyja ekipet që kërkonin të sulmonin, por goli i parë u shënua nga brazilianët me anë të Patos (28’). Ata për pak sa nuk e dyfishuan epërsinë pas 36-minutash lojë me anë të Robinhos, megjithatë Ekuadori që shënoi golin e radhës dhe arriti të barazojë me anë të Felipe Caicedo pas dhjetë minutash (37’).
Djelmoshat e trajnerit Mano Menezes rikthyen avantazhin me të filluar pjesa e dytë me Neymar që shënoi golin e parë të turneut (48’). Por Ekuadori nuk u dorëzua dhe pas dhjetë minutash të tjera shënoi edhe njëherë me anë të Caicedo për të barazuar rezultatin (58’). Barazimi zgjati vetëm dy minuta me Pato (60’) që shënoi golin e tij të dytë, ndërsa më vonë edhe Neymar gjeti rrjetën për të dytën herë në ndeshje (72’).
Brazili do të mund të shënonte edhe golin e pestë në sekondat e fundit, por ishte sërish Robinho që dështoi të gjejë rrjetën.
Tre pikët e reja e ngrenë Brazilin në maje të grupit B dhe në çerekfinale ata do të takohen edhe njëherë me Paraguain, që përfundoi i treti po në këtë grup.
Venezuela dhe Paraguai kanë barazuar 3-3 në një ndeshje emocionale e cila solli plotë gjashtë gola dhe e cila që të dyja ekipeve u siguron vend në çerekfinalen e Copa America.Paraguai e pa veten në disavantazh pas një goli të hershëm të Salomon Rondon (6’), por u rikthye në lojë së pari duke barazuar në pjesë të parë me anë të Antolin Alcaras (34’), dhe duke shënuar edhe dy gola të tjerë në pjesë të dytë me anë të Lucas Barrios (64’) dhe Christian Riveros (86’).
Por kur u duk se fitorja u takonte paraguaianëve, Venezuela u rikthye në çastet e fundit duke shënuar dy herë në kohën shtesë me anë të Miku dhe Grenddy Perozo (90’) dhe për të barazuar rezultatin.
Barazimi emocionues u dha të dyja ekipeve nga një vend në çerekfinale, por Venezuela rreshtohet e dyta dhe do të përballet me Kilin në çerekfinale, derisa Paraguai, që kualifikohet nga pozita e tretë, do të përballet me Brazilin.
Drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini, thotë se Daniele de Rossi nuk është në shitje.Mesfushori italian është lidhur me një transferim te Chelsea dhe Manchester United gjatë verës, por këto spekulime i ka mohuar Sabatini, i cili ka thënë se De Rossi është një lojtar i rëndësishëm i ekipit.
“Shitja e De Rossit nuk është në agjendë, siç nuk janë në agjentë sot as negociatat për rinovimin e kontratës së tij. Nuk mund ta dobësoj ekipin. Duke shitur De Rossin dhe pastaj duke sjellë Javier Pastore ose dikë tjetër, unë sërish do ta dobësoja Romën”, ka thënë Sabatini.
Liverpooli ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Aston Villan për transferimin e anësorit Stewart Downing.Sipas njoftimeve të para, Redsat kanë ofruar rreth 20 milionë funte (22.7 milionë euro), dhe kjo ofertë (e dyta pas asaj prej 15 milionë funtesh) është pranuar nga drejtuesit e Aston Villas.
Pritet që Liverpooli dhe Downing të merren vesh për kërkesat e lojtarit dhe më pas do të vijë edhe nënshkrimi.
Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero, e ka bërë të qartë se nuk do ta bartë më fanellën e Atletico Madridit.Aguero ka deklaruar më herët se dëshiron ta vazhdojë karrierën në një klub më të madh, ndërsa Real Madridi dhe Juventusi kërkojnë shërbimet e tij.
Mirëpo, çmimi prej 45 milionë eurosh i vënë nga Atletico është shumë i lartë. Por, sidoqoftë, lojtari ka deklaruar se ka marrë fund qëndrimi i tij në Vicente Calderon.
“Nuk do të kthehem te Atletico, kjo është e qartë. Kam nevojë të frymoj ajër të freskët”, ka thënë Aguero për ESPN.
















