Barcelona ka shënuar fitore prej 4-1 si mysafir i Malagas në Estadio La Rosaleda, ndërsa në këtë takim shkëlqeu superylli argjentinas, Lionel Messi.
Në minutën e 33-të u regjistrua goli i parë nga Leo Messi, ndërsa erdhi falë një krosimi të Adrianos, dhe ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.

Në fillim të gjysmës së dytë (48’), Alexis Sanchez e dyfishoi epërsinë pas tentimit të Thiago Alcantaras.

Alcantara asistoi edhe te goli i dytë personal i Messit (51’), ndërsa lojtari më i mirë në botë kompletoi het trikun e tij me ndihmën e Pedros (82’).

Golin e nderit për vendasit e shënoi Rondon pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.

Kjo fitore e afron Barcelonën në dy pikë diferencë ndaj Real Madridit, që takimin e kësaj jave e zhvillon ndaj Athletic Bilbaos.
Manchester United ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në Emirates, ndaj Arsenalit, në derbin më të madh të kësaj jave në futbollin evropian.
Loja që nga fillimi ishte e bukur dhe me shumë aksione, por ishte vetëm fundi i pjesës së parë kur u tund për herë të parë rrjeta.

Antonio Valencia shënoi me asistimin e Giggs në fund të pjesës së parë (45+1’), duke u dhënë epërsinë Djajve.

Në vazhdim të takimit në pjesën e dytë u zhvillua lojë tepër e shpejtë dhe interesante.

Robin Van Persie shënoi për 1-1 në minutën e 71-të me ndihmën e Oxlade-Chamberlain i cili ishte fantastik në këtë takim.

Por, Danny Welbeck riktheu avantazhin në 2-1 për Djajtë, që ishte dhe rezultati përfundimtar, pasi Arsenali përkundër përpjekjeve nuk arriti të barazonte rezultatin.

Me këtë fitore Manchester United ndjek me 51 pikë Manchester Cityn, skuadrën lidere me 54 pikë. Arsenali është në vendin e pestë me 36 pikë, pesë më pak se vendi i katërt, Chelsea.
Sipas agjentit të Thiago Mottas, Dario Canovi, ekziston mundësia që mesfushori i Interit të kalojë gjatë janarit te PSG, pasi bisedimet janë në proces.
“Në futboll gjithçka është e mundur, sidomos në afatin kalimtar dimëror. Por, tani për tani këto janë vetëm fjalë, ne do të shohim nëse diçka ndodh në këtë drejtim”.

“Unë e di se Mottës i pëlqen PSG, sepse Carlo Ancelotti gjithnjë ka folur mirë për të. Më pas është edhe Leonardo, të cilit i pëlqen nga koha kur ka qenë te Interi”, u shpreh Canovi.
Ekipi nga MLS, Montreal Impact, është vënë në ndjekje të ikonës së Liverpoolit, Alessandro Del Piero.
Kontrata e Del Pieros me Juventusin skadon gjatë verës dhe tashmë është konfirmuar zyrtarisht se ajo nuk do të rinovohet, por vet lojtari ka shprehur dëshirë të vazhdojë të luajë.

Ai ka aluduar për një kalim në kampionatin amerikan MLS, ku është mirëpritur nga David Beckham dhe Thierry Henry.

Dhe tani besohet se Montreal Imapct ka ofruar kontratë 5 milionë dollarë në sezon për ikonën bianconere.
Milani kë shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Novara me rezultat 3-0, duke mbetur kështu në luftë për titullin e kampionit në Serie A.
Pjesën e parë hero ishte Samir Ujkani që vendasve ua shpëtoi hiç më pak se katër gola pa pranuar, në një lojë jashtëzakonisht të mirë të Milanit.

Në pjesën e dytë Allegri bën disa ndryshime të cilat shpaguhen. Massimo Ambrossini gjeti për mrekulli Zlatan Ibrahimovic (57’), i cili qetësisht shënoi për 1-0.

Robinho dyfishoi epërsinë (74’), kurse ndeshjen për 3-0 e përfundoi përsëri Zlatan Ibrahimovic (90’).

Milani me këtë fitore ka 40 pikë dhe ndjek liderin Juventus që ka një pikë më shumë.
Me rezultat 3-2 ka përfunduar sfida derbi e kësaj fundjave në Ligën Premier mes Manchester Cityt dhe Tottenhamit, zhvilluar në Ettihad Stadium.
Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, me Manchester Cityn që e dominoi sfidën.

Në pjesën e dytë fotografi krejtësisht tjetër. Samir Nasri kaloi në epërsi Manchester Cityn në minutën e 56-të, para se Joleon Lescott të shënonte për 2-0 (59’). Të gjithë mendonin se tashmë kishte përfunduar sfida.

Sidoqoftë, kështu nuk mendoi Jermaine Defore (60’), i cili shkriu epërsinë në 2-1 dhe Gareth Bale, i cili barazoi rezultatin në 2-2.

Por, City në fund bëri presion dhe fitoi një penalti, të cilën në minutën e katërt shtesë e konkretizoi sulmuesi Mario Balotelli (90’+4), duke ia siguruar kështu dhe fitoren Manchester Cityt prej 3-2.

Me këtë fitore Manchester City ka 54 pikë në vendin e parë, kurse Manchester United ka 48 pikë në vendin e dytë, e duhet të fitojë patjetër ndaj Arsenalit për të mbetur në garën për titull.
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, e ka cilësuar pjesën e parë të sezonit të skuadrës së tij si të jashtëzakonshme, pas fitores prej 2-0 ndaj Atalantës në transfertë, me ç’rast Bianconerët u shpallën kampionë dimëror të Serisë A.
Juventusi në 19 ndeshjet e para në Serie A është pa asnjë humbje dhe është skuadra e vetme në Evropë momentalisht pa humbje të pësuar këtë sezon. Kjo dhe fitoret në sfidat e mëdha ndaj Interit dhe Milanit bëjnë që shumë të mendojnë se Bianconerët do të shpallen kampionë.

“Ne kemi pasur një pjesë të parë të sezonit që ishte shumë e mirë, ne kemi luajtur në nivele të larta dhe meritojmë të jemi në maje. Mendoj se ndaj Atalantës ishte kulmi i impenjimeve tona. Përgëzime lojtarëve të cilët kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme. Tani duhet të jemi të përgatitur për të dhënë 120-130 përqindëshin në pjesën e mbetur”, tha Conte.
Para sfidës ndaj Athletic Bilbaos sonte mbrëma, Jose Mourinho ka kërkuar nga ekipi i tij që të përmirësojë disiplinën në brenda zonës për të shmangur rreziqet nga ndërprerjet.
“Numrat flasin vet. Që nga fillimi i vitit 2012 ne kemi pranuar dy gola nga ndërprerjet ndaj Malagës, një nga Mallorca dhe një nga Barcelona. Këto janë shumë”.

“Ne jemi në dijeni për dobësitë tona dhe për potencialin e Bilbaos nga ndërprerjet”, u shpreh Mourinho.
Trajneri i Al Wasl, Diego Maradona, në mënyrë sarkastike ka pohuar se mosha ka filluar të ndikojë në gjykimet e Peles, pas komenteve të fundit të brazilianit për sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi.
Pele kishte thënë se Lionel Messi duhet të shënojë 1300 gola për të biseduar më pas për atë se nëse është lojtari më i mirë në histori të futbollit dhe kjo sigurisht se ka ngritur debat të ri në qarqet e legjendave.

“Kjo është ndoshta si pasojë e procesit të moshimit të tij. Ju nuk mund ta fajësoni Pelen, ai nuk ka bërë asgjë 20 vitet e fundit. Unë nuk e kam parë as edhe në një supermarket. Nuk e di se çfarë bën ai. Zakonisht, kur e shihni atë këto ditë, është vetëm nëpër ceremoni pranë presidentit të FIFA-s duke shikuar si kukull nën kontrollin e dikujt. Komentet e tij nuk janë të befasishme”, theksoi Maradona.
Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll është bërë pjesë e abuzimeve të rënda etnike gjatë ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Europian të henbollit që po zhvillohet në Serbi.
Fyerje të tilla si “mallkuar qofshin shqiptarët” u dëgjuan gjithandej Arenës së Beogradit ku ishin të pranishëm diku rreth dy mijë tifozë maqedonas.

Ç’është më shqetësuese, në këto fyerje të rënda kanë marrë pjesë edhe lojtarët, të cilët janë parë duke kënduar së bashku me tifozët këngët anti-shqiptare.

Menjëherë kanë pasuar reagimet e partive shqiptare në Maqedoni. BDI ka dënuar rëndë rastin, duke kërkuar nga institucionet shtetërore të Maqedonisë që të merren masa ndaj atyre që janë përfshirë në këto fyerje, pasi ato mund të jenë vicioze dhe mund të dërgojnë drejt një konflikti të ri etnik.

Maqedonia e humbi këtë ndeshje nga Danimarka me rezultat 33:32.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho është vënë në mbrojtje të Pepes pas disfatës së ekipit të tij prej 2-1 ndaj Barcelonës dhe veprimit kontravers të mbrojtësit portugez, i cili shkeli dorën e Lionel Messit.
“Nëse Pepe ka thënë publikisht se shkelja në dorë ishte e qëllimshme dhe ai do të ma kishte pranuar këtë, atëherë vërtet do të isha i brengosur. Por, ai më ka thënë se nuk ishte e qëllimshme dhe unë i besoj atij. Nëse mendoni se ai është gënjeshtar, thuajeni. Le të mos e bëjmë këtë një tregim pa mbarim”.

“Unë nuk ju kam parë duke vënë gishtin tregues mbi një lojtar që bëri abuzime raciste dhe që ka thënë se nuk e ka bërë këtë. Të gjithë besonin se ishte e vërtetë, madje edhe UEFA. Tani Pepe ka thënë se nuk ishte e qëllimshme dhe askush nuk i beson atij”, deklaroi Mouinho.
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, është i nervozuar me komentet që kanë dalur nga kampi i Milanit dhe mos respektin e shfaqur kundrejt ekipit të tij.
Ranieri ka akuzuar të gjithë ata që thanë se Interi luajti keq ndaj Milanit, duke përfshirë këtu edhe trajnerin Massimiliano Allegri.

“Unë kërkoj më shumë respekt nga një trajner që ka pranuar se kundërshtari luajti më mirë. Futbolli i bukur definohet ndryshe nga të gjithë, pasi për mua ne kemi zhvilluar lojë të mrekullueshme ndaj Milanit dhe nëse pyesim tifozët që e kanë shikuar takimin, 90 përqind do të pajtohen”, theksoi Ranieri.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini dhe ai i Tottenhamit, Harry Redknapp janë përfshirë në një luftë fjalësh para sfidës derbi që zhvillohet të dielën pasdite në Ettihad Stadium.
Ishte Redknapp ai që sulmoi Cityn se nuk di të prodhojë lojtarë, por që vetëm di të blejë të gatshëm lojtarë të mirë. Kjo nuk kaloi mirë te Roberto Mancini.

“Harry Redknapp mund të huazojë para nëse nuk ka për të blerë lojtarë. Nëse keni rastin për të blerë lojtarë të mirë, ju i bleni”, theksoi Mancini.

Manchester City dhe Tottenhaim janë në luftë të drejtpërdrejt për titullin në Ligën Premier dhe takohen sot (të dielën) me fillim nga ora 14:30.
Mjeku i Barcelonës, Ricard Pruna, ka zbuluar se Lionel messi ka ende shenja të lëna nga mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, i cili e shkeli argjentinasin të mërkurën mbrëma në El Clasico.
Mbrojtësi portugez në mënyrë skandaloze shkeli dorën e Lionel Messit gjatë çerekfinales së parë El Clasico, që pos zgjoi reagime të shutma anë e mbanë botës, duket të ketë lënë shenja te argjentinasi.

“Ju mund të shihni ende shenja në dorën e Lionel messit nga shkelja e Pepes”, theksoi Pruna.
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, i ka kritikuar lojtarët e tij për mungesë përqendrimi në humbjen prej 3-1 nga Boltoni.
“Rezultati është zhgënjyes, por zhgënjimi më i madh për mua është se unë mendoj se nuk ishim të gatshëm ta luanim ndeshjen”.

“Nuk mendoj se qasja ishte korrekte, nuk mendoj se mënyra si iu qasëm angazhimit tonë ishte korrekt”.

“Nëse ata (lojtarët) kanë pasur nevojë për një leksion, atëherë e morën sot (e shtunë)”, u ka thënë Dalglish gazetarëve pas ndeshjes.
Juventusi ka shënuar fitore mjaft të rëndësishme si mysafir i Atalantas për të vazhduar kryesimin në Serie A dhe për të marrë titullin jozyrtar të ‘kampionit dimëror’.
Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Stadio Atleti Azzurri diItalia përfundoi me rezultat 2-0 në favor të Zonjës së Vjetër, ndërsa ky ishte takimi i 19-të radhazi këtë edicion që Juve nuk ka pësuar humbje.Fraksioni i parë u mbyll pa gola, megjithatë Bianconerët është dashur të shënonin në disa raste.
Ata arritën që dhjetë minuta brenda pjesës së dytë ta zhbllokonin rezultatin. Një krosim i jashtëzakonshëm i Andrea Pirlos e gjeti Stephan Lichtsteinerin pranë portës, dhe mbrojtësi zviceran i kaloi në epërsi mysafirët.Pas golit të shënuar, lojtarët bardhezi ishin akoma më të rrezikshëm dhe krijuan edhe disa raste shënimi dhe pas disa tentativave erdhi edhe goli dytë.
Emanuele Giaccherini shënoi një gol fantastik (82’), pas një pasimi të bukur të të porsainkuadruarit në lojë, Luca Marrone.
Kjo fitore e forcon Juventusin në krye të tabelës, me katër pikë më shumë se Milani që takimin e kësaj jave e zhvillon të dielën si mysafir i Novaras.