Barcelona ka regjistruar fitore prej 2-1 përballë Real Sociedadit në takimin e të shtunës mbrëma të zhvilluar në Camp Nou, ndërsa kjo ishte fitorja e parë pas tri barazimeve radhazi në të gjitha garat.Përkundër rezultatit dhe dominimit të lojës, nuk ishte ajo Barcelona e spektaklit dhe gjatë kësaj ndeshjeje u vërejt një lloj krize në fazën ofensive të katalunasve, ndërsa kjo është normale kur kihen parasysh mungesat e skuadrës.
Vendasit krijuan epërsi të hershme (9’) me anë të Cristian Tellos, i cili pranoi një top nga Leo Messi për të shënuar golin e parë me fanellën e Barcës, dhe ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.
Në gjysmën e dytë, pas rasteve të shumta të humbura, futbollisti që mban epitetin më të mirit në botë, Lionel Messi, arriti të realizojë.
rgjentinasi pranoi një krosim të jashtëzakonshëm të Daniel Alves për të dalë fitues përballë portierit Bravo (72’), i cili ia mohoi shumë raste të mëparshme.
Mirëpo, ende pa përfunduar festa e Blaugranëve, Antoine Griezmann shfrytëzoi një gabim të lojtarëve vendas dhe pasoi te Carlos Vela, ndërsa ky i fundit e rihapi takimin (74’).
Megjithatë, katalunasit e ruajtën rezultatin deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit për të rrëmbyer tre pikë të plota.
Barcelona pozicionohet në vend të dytë në tabelën e La Ligas, me shtatë pikë diferencë nga lideri Real Madrid.
Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Coliseum Alfonso Perez ka përfunduar me epërsi minimale në favor të Los Blancos.Mbretërit ishin skuadër më e mirë në gjysmën e parë, në të cilën arritën të shënojnë një herë.
Një krosim nga këndi të Mesut Ozil e shfrytëzoi për mrekulli me kokë mbrojtësi Sergio Ramos, i cili e la të pa shpresë portierin Moya (18’).
Në fraksionin e dytë, mysafirët ishin edhe më dominues duke krijuar raste të shumta shënimi, mirëpo mungoi konkretizimi, ashtu që goli i pjesës së parë rezultoi i vetmi në këtë përballje.
Pas kësaj fitoreje, Real Madridi ka dhjetë pikë më shumë se Barcelona që luan përballë Real Sociedadit në kuadër të kësaj jave.
















