Qendërsulmuesi kosovar, Arlind Kukaj, pritet që gjatë kësaj vere të rikthehet te Real Madridi. Sulmuesi i ri kosovar, që për momentin është i huazuar te Boca Juniors, pritet që gjatë verës ta bëj rikthimin e tij me skuadrën e shpresave të ‘mbretërve’.Këtë gjë, Arlindi e konfirmoi në një prononcim për Top Kosova Sport. “Po, gjatë verës do të rikthehem te Real Madridi, pasi dua ta vazhdoj karrierën me atë skuadër”, theksoi Kukaj. Duke vijuar më tutje, ai foli edhe për nofkën që mban, ‘Ronaldo i ri’, të cilën ia lanë bashkëlojtarët e skuadrës dhe trajneri portugez, Jose Mourinho.
“Po, këtë nofkë e kam nga Jose Mourinho dhe shokët e skuadrës”, u shpreh Kukaj, që ka mjaft ngjashmëri me lojën e ish-sulmuesit brazilian. Kukaj edhe njëherë shprehi dëshirën e tij për të luajtur për Shqipërinë, ndërsa konfirmoi edhe interesimin e Kosovës për shërbimet e tij.
“Shqipëria, Kosova, Spanja dhe Argjentina janë interesuar për mua. Gjithsesi, unë kam pranuar të luaj për Shqipërinë”, përfundoi Kukaj.
Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes, gjatë një prononcimi për Suddeutsche Zeitung ishte i paqartë rreth interesimit të bavarezëve për mesfushorin e Baselit, Xherdan Shaqiri.Mediat gjermane kanë raportuar të hënën se dy klubet kanë arritur marrëveshje për shumën prej rreth 10-12 milionë euro për ta transferuar shqiptarin me pasaportë zvicerane.
“E kam shikuar Baselin duke luajtur. Është e qartë se disa lojtarë janë të dallueshëm”, ka qenë përgjigja enigmatike e Heynckes.
Një përgjigje të ngjashme e ka dhënë edhe drejtori për media i Bayernit, Markus Horwick: “Po të kishte diçka për të thënë, do ta thoshim”.
Liverpooli dhe Tottenhami janë kënaqur me nga një pikë në ndeshjen e fundit të javës së 24 në Ligën Premier.Takimi i zhvilluar të hënën mbrëma në Anfiled përfundoi pa u prekur rrjetat e asnjërës skuadër.
Pas këtij takimi, Tottenhami mban pozitën e tretë në tabelë, me shtatë pikë më pak se lideri Manchester City.
Ndërkaq, Liverpooli gjendet në vend të shtatë me katër pikë më pak se pozita e katërt, të cilën e mban Chelsea.
Thomas Muller nuk e ka fshehur frustrimin e tij pas barazimit të Bayern Munichut në takimin e të shtunës ndaj Hamburgut.Takimi në Imtech Arena përfundoi me rezultat 1-1, ndërsa bavarezët mbetën dy pikë prapa Borussia Dortmundit në tabelë.
“Te Bayerni duhet gjithmonë të fitojmë. Dhe sidomos nëse duam të bëhemi kampionë, duhet të fitojmë shumë ndeshje”, citon SportBild.de fjalët e Mueller.
Robin van Persie e ka lëvduar ndikimin e Alex Oxlade-Chamberlain te skuadra e Arsenalit gjatë kohës së shkurtër që po qëndron te ky klub, ndërsa ka kërkuar nga njerëzit që të jenë të durueshëm.“Ai tashmë është një lojtar fantastik. Ai është vetëm 18 vjeç dhe është aq i ri”.
“Ai është i mirë me top- ai i ka të gjitha. Është i shpejtë, ka lëvizje, teknikë, mund të shënojë gol ose të japë asistin. Ai ka një të ardhme të shkëlqyer”, ka thënë holandezi për faqen zyrtare të Topçinjve.
Skuderia e Formula 1, Red Bull Renault, ka prezantuar bolidin e ri, RB8, me të cilin do të startojë në mbrojtjen e titullit të botës, si në konkurrencën e konstruktorëve ashtu edhe në atë të pilotëve.
Prezantimi i bolidit të ri është bërë në internet, vetëm një ditë para fillimit të testimeve në Jerez të Spanjës.
Me bolidin e mëparshëm, RB7, Red Bull dominoi në garat e Formula 1, ndërsa dy pilotët Sebastian Vettel dhe Mark Webber në vitin e kaluar regjistruan 12 fitore Grand Prix dhe i sollën Red Bullit titull të dyfishtë.
Çiklisti spanjoll, Alberto Contador, njëherësh më i miri në këtë sport në pesë vitet e fundit, është shpallur fajtor pasi më herët kishte rezultuar pozitiv në doping.I gjithë rasti ka filluar pas Tour de France 2010, pasi mostrat e gjakut kishin treguar se 29-vjeçari kishte përdorur substancën e palejuar, klenbuterol.
Vetë sportisti ka deklaruar se e ka futur në organizëm pa dijeninë e tij, megjithatë Gjykata ndërkombëtare për arbitrim sportiv (CAS) me qendër në Lausanne të Zvicrës e ka shpallur atë fajtor.
Ai është suspenduar për dy vite dhe i janë fshirë të gjithë rezultatet në këtë periudhë. Kështu, i është shfuqizuar fitorja në Tour de France 2010, si edhe ajo në Giro d'Italia 2011.
Ndërkaq, atij i mbesin titujt e mëparshëm në Tour de France (2007 dhe 2009) dhe në Giro d'Italia (2008) dhe në Vuelta a Espana (2008).
Contador është çiklisti i dytë në histori (pas amerikanit Floyd Landis) që e ka humbur titullin e Tour de France për shkak të skandalit të mëvonshëm të dopingut.
Klubi nga Primera Divisioni spanjoll, Sevilla, i ka ndarë rrugët me trajnerin e deritanishëm Marcelino Garcia Toral, për shkak të rezultateve të këqija që e kanë lënë skuadrën në vendin e 11-të në tabelë.Humbja nga Villarreali (që deri të dielën nuk kishte pasur asnjë fitore si mysafir), ka bërë që andaluzianët të vazhdojnë pa fitore në terren vendas që nga dhjetori.
Në një komunikatë të lëshuar nga Sevilla, thuhet se klubi ka vendosur ta shkarkojë Marcelinon “për shkak të rezultateve negative në shtatë ndeshje pa fitore, në të cilat janë fituar vetëm dy pikë”.
Nuk dihet se kush do ta drejtojë Sevillan, por mediat spekulojnë se trajneri i radhës mund të jetë ish-drejtuesi i Getafes, Michel.
Mesfushori i Tottenham Hotspur, Scott Parker, ka deklaruar se skuadra e tij është e gatshme për ta mposhtur Liverpoolin, duke qenë se dëshiron të mbetet në garë për titull.Parker ka thënë se ‘Të Kuqtë’ do të tentojnë të hakmerren pas humbjes prej 4-0 nga Tottenhami në stadet e hershme të sezonit aktual, por pohon se ekipi i tij është i përgatitur për sfidën.
“Jam i sigurt se ata do të kërkojnë hakmarrje për atë që ndodhi më herët këtë sezon”.
“Ne ishim të ndezur në atë ndeshje, luajtëm mirë dhe ishte e vështirë për Liverpoolin që të përballej me ne”, është shprehur mesfushori.
Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, ka thënë se dashuria për klubin bëri që ai të vendosë për të nënshkruar kontratë të re.Pas muajve të tërë me spekulime rreth të ardhmes së 28-vjeçarit, ai vendosi që të nënshkruante kontratë të re pesëvjeçare me Giallorossët.
“Ajo që më frymëzoi ishte pasioni për këtë skuadër dhe këta njerëz. E kuptova se kam krejt çka më duhet këtu”.
“Rruga e nënshkrimit të kontratës ishte paksa e gjatë dhe unë hezitoja. Kam dëgjuar mijëra njerëz të kenë thënë se ky ishte fundi (i qëndrimit tim këtu), por unë gjithmonë e kam ditur se do ta zgjidhja këtë”, citon Tuttosport fjalët e italianit.
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, është suspenduar për tri ndeshje, për shkak të sjelljes josportive në ndeshjen ndaj Napolit.Sulmuesi suedez e goditi Salvatore Aronican në takimin e të dielës, me ç’rast u përjashtua me karton të kuq.
Të hënën paneli disiplinor i Lega Calcio mori vendim që ta dënojë atë me tri ndeshje moslojë.
Kjo do të thotë se ai do të mungojë ndaj Udineses, Cesenas dhe Juventusit.
Ish-trajneri i Juventusit dhe Italisë, Marcello Lippi, ka pohuar se trajneri i Chelseat, Andre Villas-Boas, është i shqetësuar për përballjet ndaj Napolit në kuadër të Ligës së Kampionëve.“Duhet krenuar me Napolin që po zhvillohet vit pas viti. Gjysma e Evropës ia ka frikën këtij klubi”.
“Së fundmi e takova Villas-Boas dhe e pash se ai është i shqetësuar”, ka thënë Lippi Radio Kiss Kiss Napoli.
Javier Mascherano ka deklaruar se Barcelona do të rikthehet në garën për titull, porsa Real Madridi të lëshojë pikë.Blaugranët gjenden shtatët pikë prapa Los Blancos në tabelën e La Ligas, kur kanë mbetur edhe 17 xhiro për t’u luajtur.
“Është e qartë se kjo është një diferencë e madhe, por ne do të luftojmë deri në fund”.
“Një barazim për Madridin do të na kthente në garën për titull nëse ne i fitojmë ndeshjet tona”, ka deklaruar argjentinasi.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, mendon se ai mund ta fitojë Topin e Artë.Edhe pse ai pranon se së pari duhet që ylli i Barcelonës, Lionel Messi, të dalë nga forma e tij para se italiani ta ngrejë trofeun.
“Mendoj se mund ta fitoj Topin e Artë... Por Messi duhet ta ulë nivelin e tij të lojës ose nuk mund ta bëj këtë”, ka qeshur Balotelli.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, mendon se Alex Oxlade-Chamberlain është një lojtar natyral, pas fitores së thellë ndaj Blackburn Rovers.“Mendoj se kjo është gjithmonë një shenjë dalluese e lojtarëve të mëdhenj. Ata luajnë vetë. Kur ju e patë Rooneyn të luajnë kështu, ishte natyrale; e njëjta me Fabregas. Ata janë të lumtur dhe komod në fushën e futbollit”.
“Mendoj se Oxlade-Chamberlain mund të luajë në qendër të mesfushës dhe ai mund të luajë si sulmues i dytë, pasi ka diçka të jashtëzakonshme – kur ai godet në gol është vështirë ta ndalosh”.
“Ai mund të shkojë në të djathtë dhe të majtë dhe është një lloj djaloshi i cili ndjehet komfort në fushë, jo i shqetësuar”, ka thënë Wenger.
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, mendon se Luis Suarez do të jetë më i fuqishëm pas rikthimit nga suspendimi.Uruguaiani, i cili ndeshjen e fundit e ka luajtur para Vitit të Ri, është rikthyer në skuadër pas përjashtimit si rezultat i shpalljes fajtor për abuzim racor ndaj mbrojtësit të Manchester United, Patrice Evra.
“Mendoj se ju mësoni diçka secilën herë kur shkoni në shtrat, qoftë për mirë, keq ose indiferente”.
“Ne jemi të kënaqur që ai po rikthehet, por ne nuk do shkojmë në gjëra të kaluara. Ne jemi shumë më të fuqishëm si ekip dhe si klub me Luis në formë të mirë dhe të gatshëm për lojë”, ka thënë Dalglish.
Legjenda e Manchester United, Sir Bobby Charlton, e vlerëson Barcelonën si superiore ndaj Realit të Madridit.“Trajneri i Real Madridit (Jose Mourinho) dhe Real Madridi udhëheqin në Ligën spanjolle, por ata nuk janë aq bindës”.
“Ata mund të kenë më shumë pikë se Barcelona, por Barca, mbi të gjitha, është skuadra e cila duhet mposhtur nëse dëshironi të jeni më i miri”, ka thënë Charlton për Catalunya Ràdio.
Ylli i Santos, Neymar, thotë se Cristiano Ronaldo është idhulli i tij.Neymar dhe Ronaldo janë lindur në të njëjtën ditë – 5 shkurt, dhe braziliani ka shfrytëzuar profilin e tij në Twitter për të uruar kolegun e tij.
“Para ndeshjes doja ta uroj yllin dhe idhullin, Cristiano Ronaldo. Çfarë nderi të lindem në të njëjtën ditë”, ka shkruar Neymar para ndeshjes me Fluminense.
Real Madridi raportohet se e ka rikthyer në listën e dëshirave sulmuesin e Athletic Bilbao, Fernando Llorente.Marca shkruan se Reali e sheh Llorenten si një zëvendësim potencial për Gonzalo Higuain, i cili është cak i Chelseat.
Llorente ka karakteristika të ndryshme nga Karim Benzema dhe stafi drejtues i Realit mendon se ata do të përshtateshin mirë me njëri-tjetrin.
New York Giants kanë shënuar triumfin e dytë ndaj New England Patriots në katër vite në ndeshjen më të madhe të vitit në futbollin amerikan, Super Bowl, këtë herë duke dalë fitues me rezultat 21-17.Qendërmbrojtësi Eli Manning ishte ylli i mbrëmjes dhe me meritë u shpall MVP (Lojtari më i Vlefshëm), duke përsëritur performancën e tij të para katër viteve.
Super Bowl është ngjarja sportive më e popullarizuar në SHBA, e cila këtë vit u përcoll prej afro dy miliardë teleshikuesësh anembanë botës (200 milionë vetë në SHBA) dhe afro 120 mijë të pranishëm në stadium.
Publiku përveç përballjes sportive është argëtuar edhe me një spektakël muzikor, për të cilin është kujdesur Madonna.
Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka përzgjedhur Sir Alex Ferguson, si trajnerin më të mirë në botë të shekullin XXI.I dyti sipas IFFHS, renditet Arsene Wenger, i pasuar nga Jose Mourinho. E për çudinë e të gjithëve, Pep Guardiola i Barcelonës gjendet në pozitën e 22-të.
Klasifikimi i 25 trajnerëve më të mirë të shekullit XXI:
1. Sir Alexander Ferguson 166
2. Arsène Wenger 165
3. José Mourinho 154
4. Fabio Capello 135
5. Guus Hiddink 112
6. Carlo Ancelotti 108
7. Vicente del Bosque 104
8. Marcelo Alberto Bielsa 101
9. Luiz Felipe Scolari 101
10. Rafael Benítez 97
11. Marcello Lippi 88
12. Franklin Rijkaard 80
13. Sven-Göran Eriksson 79
14. Karel Brückner 76
15. Joachim Löë 76
16. Carlos Alberto Gomes Parreira 65
17. Ottmar Hitzfeld 65
18. Dunga Brasil 62
19. Roberto Mancini 62
20. Otto Rehhagel 61
21. Giovanni Trapattoni 61
22. Josep Guardiola 59
23. Bert van Marëick 57
24. Carlos Bianchi 53
25. Morten Olsen 51
Super-agjenti Mino Raiola është i hapur rreth mundësisë së një transferimi sensacional të Zlatan Ibrahimovic te Real Madridi.“Pas përvojës së tij te Barcelona, do të ishte një sfidë shumë interesante për të të luajë për këtë skuadër të madhe”.
“Çdo ditë marr oferta për Zlatan... Për këtë arsye nuk mund të jap garanci se ai do ta përfundojë karrierën me fanellën e Milanit në shpatullat e tij”, ka thënë Raiola.
Interi raportohet se është duke e përcjellë situatën e mesfushorit Nuri Sahin te Real Madridi.Ish-ylli i Borussia Dortmund ka dështuar të gjejë formën e tij që nga transferimi në Stantiago Bernabeu gjatë verës së kaluar.
E ardhmja e Sahin te Reali tash është në pikëpyetje dhe tashmë është përmendur një rikthim i tij te Dortmund.
Megjithatë drejtori sportiv i Interit, Marco Branca, raportohet se po ashtu është duke e përcjellë situatën nga afër dhe mund të bëjë përpjekje për ta transferuar mesfushorin gjatë verës.
LeBron James ka treguar një ringjallje të vonshme duke ndihmuar Miami Heat t’i mbijetojë presionit për të shënuar fitore 95-89 ndaj Toronto Raptors gjatë të dielës mbrëma.James kishte ca momente pasigurie gjatë çerekut të katërt, por bëri një lojë të mirë në minutat e fundit për të çuar në 30 numrin e pikëve në këtë takim.
Dwyane Wade shtoi 25 pikë për Miamin, që shënoi fitoren e shtatë në tetë ndeshje (18 fitore dhe 6 disfata deri tash këtë sezon).
DeMar DeRozan udhëhoqi te Raptors me 25 pikë derisa Jerryd Bayless dhe Linas Kleiza shënuan nga 17 pikë secili për skuadrën mysafire që mbetet me tetë fitore dhe çon në 17 numrin e disfatave këtë sezon.
Trajneri i Romës, Luis Enrique, është i ngazëllyer me lojtarët e tij pas fitores së thellë prej 4-0 ndaj Interit.“Ishte një ditë e shkëlqyeshme për ne dhe një fitore e mrekullueshme pas disfatës nga Cagliari. Por nuk do ta llogaris këtë për asgjë nëse ne nuk e gjejmë qëndrueshmërinë çdo javë”.
“Sa ishte ky rezultat pasojë e lojës së dobët të Interit? Ne fituam 4-0 dhe ishim superior nga minuta e parë deri te e 90-ta. Ne kemi merita për këtë”.
“Duhet t’i falënderoj tifozët të cilët erdhën në një numër kaq të madh për të na mbështetur në këtë mot dhe po ashtu ata të cilët punuan për t’u siguruar që stadiumi të jetë i hapur”, ka thënë Enrique.
Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, mendon se ata do të mund t’ia kishin dalë më mirë në barazimin pa gola ndaj Milanit.“Për aq sa kam mundur të vërej, ishte një paraqitje e mirë kundër një skuadre të shkëlqyeshme si Milani”.
“Shumë ndeshje brenda një kohe të shkurtër, mbase na kanë marrë ca mprehtësi në ballë të golit dhe kjo e ashpërson krizën tonë, por në aspekt të paraqitjes, nuk kam ankesa për këtë ose për disa ndeshjet tona të fundit”.
“Edhe një herë neve na mundoi goditja përfundimtare. Ne do të përpiqemi ta gjejnë atë përfundim kundër Sienës të enjten, pasi kjo gjysmëfinale e Kupës së Italisë është vendimtare për të vendosur gurin e sezonit tonë”, ka deklaruar Mazzarri.
Drejtuesit e Milanit janë të shqetësuar me përjashtimin e Zlatan Ibrahimovic gjatë barazimit të mbrëmshëm ndaj Napolit.Suedezi u përjashtua gjatë barazimit pa gola ndaj Napolit për shkak se i dha një shuplakë Salvatore Aronicas gjatë një incidenti pa top. Nëse kjo konsiderohet “gjest i dhunshëm”, Ibra mund të suspendohet për tre ndeshje.
“Po lexoj opinione katastrofike për këtë, por nuk ka pasur dhunë”, ka siguruar zëvendëspresidenti i Milanmit.
“Andaj, besoj se Ibrahimovic nuk do të marrë më shumë se dy ndeshje suspendim. Po ashtu kam vërejtur gjestin e Aronica ndaj Antonio Nocerino që filloi incidentin, por referi nuk e vërejti këtë”, ka shtuar Galliani.
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Anglisë në futboll, Fabio Capello, e sheh Juventusin si favoritin kryesor për titullin e Serie A.“Juventus dhe Milan mbeten favoritë për titull”, ka thënë për RAI 1 ish-menaxheri i Bianconerëve.
“Juve jo vetëm që ka kurajën, por po ashtu edhe një shpirt të theksuar ekipor. Milani ka një klas më të madh, por pa Zlatan Ibrahimovic ata vërtet mund të humbin diçka. Kjo është arsyeja se pse Juventusi është favoriti më i madh”, ka shtuar Capello.
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, e ka lëvduar rikthimin spektakolar të skuadrës së tij në derbin ndaj Chelseat.Djajtë e Kuq u gjetën në disavantazh prej tre golash në Stamford Bridge, ndërsa arritën që nga minuta e 58-të të riktheheshin dhe ta rrëmbenin një pikë.
“Mendoj se nga fillimi e kontrolluam ndeshjen dhe mendova se ishim pafat kur pranuam gol”.
“Në gjysmën e dytë, ata na goditën në pesë minutat e para me dy gola dhe ne e dinim se duhej të gërmonim dhe nëse shënonim një gol, atëherë do të kishte kohë që të nxjerrim diçka nga kjo ndeshje”.
“Luftuam mirë, luftuam shumë, dhe kurrë s’i dihet, kjo pikë mund të na fitojë titullin”, ka thënë sulmuesi anglez për Sky Sports.
Manchester Unitedi aktualisht pozicionohet në vend të dytë në tabelë me dy pikë më pak se rivali, Manchester City.
Trajneri i Chelseat, Andre Villas-Boas, e ka kritikuar arbitrin Howard Webb për penaltitë që ia dhuroi Manchester Unitedit në derbin e zhvilluar të dielën në Stamford Bridge.Blutë po avanconin me rezultat 3-0, ndërsa dy penalti të ekzekutuara nga Wayne Rooney dhe një gol nga loja i Javier Hernandez, bënë që Djajtë e Kuq të dilnin me një pikë nga kjo përballje.
“Në ndeshjet kryesore presim top-arbitra dhe kjo nuk ka ndodhur për ne. Nuk ndodhi për ne në Old Trafford me dy gola në pozitë jashtë loje dhe ndoshta edhe sot (e diel) me vendimin e dyshimtë, që në fund e vendosi rrjedhën e takimit”.
“Zhgënjimi më i madh është për mënyrën si ka ndodhur. Në të dyja ndeshjet, ata (arbitrat) kanë pasur ndikim direkt në rezultat dhe sot një vendim i dyshimtë ndihmoi në stimulimin e Unitedit për rezultatin 3-3”, ka deklaruar Villas-Boas.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka pranuar se Zlatan Ibrahimovici e meritoi kartonin e kuq në barazimin pa gola ndaj Napolit.Sulmuesi suedez u përjashtua në minutën e 64, për shkak të sjelljes josportive ndaj Salvatore Aronicas, ndërsa pritet që të suspendohet në disa takime të ardhshme.
“Jam i kënaqur me Rizzolin (arbitrin e ndeshjes). Nuk kam parë asgjë në atë moment, por pasi e shikova në TV, Ibra e meritoi përjashtimin”.
“Nuk shqetësohem për mungesën e tij, edhe pse është lojtar kyç për ne”, ka thënë Allegri për Sky Sport Italia.
Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, ka pranuar se ndeshja ndaj Romës ishte paraqitja më e dobët e zikaltërve këtë sezon.Nerazzurët përjetuan një ankth të vërtetë në Olimpico duke u mposhtur me rezultat 4-0.
“Mendoj se kjo ishte performanca më e keqe e Interit që nga fillimi i sezonit, pa e përmendur faktin se Roma luajti shumë mirë dhe e meritoi fitoren”, ka deklaruar argjentinasi për Inter Channel.
Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, konsideron se skuadra e tij ishte më e mirë në derbin ndaj Chelseat dhe se atyre është dashur t’u jepeshin katër penalti në këtë takim.Djajtë e Kuq arritën të ktheheshin nga disavantazhi prej tre golash për ta barazuar rezultatin, ndërsa dy golat e parë të tyre u shënuan nga pika e bardhë.
“Dy penaltitë në gjysmën e dytë ishin të justifikueshme. Mendoj se është dashur t’i kemi katër gjatë ndeshjes”.
“Janë dy pikë të humbura... Mendoj se ishim skuadër shumë më e mirë”, ka deklaruar mes tjerash Ferguson për Sky Sports.
Gardiani i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka shprehur pakënaqësinë e tij pas barazimit pa gola ndaj Sienas.Rivalët më të afërt në tabelë, si Milan, Udinese dhe Lazio, të gjithë lëshuan pikë, ndërsa Bianconerët nuk e shfrytëzuan këtë për t’u distancuar në krye të tabelës.
Ndërsa kur dihet që kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, fitorja eventuale do ta forconte ambicien e tyre për titull.
“Ishte një mundësi e humbur. Nuk bëmë paraqitjen më të mirë, megjithatë nuk është gjithmonë e garantuar fitorja edhe kur luan mirë. Ndeshja nuk shkoi ashtu si shpresuam”, ka thënë Buffon pas takimit.
Trajneri Claudio Ranieri ka shprehur pakënaqësinë e tij pas humbjes së Interit nga Roma me rezultat 4-0.Zikaltrit kanë grumbulluar vetëm një pikë nga tri ndeshjet e fundit në Serie A, ndërkohë që janë eliminuar edhe nga Kupa e Italisë.
“Nuk mund të vazhdojmë kështu. Roma bëri një paraqitje të mirë dhe meriton lëvdata. Megjithatë, ne thjeshtë nuk bëmë sa duhet dhe ishim shumë të dobët”.
“Nuk kemi treguar fuqinë tonë në disa javët e fundit. Po pranojmë gola shumë lehtë dhe nuk ngjajmë me veten në fushë”, ka thënë Ranieri në konferencën për media pas ndeshjes.
Drejtori i Romës, Franco Baldini, ka njoftuar se mesfushori italian Daniele De Rossi ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me klubin nga kryeqyteti italian.Kontrata e mëparshme e 28-vjeçarit skadonte në fund të sezonit aktual, ndërsa klube, si Manchester City dhe Real Madrid ishin të gatshëm që ta rrëmbenin lojtarin.
Megjithatë, ai u ka qëndruar besnik Giallorossëve dhe ka nënshkruar që të qëndrojë në Olimpico deri në vitin 2017.
“Njerëzit në Romë kanë qenë shumë të durueshëm, por tash mund t’ju them se ai ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare”, u ka thënë Baldini gazetarëve.
















