Adriano: Duhet të dëshmoj se jam lojtar i madh
Sulmuesi brazilian i Interit, Adriano, ka pohuar se ai tash është në gjendje të mirë fizike dhe mendore dhe shpreson të japë më të mirën për zikaltrit.
“Kam punuar mirë gjatë kësaj jave dhe jam munduar të stërvitem me gjakftohtësi në fushë”. “Me herët kam pasur disa probleme, mirëpo i kam shfrytëzuar ato si stimulim dhe jo si ndëshkim. Kemi diskutuar shumë me trajnerin Mourinho, sepse ai e dinte se çka mund të bëj unë për skuadrën”. “Tash, dëshiroj të jem fitues, të dëshmoj se jam një lojtar i madh për të gjithë tifozët dhe për presidentin (Moratti), i cili ka pasur besim tek unë”, ka thënë sulmuesi brazilian për “ANSA”.
Category: Futboll
0 Komente