Barcelona sinonim i fitores
Skuadra më në formë në Evropë, ajo e Barcelonës, ka bërë atë që di më së miri, ka shënuar fitoren e radhës, kundër Sporting Gijonit me rezultat prej 3-1.
Blaugranët ishin favoritë absolutë në këtë përballje, e cila u zhvillua në kështjellën e tyre në Camp Nou. Katalunasit shënuan dy herë në pjesën e parë (24’ dhe 40’), ndërsa emri i golashënuesit i ishte i njëjtë: Samuel Eto’o. Në pjesën e dytë (66’), mbrojtësi i krahut të djathtë, Daniel Alves, trefishoi epërsinë e vendasve, të cilët kanë mundur të shënojnë shumë gola po t’i konkretizonin të gjitha rastet. Mysafirët e Sporting Gijonit shënuan golin e nderit në këtë përballje vetëm dy minuta pasi pranuan golin e tretë, ndërsa golashënues ishte Kike Mateo. Kjo fitore e kthen sërish diferencën e pikëve ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit në dymbëdhjetë.
Category: Futboll
0 Komente