Buffon: Doja Scolari të shkarkohej për shkak tonin

dardanmiftari | Tuesday, February 10, 2009 | 0 Komente

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka komentuar rastin e shkarkimit të trajnerit të Chelseat, Luiz Felipe Scolari, duke thënë se dëshirë e tij do të ishte nëse ai do të shkarkohej për shkak të eliminimit nga Juventusi në garën e Ligës së Kampionëve.
“Do të ishte mirë sikur ai do të shkarkohej për shkak se nuk do të ishte plasuar në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve. Sido që të jetë, sipas meje ndërrimi i menaxherit do të thotë se ekipi nuk luan mirë dhe kjo është normale”, ka thënë Buffon.“Nuk e di nëse Juventus do të ketë dobi nga kjo. Vetëm pas ndeshjes do të kuptojmë. Por, ndërrimi i trajnerit nxit edhe reagim, dhe duke shikuar në lojtarët e Chelseat, mendoj se ndërrimi do të ketë efekt pozitiv”, ka thënë Buffon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...