Bundesliga: Dështim i skuadrave të para

dardanmiftari | Saturday, February 07, 2009 | 0 Komente

Në takimet e zhvilluara të shtunën në Bundesligë, skuadrat të cilat i prijnë tabelës kanë dështuar të fitojnë.
Lideri i tabelës, Hoffenheim, ka barazuar në udhëtim kundër skuadrës së fundit në tabelë Monchengladbach, me rezultat 1-1. Karlsruhe e ka mposhtur Hamburgun me rezultat 3-2, ndërsa sulmuesi shqiptar Edmond Kapllani nuk u inkuadrua aspak në këtë fitore. Bayer Leverkuseni është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Stuttgartit me rezultat 2-4. Schalke e ka mposhtur Weder Bremenin me rezultat minimal prej 1-0. Ndërsa duhet të përmendur se të premten barazoi edhe skuadra e dytë në tabelë, Hertha Berlin, përballë Arminia Bielefild.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...