Cana kërkon sukses në Kupën UEFA

dardanmiftari | Thursday, February 19, 2009 | 0 Komente

Pasi ka munguar në disa ndeshje për skuadrën e tij si pasojë e këndimit të gjurit, kapiteni i Olympique de Marseille, Lorik Cana, pritet të luajë sonte përballë Twentes në Kupën UEFA, dhe e ka bërë të ditur se ai e dëshiron këtë trofe me skuadrën franceze.
“Është e kuptueshme se në një garë të këtillë si Kupa UEFA ne dëshirojmë të shkojmë sa më lartë që mundemi. Dëshirojmë të arrijmë në finale. Vitin e kaluar patëm një skuadër shumë të mirë, e cila i kishte të gjitha mundësitë për ta fituar trofeun, mirëpo u eliminuam nga Zeniti”. “E dimë se edhe këtë vit është shumë vështirë për të vazhduar më tutje, mirëpo kemi vullnet dhe dëshirë për të progreduar sa më shumë”, ka thënë 25-vjeçari për “Football365”. Megjithatë, pavarësisht se trajneri i Marseille, Erik Gerets, e ka vënë kosovarin në listën e lojtarëve që do të përballen me Twenten, mesfushori i Kombëtares shqiptare, pohon se ende nuk i ndjehet i gatshëm për të luajtur një ndeshje të plotë. “Është kënaqësi të kthehem në stërvitje me skuadrën, mirëpo nuk e di nëse do të jem në gjendje të luaj në këtë ndeshje”, ka përfunduar Cana.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...