Eduardo mungon sërish
Pas rikthimit sensacional që bëri të hënën sulmuesi i Arsenalit, Eduardo Da Silva, duke shënuar dy gola në FA Cup, ai do të mungojë sërish në dy javët e ardhshme.
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka njoftuar të enjten se sulmuesi kroat nuk do të jetë sërish në formacionin e Topçinjve për shkak të një tendosjeje muskulore. “Eduardo do të mungojë dy javë. Ai ka pësuar një tendosje muskulore dy minuta para se ta largoja nga ndeshja”. “Pas mungesës aq të gjatë askush nuk pret që ai të luajë menjëherë. Megjithatë, për ne kjo është një goditje e madhe pasi që, të hënën (kundër Cardiffit) ai tregoi sa i rëndësishëm është për skuadrën”, ka thënë Wenger për “Arsenal TV Online”.
Category: Futboll
0 Komente