Hamburg në krye të tabelës
Skuadra e Hamburgut ka shënuar fitore si mysafir i Bayer Leverkusen dhe tani i prin Bundsligës me 42 pikë.
Ndeshja e zhvilluar të dielën në LTU Arena ndërmjet Bayer Leverkusen dhe Hamburg ka përfunduar me rezultat 1-2. Mysafirët e Hamburgut kaluan në epërsi në minutën e 18-të me anë të Marcell Jansen, ndërsa vendasit e barazuan rezultatin (30’) me anë të Patrick Helmes. Jansen shënoi sërish në pjesën e dytë (67’) dhe ky rezultoi të ishte goli i fitores për Hamburgun, i cili e ngriti në krye të tabelës me dy pikë më shumë se përcjellësit e parë Hoffenheim dhe Hertha Berlin, të cilët kanë nga 40 pikë, dhe gjenden në pozitat dy dhe tre, respektivisht.
Category: Futboll
0 Komente