Hoeness: Harrojeni Riberyn
Drejtori i Bayern Munichut, Uli Hoeness, ёshtё i bindur se Real Madridi apo Barcelona nuk do tё mund ta marrin francezin Franck Ribery gjatё kësaj vere.
“Mund tё jeni tё sigurt 100% se Ribery po ashtu do tё luaj edhe sezonin tjetër me ne. Ju rikujtoj se kemi njё kontratё tё vlefshme edhe pёr dy vite e gjysmё me tё dhe nuk shoh arsye se pse duhet tё mendojmë pёr zёvendёsim tё tij”, ka thёnё Hoeness. “Mendoj se nё disa muajt e fundit klubet e mëdha do tё përballen me probleme tё mëdha ekonomike. Kjo periudhë do tё jetë nё favor tonin. Jam i sigurt se rrogat tona janë shumë mё tё larta se sa ata qё do t’i paguajmë nё vjeshtë”, ka shtuar drejtori i kampionit tё Bundesligёs.
Category: Futboll
0 Komente