Interi forcon kreun

dardanmiftari | Saturday, February 07, 2009 | 0 Komente

Kampioni i Italisё, Interi, ka shёnuar fitore bindëse prej 3-0 nё fushё tё Lecces, duke forcuar kreun e tabelës sё Serie A.

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic, hapi serinё e golave pёr nerazurёt, duke shёnuar pas 11 minutash lojё, e qё doli tё ishte goli i vetëm i pjesës sё parё.

Pjesa e dytё u dominua po thuajse tёrёsisht nga djelmoshat e Jose Mourinhos, qё gjetёn rrjetёn edhe dy herё. Luis Figo shёnoi nё minutën e 72-tё tё lojës pёr tё dyfishuar rezultatin, ndërsa serbi Dejan Stankovic vulosi rezultatin me anё tё njё goli me kokё, tetё minuta para fundit.

Me kёtё fitore, Interi krijon nёntё pikё epёrsi ndaj Milanit, qё sonte pret Regginёn nё San Siro. Juventusi tash mbetet 10 pikё prapa, ndërsa do tё ketë rastin ta ngushtojё kёtё nё ndeshjen e nesërme, qё e zhvillon nё udhëtim tek Catania.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...