Juventus forcon interesimin për David Silvan

dardanmiftari | Thursday, February 12, 2009 | 0 Komente

Juventusi ka shtuar interesimin për mesfushorin e Valencias, David Silva, në misionin për të gjetur një zëvendësues të denjë për legjendën çeke Pavel Nedved.
“Tuttosport” njofton se drejtori sportiv i Juves, Alessio Secco, kishte udhëtuar për në Sevilla të mërkurën për të përcjellë ndeshjen miqësore ndërmjet Spanjës dhe Anglisë, ku në pjesën dytë u inkuadrua “gjahu” i tij, David Silva. Bianconerët dëshirojnë zëvendësimin ideal për Nedvedin, i cili pritet të pensionohet në fund të sezonit, mirëpo ata njëkohësisht janë duke e përcjellë edhe mesfushorin e Werder Bremenit, Diego. Secco fillimisht do të provojë ta bindë brazilianin 23-vjeçar që të transferohet në Torino, ndërsa nëse ky plan dështon atëherë të gjitha forcat do të orientohen kah David Silva, i cili vlen afër 30 milionë euro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...