Juventus i kthehet fitores
Pas barazimit të javës së kaluar kundër Sampdorias, Juventusi ka arritur ta mposhtë Palermon në Renzo Barbera, me rezultat 2-0.
Lojtarët vendas e nisë furishëm takimin duke krijuar disa raste para portës së Gianluigi Buffon, mirëpo duke mos arritur t’i konkretizonin ato. Ndërkohë me kalimin minutave, Bianconerët filluan ta kontrollojnë lojën. Të zgjedhurit e Ranierit shënuan nga një herë në secilën pjesë për të mbajtur diferencën prej nëntë pikësh me liderin e tabelës Inter. Golin e parë për Juven e shënoi mesfushori shkatërrues Mohammed Sissoko, i cili pasi bëri gjithçka vetë, me forcë e përplasi topin në portën e Amelias (26’). Në këtë takim u kthye me gol edhe sulmuesi francez, David Trezeguet, të cilit i ka munguar goli qe një kohë të gjatë, ndërsa shënoi falë një pasimi të ish-sulmuesit të Palermos, Amauri.
Category: Futboll
0 Komente