Leverkuseni shkatërron Hoffenheimin
Skuadra e parë në Bundesligën gjermane, ajo e Hoffenheimit, ka pësuar humbje të thellë në shtëpi nga Bayer Leverkusen, me rezultat 1-4.
Mysafirët nga Leverkusen krijuan epërsi të dyfishtë që në minutat e para të takimit (3’ dhe 12’) me golat e Patrick Helmes dhe Simon Rolfes. Vendasit ngushtuan epërsinë pas një penalltie të cilën e shndërroi në gol Sejad Salihovic (31’). Megjithatë pa përfunduar pjesa e parë (45’+1), Farmaceutikët ngritën sërish epërsinë prej dy golash avantazh, pasi Patrick Helmes shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Leverkusen. Mysafirët nuk u ndalën me kaq, ata shënuan edhe golin e katërt porsa filloi pjesa e dytë (48’), ndërsa golashënues ishte Gonzalo Castro. Kjo humbje mund t’i kushtojë Hoffenheimit me rënien nga vendi i parë, nëse Bayern Munichu apo Hertha Berlini shënojnë fitore në përballjen e tyre të nesërme në Olympiastadion të Berlinit.
Category: Futboll
0 Komente