Marcelo: Janë edhe 90 minuta lojë

dardanmiftari | Thursday, February 26, 2009 | 2 Komente

Real Madridi e ka lënë pas vetes humbjen e të mërkurës mbrëma në Santiago Bernabeu nga Liverpooli, në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, për të menduar për ndeshjen e radhës në La Liga.

Braziliani Marcelo thotë se Los Blancos po mendojnë për ndeshjen e radhës në Kampionat, me qëllim që ta arrijnë Barcelonën në Primera Division dhe se Mbretërit e kanë mundësinë t’i mposhtin ‘Të Kuqtë’ në Anfield për të vazhduar më tutje në Ligën e Kampionëve.

“Jemi të sigurt se mund ta përmbysim rezultatin. Ne jemi optimistë dhe kemi filluar përgatitjet për ndeshjen kthyese në Anfield. Kanë mbetur edhe 90 minuta për t’u zhvilluar dhe ne duhet t’i shfrytëzojmë në dobinë tonë”.

“Nuk na pëlqeu humbja, mirëpo tash duhet të mendojmë për La Ligan, sepse duhet të pushojmë dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës, sepse duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet në Kampionat nëse dëshirojmë të shpallemi kampionë”, ka thënë Marcelo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

2 comments:

  1. un mendoj se reali do te fitoj ne liverpool dhe te kompenzoj humbjen ne santiago bernabeo me rezultat :0-1: mirepo reali ka luajtur shum mir ne pjesen e par dhe ka pasur shum raste per te shenuar dhe mendoj se ka per te fituar ne anfild

    ReplyDelete
  2. Edhe Une Pajtohem Me Ty:)

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...