Ranieri mbështet Zolan për trajner të Chelseat
Ish-trajneri i Chelseat, Claudio Ranieri, mbështet idenë që lojtari i dikurshëm i Chelseat, trajneri aktual i West Hamit, Gianfranco Zola, të merr drejtimin e Bluve në fund të sezonit.
Pas shkarkimit të Luiz Felipe Scolarit, pronari i Chelseat, Roman Abramovich, e caktoi trajnerin e Rusisë, Guus Hiddink, në stolin e Bluve, mirëpo holandezi ka thënë se ai është vetëm zëvendësues i përkohshëm dhe se në fund të sezonit do ta vazhdojë punën me përfaqësuesen e Rusisë. Ndërsa trajneri aktual i Juvntusit, i cili ka qenë për katër vite te Chelsea derisa u zëvendësua nga Jose Mourinho, thotë që Zola do të ishte zgjidhja më e mirë për stolin e Bluve. “Gianfranco Zola po punon shumë mirë si trajner. Mendoj se ai do të ishte zgjedhje e mirë për ta udhëhequr Chelsean. Ai ka një histori shumë të mirë në këtë skuadër, dhe mendoj se tifozët do të ishin shumë të kënaqur”, ka thënë Ranieri për “The Times”.
Category: Futboll
0 Komente