Real Madrid, mposht Betisin me rezultat 6:1

dardanmiftari | Saturday, February 21, 2009 | 0 Komente

Skuadra e cila një javë më parë, e ndaloi hovin e Barcelonës, Real Betis, është deklasuar nga Mbretërit e Realit të Madridit.
Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Santiago Bernabeu, ndërmjet Real Madridit dhe Real Betisit, ka përfunduar me rezultat 6-1 në favor të Los Merengues. Vendasit ishin të jashtëzakonshëm në këtë përballje duke i dhënë fund ndeshjes që në 45 minutat e para të takimit. Serinë e golave e filloi Gonzalo Higuain që në minutat e para të ndeshjes (7’), për të dyfishuar më pas transferi i ri i Realit, Klaas-Jan Huntelaar (15’). Edhe goli i tretë në ndeshje i takoi holandezit Huntelaar (24’), i cili duket se dalëngadalë po përshtatet te gjigantët spanjollë. Në minutën e 30-të të takimit, mysafirët e Betis ngushtuan epërsinë në 3-1 me anë të Ricardo Oliveiras, por ky gol vetëm sa i nevrikosi më shumë lojtarët vendas. Dy golat e radhës u rezervuan për golashënuesin më të mirë në historinë e Real Madridit, Raul Gonzalez Blanco (36’ dhe 42’), i cili e ngriti epërsinë në 5-1. Në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+2), Los Blancos shënuan edhe golin e gjashtë në këtë ndeshje, ndërsa golashënues ishte mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos. Gjysmëloja e dytë ishte më e plogësht me ç’rast nuk u shënua asnjë gol. Me këtë fitore, Reali i është afruar Barcelonës në vetëm shtatë pikë diferencë, pasi që liderët e La Ligas janë mposhtur në Camp Nou nga Espanyol.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...