Roma iu rikthehet fitoreve
Roma iu është rikthyer fitoreve, duke mposhtur Sienën në Olimpico me rezultat minimal 1-0, edhe pse ekipi i Luciano Spallettit ishte larg nga forma bindëse, para ndeshjes së Ligës së Kampionëve përballë Arsenalit.
Një gol nga Rodrigo Taddei i shënuar në minutën e 63-të ishte i mjaftueshëm për t’u sjellë tre pikë gialorosëve, të cilët javën e kaluar u mposhtën nga Atalanta me rezultat 3-0. Fitorja e ngrit Romën në vendin e katërt, edhe pse kjo pozitë kërcënohet nga Fiorentina dhe Genoa, të cilët do të zhvillojnë ndeshjet përkatëse nesër. Siena mbetet në pozitën e 13-të.
Category: Futboll
0 Komente