Roma mposht Genoan, Fiorentina zë vendin e katërt

dardanmiftari | Sunday, February 08, 2009 | 0 Komente

Roma e ka mposhtur në Olimpico skuadrën konkurrente për një pozitën që çon në Ligën e Kampionëve, Genoan, me rezultat prej 3-0.
Giallorossët e fituan më lehtë se sa pritej këtë takim, kur kihet parasysh forma e mirë të cilën e ka shfaqur Genoa këtë sezon. Kryeqytetasit krijuan epërsinë në fillim të takimit (26’) me një gol të iniciuar nga Francesco Totti, i cili gjeti Perrotan që pasoi te Cicinho, dhe ky i fundit nuk e pati të vështirë ta plasonte topin në rrjet. Dy golat tjerë të verdhekuqëve u shënuan në pjesën e dytë, ndërsa shënues ishin Mirko Vucinic (47’) dhe Julio Baptista në minutat shtesë të takimit (90’+2). Edhe pse fitoi, Roma sërish mbetet në pozitën e gjashtë me pikë të barabarta me Genoan që mban vendin e pestë. Ndërkohë, Fiorentina është ngritur në pozitën e katërt pasi me një gol të shënuar nga Alberto Gilardino në minutat e fundit të takimit (89’), e mposhti Lazion në Stadio Franchi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...