Samuel Eto'o: Kam marrë vendim pёr tё ardhmen time

dardanmiftari | Monday, February 16, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Barcelonёs, Samuel Eto'o, ka shpjeguar se pse nuk i ka lejuar fotografët ta fotografojnë me fanellën e Barcelonёs, dhe ka thёnё se ai tashmё ka marrё vendim pёr tё ardhmen por nuk e ka zbuluar atё.
Eto'o refuzoi tё pozojё me fanellё tё Barcelonёs pёr njё intervistё pёr sportiven franceze Sportsweek dhe e ka shpjeguar arsyen. “Nuk e kam bёrё kёtё sepse nuk i dua ata lojtarё tё cilёt e puthin fanellën pas njё goli tё shёnuar dhe pastaj ditёn tjetër nuk e bёjnё kёtё duke menduar tё ndryshojnë ekip, nёse njё ofertё vjen pёr disa milionё mё shumё”, ka thёnё Eto’o. “Klubi i zemrës time ёshtё Real Mallorca dhe unё aktualisht luaj nё Barcelona. Kjo ёshtё”, ka thёnё sulmuesi kamerunas. “Nёse do tё qëndroj ose largohem? Vendimi tashmё ёshtё marrë, por nuk do t’u them asgjë rreth kësaj”, përfundon Eto’o.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...