Torres në planet e Barcelonës
Sipas gazetës britanike “The Daily Mail” dhe asaj spanjolle “Sport”, Barcelona dëshiron ta transferojë sulmuesin e Liverpoolit, Fernando Torres, në afatin kalimtar veror.
Blaugranët nuk mund të arrijnë një marrëveshje me sulmuesin kamerunas Samuel Eto’o, i cili nuk ngutet ta vazhdojë kontratën e tij, e cila zgjat deri në vitin 2010.Kjo është arsyeja që katalunasit janë duke e përcjellë ish-sulmuesin e Atletico Madridit për ta kthyer në La Liga.Barca nuk dëshiron që Eto’o t’u shpëtojë nga dora pa një kompensim të madh, prandaj ata do ta shesin atë para se t’i përfundojë kontrata, dhe me ato para do ta sjellin ‘El Ninon’ nw Camp Nou.
Category: Futboll
0 Komente