Trezeguet: Kemi nevojë për lojtarë klasi

dardanmiftari | Friday, February 20, 2009 | 0 Komente

I sapokthyeri në fushë, David Trezeguet, thotë se Juventusi duhet të vazhdojë të jetë konkurrent për Scudetto, mirëpo pohon se bardhezinjtë kanë nevojë për disa lojtarë të klasit botëror.
“Diferenca e pikëve me Interin është shumë e madhe. Ata kanë dëshmuar se janë skuadër më e fuqishme se rivalët e tyre”. “Mirëpo Juve nuk guxon të mos fitojë. Për këtë them se na nevojiten më shumë lojtarë të klasit botëror dhe pres që në të ardhmen të vijnë disa të tillë”. “Ne duhet me çdo kusht ta ngushtojmë diferencën me Interin, sepse këtë e kërkojnë të gjithë: klubi, lojtarët dhe tifozët”. “Shpresoj që Nevded të vazhdojë të luajë sa më gjatë, mirëpo nëse ai vendos të largohet atëherë duhet të gjejmë një zëvendësues të denjë. Unë e mbështes ardhjen e Riberyt, jo vetëm se është bashkëkombësi im, por për shkak të kualiteteve të tij. Mendoj se Juve ka nevojë për një lojtar si ai”, ka deklaruar Trezegol për “Tuttosport”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...