Viola në vendin e katërt, Genoa në të pestin

dardanmiftari | Sunday, February 22, 2009 | 0 Komente

Fiorentina ka arritur që në fund të takimit të shënojë fitore kundër skuadrës së Erjon Bogdanit, Chievo, ndërsa Genoa e ka mposhtur me rezultat minimal Napolin në San Paolo.
Viola u gjet në disavantazh që në minutat e para të ndeshjes (13’), kur shënoi Santiago Morero. Ndërsa nga momenti i golit të pësuar Fiorentinës iu desh një kohë e gjatë për të shënuar në portën kundërshtare, dhe këtë e bëri Alberto Gilardino në minutën e 74 duke i barazuar shifrat. Në minutat shtesë të ndeshjes (94’+4), sulmuesi rumun i rikthyer në formë, Adrian Mutu, ia siguroi tre pikë të arta të Fiorentinës, të cilat e mbajnë atë në vendin e katërt me tre pikë pas Milanit që mban vendin e tretë. Vlen të përmendet se sulmuesi i përfaqësues shqiptare, Erjon Bogdani, luajti në pesëmbëdhjetë minutat e fundit të këtij takimi, por nuk arriti të ndryshonte asgjë në rrjedhën e lojës. Nga ana tjetër, ka mjaftuar goli i Bosko Jankovic (69’) që Genoa ta mposhtë Napolin në kështjellën napolitane, Stadio San Paolo. Kjo fitore e mban Genoan në garën për vendin e katërt që çon në Ligën e Kampionëve, pasi që gjendet vetëm një pikë prapa Fiorentinës që mban vendin e katërt dhe një pikë para Romës që gjendet në vendin e gjashtë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...