Wenger: I shqetësuar për adaptimin e Arshavin

dardanmiftari | Saturday, February 21, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi rus Andrey Arshavin mund të jetë Diego Maradona i Arsenalit, thotë menaxheri i topçinjve, Arsene Wenger, i cili nuk dyshon në aftësitë e lojtarit, por megjithatë është më shumë i shqetësuar për adaptimin e tij në Premierligë.
“Po, ai është shumë i vogël. Është interesant sepse në futboll njerëzit gjithmonë janë të shqetësuar për madhësinë, por një prej lojtarëve më të mirë në botë ishte Maradona, i cili ishte në madhësinë e Arshavin. Madona ishte 168 cm, derisa Arshavin është 167, andaj kjo nuk është një hendikep”, thotë Wenger. Wenger është më shumë i shqetësuar për aftësitë e Arshavin për t’iu adoptuar lojës angleze, pasi ka zhvilluar vetëm një ndeshje garuese në tre muajt e fundit. “Gjithmonë ka pasur një dyshime nëse lojtarët rus do të mund t’ia dalin këtu ose jo. Nuk është sikur të vijnë nga Uellsi”, ka thënë më tej Wenger. Arshavin pritet që sot të debutojë për Arsenalin, në ndeshjen që topçinjtë do të zhvillojnë në Emirates Stadium përballë Sunderlandit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...