Wenger i vihet pas Felipe Melos
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka shënjestruar mesfushorin defanziv të Fiorentinas, Felipe Melo, si lojtarin kryesor që dëshiron ta transferojë në afatin kalimtar veror.
Paraqitjet e brazilianit me fanellën e Violas, kanë nxitur interesimin e shumë skuadrave evropiane, ndërsa mësohet se Wenger është gati të shpenzojë 20 milionë euro për ta transferuar ish-lojtarin e Almerias në Emirates. Paratë për transferimin 25-vjeçarit, trajneri i Topçinjve do t’i grumbullojë pas shitjes së njërit ose dyve nga yjet e tij, Emmanuel Adebayor, Cesc Fabregas ose Robin van Persie, për të cilët Barcelona ofron shumë para.
Category: Futboll
0 Komente