Wenger: Messi, madje mё i mirё se Maradona

dardanmiftari | Friday, February 20, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, e sheh sulmuesin e Barcelonёs, Lionel Mesi, si lojtarin më tё mirë në botë.
Wenger beson se ai kishte parё lojtarin më tё mirë në botë, kur kishte përcjellё ndeshjen kur Argjentina mposhti Francën me rezultat 2-0, javën e kaluar. “Ishte një superyll absolut nё fushё dhe ai ishte Lionel Mesi. Unë do të paguaja për ta parë atë, sepse është vërtet kënaqësi ta shohësh atё duke luajtur. Shoh mjaft ngjashmëri mes tij dhe Maradonёs, edhe pse unë duhet të them se Mesi ёshtё nё favor”, ka thёnё Wenger. “Mos të harrojmë se ai është ende i ri, në të njëjtën moshë si Cesc. Ne atë e njihnim kur luante në të njëjtin ekip tё tё rinjve me Cesc, por kurrë nuk kishim rast pёr tё marrё atё, pasi familja e tij ishte në Barcelona dhe ai ishte i lidhur me klubin”, ka shtuar francezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...