Almunia i gatshëm në fundjavë

dardanmiftari | Thursday, March 19, 2009 | 0 Komente

Portieri i Arsenalit, Manuel Almunia, është i gatshëm të kthehet në ndeshjen e fundjavës të cilën Topçinjtë e zhvillojnë si mysafir i Newcastle United.
Spanjolli mungoi në ndeshjen e mesjavës për Kupën FA, por të enjten është kthyer në stërvitje, ndërsa pritet që të shtunën stafi mjekësor i Arsenalit t’ia japë dritën e gjelbër për lojë. “Almunia mund të kthehet. Ai ka kaluar një seancë të mirë stërvitore gjatë ditës së sotme dhe duket se ai do të jetë në gjendje të luajë të shtunën”, ka thënë trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, për “Arsenal TV Online”. Ndërsa sa i përket Eduardos dhe Fabregasit, Wenger ka pohuar se ata nuk pritet të jenë të gatshëm për lojë këtë fundjavë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...