Ancelotti largohet nëse nuk ka përforcime

dardanmiftari | Thursday, March 19, 2009 | 0 Komente

Të mërkurën, menaxheri i përgjithshëm i Milanit, Adriano Galliani, deklaroi se klima aktuale ekonomike nuk do t’i lejojë Rossonerët që të shpenzojnë para në blerjen e lojtarëve të rinj gjatë afatit kalimtar veror, ndërsa nëse ndodh kështu atëherë Carlo Ancelotti nuk do të jetë trajner i kuqezinjve në të ardhmen.
“La Gazzetta dello Sport” njofton se nëse nuk ka përforcime te Milanit në fund të këtij sezoni, atëherë Ancelotti mund të largohet në drejtim të Real Madridit. Mësohet se trajneri i Rossonerëve dëshiron së paku dy emra të mëdhenj në skuadër, një mbrojtës dhe një sulmues. Shënjestra kryesore e mbrojtjes thuhet të jetë qendërmbrojtësi i Chelseat, Alex, ndërsa njëri nga sulmuesit, ai i Barcelonës, Samuel Eto’o, ose ai i Arsenalit, Emanuel Adebayor, plotësojnë planet e Ancelottit në sulm.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...