Behrami: Sezoni ka marrë fund për mua

dardanmiftari | Wednesday, March 04, 2009 | 0 Komente

Tentativa e West Ham United për ta siguruar një vend i cili çon në Kupën UEFA, ka marrë një goditje të rëndë, pasi që mësohet se mesfushori shqiptar Valon Behrami nuk do të luajë deri në fund të sezonit.
Kosovari me pasaportë zvicerane, e ka lënduar gjurin të dielën në përballjen me Manchester Cityn, ndërkohë që pritej rikthimi i shpejtë i tij në fushë. Por ekzaminimet radiografike, kanë treguar se lëndimi i 23-vjeçarit është shumë serioz dhe ai ndoshta do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike për ta rregulluar problemin. “Sezoni ka marrë fund për mua. Duhet të pres një ditë ose dy, derisa të kuptoj nëse do t’i nënshtrohem ndërhyrjes kirurgjike ose jo”, është cituar Behrami për “The Sun”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...