Benitez: Villa nuk do të përfundojë në top katërshen

dardanmiftari | Sunday, March 22, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, duke folur para ndeshjes së sotme thotë se ai nuk beson se Aston Villa do të mund të përfundojë në top katërshe këtë sezon.
“Është shumë vështirë për ta të vazhdojnë të luajnë me të njëjtën tempo për një kohë të gjatë. Ekipet tjera janë top dhe janë shumë të fuqishme”, thotë Benitez. “Villa ka pasur një sezon fantastik dhe ata janë në një pozitë të mirë dhe duhet të përpiqen deri në fund. Por Arsenali luan shumë më mirë dhe situata do të bëhet më e vështirë për Villan. Por edhe më tej ky është një sezon i mirë për ta”, ka shtuar spanjolli. Nëse Liveprooli shënon fitore ndaj Aston Villas në ndeshjen e sotme, do të marrë vendin e dytë të tabelës së Premierligës dhe do t’i afrohet Manchester United në vetëm një pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...