Cech nuk beson se United do t’i fitojë të gjitha trofetë

dardanmiftari | Wednesday, March 04, 2009 | 0 Komente

Petr Cech thotë se Manchester United do ta ketë të vështirë që t’i fitojë të gjithë titujt këtë sezon dhe mendon se Djajtë e Kuq nuk do të mbahen deri në fund të sezonit.
United tashmë ka fituar dy trofe që nga fillimi i sezonit 2008/2009, Kupën e Botës për Klube dhe Kupën Carling, ndërsa portieri i skuadrës rivale thotë se kampionët nuk do të mund të vazhdojnë me këtë formë deri në fund. “Është vështirë të tentosh t’i fitosh të gjitha garat, dhe këtë e di nga përvoja sepse edhe ne e kemi provuar të njëjtën gjë më herët”. “Nganjëherë ndodh të humbësh vetëm për fatin e keq. Prandaj për të qenë i suksesshëm në të gjitha garat është gjithmonë vështirë, ndërsa duhet që gjithçka të shkojë në favorin tuaj, duke përfshirë këtu edhe fatin edhe disponimin... Por në realitet rrallë ndodh kështu”, është shprehur çeku.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...