Çerekfinalja: Barcelona-Bayern, Man Utd-Porto, Chelsea-Liverpool...
Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, Manchester United do të ndeshet në çerekfinalen e kësaj gare me fituesin e vitit 2004, Porto – derisa Chelsea do të përballet sërish me Liverpoolin. Barcelona ndërkaq do të ndeshet me ekipin gjerman Bayern Munich, ndërsa Arsenali me Villarrealin.
Manchester United ishte mposhtur nga Porto kur ky ekip portugez e kishte fituar këtë garë, në vitin 2004. Megjithatë anglezët synojnë të hakmerren dhe të mbrojnë titullin, për t’u bërë kështu ekipi i parë që ka arritur një gjë të tillë, që nga themelimi i Ligës së Kampionëve, në sezonin 1992/93. Fituesi i këtij derbi do të ndeshet me fituesin që del nga përballja Villarreal-Arsenal. Ekipi anglez duket së ka kaluar mjaft lehtë në këtë short - nëse merret parasysh fakti se, Villareal asnjëherë nuk është gjetur në finalen e kësaj gare të madhe të futbollit. Për dy ekipet të tjera angleze, Chelsea dhe Liverpool, historia po përsëritet. Këto dy ekipe kanë luajtur në tri gjysmëfinale gjatë katër edicioneve të fundit të kësaj gare. Fituesi i këtij derbi “lokal” do të ndeshet me fituesin e lojës Bayern München-Barcelona, të dy ekipe këto që kanë shënuar më se shumti gola në edicionin e sivjetmë të kësaj gare. Çerekfinalet e Ligës së Kampionëve do të luhen më 1/2 dhe 8/9 prill, gjysmëfinalet më 28/29 prill dhe 5/6 maj, ndërsa finalja luhet në Stadiumin Olimpico, në Romë, më 27 maj.
Category: Futboll
0 Komente