Crespo: Largimi nga Interi i paevitueshëm

dardanmiftari | Tuesday, March 03, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi argjentinas Hernan Crespo thotë se largimi i tij nga Interi në fund të sezonit është “i paevitueshëm”.
“Është e paevitueshme. Kontrata ime skadon në qershor, unë dua të luaj, ende ndjehem i rëndësishëm, mendoj për Kupën Botërore 2010”, ka thënë Crespo. “Kam biseduar me Maradonën (trajneri i Argjentinës), ai më përkrah. Por që të aplikoj për një vend në kombëtare, duhet të luaj vazhdimisht dhe të shënoj gola. Ai më ka thënë se nëse e bëj, do të më zgjedhë mua”, ka shtuar argjentinasi. Crespo shënoi golin e barazimit për Interin në derbin e fundjavës ndaj Romës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...