Diego dëshiron Juventusin

dardanmiftari | Tuesday, March 03, 2009 | 0 Komente

Babai i mesfushorit brazilian, Diego, i cili është edhe agjent i tij, thotë se lojtari i Weder Bremenit dëshiron ta veshë fanellën bardhezi.
Diego një kohë të gjatë është cak i Juventusit, që është edhe favoriti kryesor për të marrë shërbimet e tij. Të interesuar për brazilianin janë edhe Real Madrid, Inter dhe Manchester City. “Djali im e dëshiron Juventusin. Në fanellën e biankonerëve ai mund ta fitojë Topin e Artë. Ai ëndërron të luajë në një klub me të cilin do të mund ta fitojë Ligën e Kampionëve. Do të ishte shumë i lumtur nëse Juve i fillon bisedimet me Werder Bremenin”, ka thënë Da Cunha për Tuttosport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...